AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia arreston 35 të dyshuar si pjesë të operacionit ‘Mezhgorani’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veli, mban një konferencë për shtyp për operacionin e koduar “Mezhgorani” | Foto : LSA

Dhjetëra të dyshuar janë vënë në  pranga si pjesë e një hetimi për një seri veprash penale, përfshirë drogë, falsifikime e ndikim tek funksionarët publikë –  mes të ndaluarve janë botuesi Henri Çili dhe biznesmeni Seit Fishta.

Drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu, mban një konferencë për shtyp për operacionin e koduar “Mezhgorani” | Foto : LSA

Policia e Shtetit njoftoi të premten realizimin e një operacioni të shtrirë në disa qarqe të vendit që ka çuar në pranga 35 persona – mes tyre botuesin dhe gazetarin Henri Çili dh biznesmenin Seit Fishta.

Të dyshuari përfshihen për një listë të gjatë veprash penale, përfshirë “prodhim dhe shitja e narkotikëve”; “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; “falsifikimi i kartëmonedhave”, “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “organizimi i lotarive të palejuara”, “pastrimi i produkteve të veprës penale”, “fshehja e të ardhurave”, “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar 35 persona në Tiranë, Përmet, Tepelenë, Shkodër, Ballsh, Patos, Krujë, Fushë-Krujë e Lazarat; janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë dhe 12 ndiqen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me këtë procedim të nisur gjashtë muaj më parë nga prokuroria e Përmetit për “falsifikim të kartëmonedhave”.

Një prokuror që ka dijeni për hetimin i cili nuk preferoi të identifikohej i tha BIRN se, gjashtë muaj më parë kishte nisur hetimi për disa shpërndarës të lëndëve narkotike në qytetin e Përmetit, por më pas hetimi ishte zgjeruar duke identifikuar persona që shisnin sasi më të mëdha lëndësh narkotike e deri tek të tjerë që kryenin falsifikime të dokumenteve e premtonin të ndikonin tek persona që ushtrojnë funksione publike në këmbim të përfitimeve.

Në njoftimin e policisë thuhet se botuesi dhe gazetari Henri Çili është i dyshuar për veprat penale “fshehja e të ardhurave”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “falsifikimi i dokumenteve”, “mashtrimi”, “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ndërsa biznesmeni Seit Fishta është proceduar për veprat penale “fshehja e të ardhurave”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “mashtrimi”.

Sipas policisë, në katër episode të ndryshme kohore gjatë hetimit të kryer ndaj 53 personave, 35 prej të cilëve janë ndaluar, janë sekuestruar 128 kg lëndë narkotike ‘cannabis sativa’, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash në vlerën 10 milion lekës, 7500 euro, 3500 euro të tjera të dyshuara si të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

Më tej në njoftim thuhet se në kuadër të operacionit të emërtuar “Mezhgorani” janë kontrolluar 61 banesa, 10 ambienteve njësi shërbimi e 33 automjete, prej nga janë gjetur e sekuestruar: 3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatikë kallashnikovë, 8 kallëpe lënde plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete të markave të ndryshme, 40 telefona celularë, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Policia bënë me dije se për realizimin e ekzekutimit të urdhër-ndalimeve dhe kontrolleve janë angazhuar 15 grupe të reparteve të FNSH dhe reparte të tjera në Shkodër, Fier, Tiranë, Gjirokastër, Durrës dhe Elbasan. Në njoftim thuhet se operacioni është ende në vijim.

Etiketa: Ardi VeliuArmëBallshBIRNcannabiscertifikataDrogaDurrëselbasanEuroFalsifikimi i dokumenteveFierheroineKallashnikovkokaineLazaratNarkotiknarkotikëndikimoperacioniPatosPërmetPoliciaPolicia e ShtetitprocedimprodhimprokurorProkuroriaSHShkodërtritol
Tjetri
Policia ndalon 20 refugjatë në Vlorë, kishin paguar 700 euro për t’i çuar në Shkodër

Policia ndalon 20 refugjatë në Vlorë, kishin paguar 700 euro për t’i çuar në Shkodër

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.