AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Raporti i Freedom House: Demokracia në Shqipëri shënon rënie

Alma KoçingaAlma Koçi
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të PS, në Vlore gjatë mitingut përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në këto zgjedhje vendore, Partia Socialiste garonte e vetme pas tërheqjes së opozitës. | Foto : LSA

Raporti i Freedom House “Liria në Botë 2020” e vlerëson Shqipërinë me 67 pikë si vend pjesërisht të lirë, ndërkohë që vendi shënoi regres me një pikë në kategorinë e të drejtave politike.

Mbështetës të PS, në Vlore gjatë mitingut përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në këto zgjedhje vendore, Partia Socialiste garonte e vetme pas tërheqjes së opozitës. | Foto : LSA

Raporti i Freedom House për Lirinë në Botë 2020 e ka vlerësuar Shqipërinë me një total prej 67 pikësh nga 100 të mundshme, duke e cilësuar atë si një vend pjesërisht të lirë.

Shqipëria shënoi rënie me një pikë krahasuar me raportin e një viti më parë në kategorinë e të drejtave politike, ku vlerësohet procesi zgjedhor, pluralizmi politik dhe pjesëmarrja si dhe funksionimi i qeverisë.

Në këtë kategori, Shqipëria mori 27 pikë nga 100 në total.

Përsa i takon kategorisë së lirive civile, ku vlerësohen liria e shprehjes dhe e besimit, të drejtat e pjesëmarrjes dhe organizmit, zbatimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, Shqipëria u vlerësua me 40 pikë nga 100 të mundshme, duke qëndruar në vendnumëro nga viti i kaluar.

Nga vendet e rajonit, vetëm Kroacia ka marrë statusin e vendit të lirë dhe është vlerësuar me 85 pikë. Ndërsa vendet e tjera fqinje të rajonit janë cilësuar si vende pjesërisht të lira nga raporti.

Kosova u vlerësua me 56 pikë, Maqedonia e Veriut me 63 pikë, Serbia me 66 pikë dhe Mali i Zi me 62 pikë, Bosnja dhe Hercegovina me 53 pikë nga 100 të mundshme.

Raporti vlerësoi me pikët maksimale Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë, duke i cilësuar këto si vendet me lirinë më të madhe në Europë.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Sirinë, e cila është vlerësuar me 0 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur kështu e fundit në këtë raport dhe duke u cilësuar si një vend aspak i lirë.

“Liria në Botë” është një raport vjetor global mbi të drejtat politike dhe liritë civile, i përbërë nga vlerësime numerike dhe tekste përshkruese për secilin vend dhe një grup të zgjedhur territoresh. Edicioni i vitit 2020 përfshin zhvillimet në 195 vende nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2019.

Nga 195 vendet e vlerësuara, 83 prej tyre (43 për qind) u vlerësuan të lirë, 63 prej tyre (32 për qind) ishin pjesërisht të lirë dhe 49 (25 për qind) nuk ishin të lirë. Përqindja e vendeve të lira ka rënë me 3 pikë gjatë dekadës së fundit, duke ngritur shqetësime për rënien e demokracisë në përgjithësi.

Etiketa: BosnjaBosnja dhe HercegovinademokraciaFinlandëFreedom HouseKosovaKroacialiraLiriaLiria e ShprehjesMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutPartiaPartia SocialistePSraportRaportiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriazgjedhjezgjedhje vendoreZgjedhjet
Tjetri
BE-ja mbështet Athinën ndërsa kriza në kufirin turk përshkallëzohet

BE-ja mbështet Athinën ndërsa kriza në kufirin turk përshkallëzohet

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.