AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kurti heq “pjesërisht” taksën për mallrat e importuara nga Serbia

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Albin Kurti ka deklaruar se ai do të heqë përkohësisht dhe pjesërisht taksën për produktet e importuara nga Serbia, duke u kritikuar ashpër nga Haradinaj, i cili e akuzoi atë se po i dorëzohet Serbisë.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten deklaroi se qeveria e tij do të heqë pjesërisht tarifën 100 për qind të vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnja më 15 mars, duke provokuar një reagim të zemëruar nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, i cili e akuzoi atë për mashtrim.

Kurti tha se ai ishte konsultuar me institucionet përkatëse për këtë çështje dhe taksa do të shfuqizohej vetëm pjesërisht.

Ish-qeveria nën drejtimin e Haradinajt e vendosi taksën në nëntor 2018 në përgjigje të asaj që e konsideronte si politikë agresive të të dy vendeve, asnjë prej të cilëve nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë BE-ja dhe SHBA-ja, ka qenë kundër tarifës që në fillim, ndërsa Serbia pretendoi se ajo shkelte detyrimet e Kosovës sipas marrëveshjes rajonale të tregtisë së lirë, CEFTA.

Qeveria e re nën drejtimin e Kurtit ishte zotuar ta rishikonte tarifën.

Në konferencën për shtyp që u mbajt të enjten, Kurti deklaroi se taksa do të hiqej pjesërisht “pas takimeve me dhomat dhe shoqatat e biznesit dhe veçanërisht me prodhuesit vendas”.

“Do të vendosim të heqim taksën e lëndëve të para të importuara nga Serbia nga 15 marsi, si një shenjë e vullnetit të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjen politike dhe ekonomike me Serbinë”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova do ta heqë plotësisht taksën pasi Serbia “të dëshmojë se ka ndaluar fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës. Atëherë, duke filluar nga 1 prilli, qeveria do ta heqë plotësisht taksën e importit për një periudhë prej 90 ditësh”.

Por nëse Serbia nuk do të tregojë vullnet të mirë, “duke filluar nga 1 prilli, do të fillojë zbatimi gradual i parimit të reciprocitetit”, deklaroi Kurti. Pas 90 ditësh, nëse nuk ka ardhur ndonjë përgjigje e kënaqshme nga Serbia, tarifa do të rivendoset nga 15 qershori.

Kurti i kërkoi Bashkimit Europian që ta “vlerësojë shumë” vendimin duke i ofruar vendit “liberalizimin e vizave” të kërkuar prej kohësh, duke caktuar një afat kohor për këtë në samin rajonal të Zagrebit që do të mbahet më 7 maj.

Ish-kryeministri Haradinaj, qeveria e të cilit vendosi taksën, e dënoi planin e paraqitur nga Kurti si një mashtrim të plotë, duke thënë se kjo do të çojë në “ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”.

“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë”, shkroi Haradinaj në Facebook. “Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesit, nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.”

Ish kryetari i parlamentit Kadri Veseli, ndërkohë, e akuzoi Kurtin se ka kopjuar idetë e tij. “Vendimi i tij për taksën dhe reciprocitetin qenka huazuar nga ideja e propozimit tim të janarit të vitit 2019, të cilin, si çdo gjë tjetër, ai e pat refuzuar”, shkroi Veseli në Facebook.

Zv/kryeministri i parë, Abdullah Hoti, nga LDK-ja, e bëri akoma më konfuze këtë çështje duke thënë se ky nuk ishte një vendim për të cilin qeveria kishte rënë dakord.

Hoti tha për kanalin televiziv lokal T7 se deklaratat e Kurtit nuk ishin “vendime të qeverisë”, por thjesht “propozimi i kryeministrit se si ai e shikon çështjen e tarifave dhe reciprocitetit”.

Hoti tha se të enjten i kishte kërkuar Kurtit ta hiqte taksën. “Ne nuk do të qëndrojmë në një qeveri që nuk gëzon mbështetjen e SHBA-së”, shtoi ai, duke iu referuar rolit të LDK-së në qeverinë e koalicionit.

Etiketa: Albin KurtiBashkimit EuropianBEBosnjaFacebookHaradinajHotiImportetkadri veseliKosovaKosovëLDKmashtrimParaQeveriaRamush HaradinajSerbiaSHSHBAtaksaVendimVendimi
Tjetri
Vendet e Ballkanit marrin masa mes frikës së koronavirus

Koronavirusi, opozita në Rumani anulon kongresin, kisha ndalon besimtarët të puthin ikonat

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.