AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vjedhjet e energjisë elektrike u rritën me 13% më 2019.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i OSHEE Adrian Cela dhe kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti duke raportuar në Kuvendin e Shqipërisë në 27 Maj 2019. Foto: LSA

Pak vite pas fushatës qeveritare kundër vjedhjes së energjisë elektrike, e cila u shoqërua me burgosjen e mijëra personave, vjedhjet në rrjetin e shpërndarjes, të njohura zyrtarisht si “humbje joteknike” u rritën me 13% gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të OSHEE të raportuara nga INSTAT.

Drejtori i OSHEE Adrian Cela dhe kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti duke raportuar në Kuvendin e Shqipërisë në 27 Maj 2019. Foto: LSA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi 530 milionë kWh energji elektrike me një vlerë tregtare të përafërt prej 53 milionë eurosh nga “humbjet joteknike” gjatë vitit 2019, me një rritje të fortë prej 13% në krahasim me vitin paraardhës, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të sektorit të energjisë që publikohen nga Instituti i Statistikave dhe furnizohen nga operatorët e rrjetit, OSHEE, KESH dhe OST.

Humbjet joteknike, termi zyrtar që përdoret për të identifikuar vjedhjet e energjisë, ishin vitin e kaluar në nivelin më të lartë që nga viti 2015, kohë kur qeveria aktuale ndërmorri një fushatë masive arrestimesh mes popullsisë, arrestime që çuan mijëra shqiptarë në burg në rrethana jo gjithmonë të qarta si dhe sollën në mënyrë indirekte së paku një vetëvrasje.

Humbjet totale të energjisë elektrike në sistem u reduktuan me 7.3% gjatë vitit të kaluar duke rënë në 1.65 miliardë kWh ose në 21.7% të totalit të energjisë së hedhur në rrjet. Humbjet totale përbëhen nga vjedhjet dhe humbjet teknike. Këto të fundit konsiderohen në mënyrë abnormale të larta në Shqipëri ndërsa argumentohet se mosmirëmbajtja e rregullt dhe vjetërsia e lartë e pajisjeve në rrjet janë shkaktarët për këto humbje.

Humbjet janë reduktuar ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit por reduktimi është shumë më i pakët nga sa ishte përcaktuar në programin e rimëkëmbjes së energjisë elektrike, një vendim qeverie i vitit 2015, në të cilin parashikohej rritja e tarifave të energjisë dhe luftimi i vjedhjeve me qëllim, krijimin e fondeve për investime, të cilat, do të sillnin reduktimin e humbjeve. Plani parashikonte reduktimin e humbjeve deri në nivelin 15% në vitin 2019, nga të cilat, humbjet teknike duhej të ishin 13% ndërsa ato joteknike, 2%. Në krahasim me këtë plan, humbjet joteknike janë reduktuar pothuajse në përputhje me planin ndërsa vjedhjet, jo.

OSHEE mbylli vitin 2019 me humbje financiare në masën 64 milionë euro sipas të dhënave paraprake të kompanisë. Pjesa më e madhe e humbjeve i detyrohet kamatëvonesave të mbajtura nga KESH për fatura të pashlyera në kohë, por nëse shohim të dhënat shumëvjeçare të kompanisë, vërehet se pas fushatës kundër vjedhjeve të dritave, kompania ka shtuar ndjeshëm shpenzimet për paga ndërkohë që sasia e energjisë së menaxhuar prej saj ka qenë në rënie. Kështu, në vitin 2019 shpenzimet për paga ishin 6.1 miliardë lekë ndërsa në vitin 2015 kanë qenë 4.2 miliardë ose 16 milionë euro më pak. Në të njëjtën periudhë, konsumi i energjisë në Shqipëri është rritur nga 7.3 në 7.6 miliardë kWh, ose me një rritje më pak se 5%.

Link: Raporti i INSTAT

Etiketa: arrestimeBurgenergji elektrikeEuroINSTATInstituti i StatistikaveinvestimeKESHKonsumiMASOSHEEOSTQeveriaRaportishqipShqipëriVendimvrasje
Tjetri
Bosnja konfirmon dy raste me koronavirus, priten të tjerë

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.