AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Meta kërcënon të shpërndaj parlamentin nëse dekreti i tij “s’merret seriozisht”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta gjatë tubimin. Foto:Nensi Bogdani/BIRN

Në një tubim që zgjati mbi dy orë Presidenti i Republikës Ilir Meta premtoi se nëse dekretet e tij, që kthejnë pas disa nga ligjet e kaluara sëfundmi në Kuvendi, nuk merreshin seriozisht do të shpërndante parlamentin.

Presidenti Ilir Meta gjatë tubimin. Foto:Nensi Bogdani/BIRN

Me një skenografi që mbizotërohej nga flamujt kombëtar,  me sfond muzikë epike dhe thirrjet për të shpërndarë parlamentin, Presidenti i Republikës premtoi mijëra pjesëmarrësve në protestën e thirrur prej tij se do ta bënte këtë pas 15 marsit nëse dekreti që ai firmosi në shesh nuk merrej seriozisht.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë  nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit”, tha Meta.

Para Presidentit në tubimin e organizuar për të kundërshtuar ato që Meta i ka cilësuar si grusht shteti të shumicës parlamentare, folën ish-gjykatësi i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg Ledio Bainku, ish-ambasadori Agim Nesho, karikaturisti Bujar Kapexhiu dhe regjizori Robert Budina. Të cilët ngritën zërin për atë që e quajtën shkleje të rënda të Kushtetutës.

Pas tyre foli presidenti, i cili përmblodhi ato që sipas tij janë bërë keq prej qeverisë aktuale, duke fajësuar atë dhe armiq ndërkombëtare se kishin plan ndër të tjera “shpopullimin e Shqipërisë”. “Kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Meta. Ai po ashtu pretendoi se ishte shpërfilluar nga shumica dhe se kjo e fundit kishte ndërmarrë nisma ligjore që i hiqnin kompetencat presidentit.

Përplasja e fundit mes Metës dhe shumicës socialiste e cila e votoi si president në vitin 2017 është fokusuar sëfundmi rreth ndryshimeve ligjore që lejojnë që cermonia e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë dhe disa funksionarëve të tjerë, nëse nuk kryhet nga Presidenti i Republikës brenda një afati të kryehet si akt noterial dhe të ketë të njëjtën vlerë.

Megjithatë Meta në fjalën e tij përmendi edhe ndryshime të tjera ligjore, përfshi ligjin e pagëzuar nga qeveria si “antishpifje”, që siç tha Presidenti është bërë për të kërcënuar gazetarë dhe mbyllur gojën kritikëve. Apo atë që u cilësua si ligji “Anti KÇK” që i jep policisë të drejta për përgjime. Meta akuzoi qeverinë për situatën ekonomike dhe tha se mbetja e vendit pa Gjykatë Kushtetuese ishte një plan për ta grabitur atë.

Më pas në një cermoni të fundit, pas uljes në gjunjë para të pranishmëve, valëvitjes së flamujve të ndryshëm kombëtar dhe të SHBA, të vegjël e të mëdhej, dhe gjesteve që imitojnë shqipojën, Meta firmosi në një tavolinë të vënë në podium, kthimin pas të ndryshimeve të fundit ligjore të miratuara në Kuvend.

Në faqen e presidencës nuk ishin publikuar deri vonë në mbrëmje dekretet apo dekreti i firmosur, por ligji që i është referuar Presidenti i Republikës ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, atë të “Statusit të magjistratëve” dhe ndryshimet në ligjin për “Funksionimin e pushtetit gjyqësor”.  Ndryshimet ligjore janë kundërshtuar edhe më herët, por më shumë për shkak të kompetencave shtesë që i jepen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në një reagim pas protestës kryeministri Edi Rama u përpoq të bënte shaka me premtimin e Metës për të shpërndarë kuvendin.  Ai e quajti presidentin “Minë të programuar” për të shpërthyer kur Shqipëria merrte lajme të mira, ndërsa tha “Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla, ndërsa Iliri që s’ka asgjë prej presidenti më, dhe që sot ka çelur faktikisht një fushatë brenda opozitës, mund të firmosë edhe një dekret për t’i shpallur luftë SHBA, por parlamenti nuk do ta njohë”.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha që mbështeti mitingun nga sheshi bashkë me pjesëmarrësit e tjerë tha se falenderonte qytetarët që kishin dalë për të mbrojtur Kushtetutën, ndërsa shtoi se duhej një zgjidhje e menjëhershme për krizën politike që ka vendi.

Etiketa: BashaBIRNDekretiEdi RamagazetarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtargrusht shtetiheronjIlir MetaKÇKKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendKuvendilajmeLulzim BashaMagjistratMetaNensi BogdaninismaParaPartisë DemokratikepresidentQeveriaRamaReformaReforma zgjedhoreSHBAshqipShqipëriaStrasburgtë drejta
Tjetri
“Të moshuarit u asgjësuan”: Një mizori e pa hetuar në një fshat boshnjak

“Të moshuarit u asgjësuan”: Një mizori e pa hetuar në një fshat boshnjak

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.