AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Greqia po “mësohet” me sjelljen mizore ndaj emigrantëve

Gazmend KapllaningaGazmend Kapllani
6 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një gomone me refugjatë teksa mbërrin në brigjet e ishullit Lesbos në Greqi.

Duke mbështeur Greqinë në trajtimin e refugjatëve si pushtues, Bashkimi Europian po i bën vetës dhe Greqisë një dëm të paimagjinueshëm.

Një gomone me refugjatë teksa mbërrin në brigjet e ishullit Lesbos në Greqi.

Si një gazetar që shkruan kryesisht për refugjatë për të përditshmen më të madhe greke TA NEA, kam marrë shumë letra nga dhe për refugjatët dhe emigrantët.

Disa prej tyre ishin qesharake, disa të tjera të dhimbshme, disa flisnin për histori prekëse mikpritjeje dhe disa të tjera për racizëm. Tani që kriza e madhe e refugjatëve në kufijt greko-turk po përshkallëzohet, kujtoj një letër të veçantë.

Ajo tregonte një histori për emigrantë që kishin kaluar ilegalisht kufirin midis Greqisë dhe Turqisë.

Pasi u mbajtën në burg në anën greke për javë të tëra, ata u nisën me anije të vogla, me nga 80-90 burra, gra dhe fëmijë në çdo anije. Nën petkun e natës, ata u zhvendosën fshehurazi drejt Turqisë, në lumin Evros që ndan të dy vendet.

Asnjë prej tyre nuk e dinte se çfarë i priste nga ana tjetër. Ndoshta do të përfundonin në burg nga pala turke ose do të binin pre e kontrabandistëve të dhunshëm.

Kjo ishte në vitin 2006. Teksa e kujtoj, kjo ngjan si një epokë e lumtur rendi dhe parashikueshmërie, ndërkohë që bota sot duket në prag të një humnere: pasiguri ekonomike, epidemia e koronavirusit dhe kriza më e madhe e refugjatëve e shekullit.

Për më tepër, ne jetojmë në një epokë fanatizmi, ku madje është bërë e vështirë edhe të flasim për tema të caktuara. Emigracioni është një prej tyre.

Sidomos nëse hyni nëpër rrjetet sociale dhe postoni diçka që lidhet me refugjatët, shpesh të krijoeht përshtypja se po hyni në një Tempull Urrejtjeje. Mund t’ju sulmojnë me një valë të madhe teorish konspiracioni dhe urrejtejej.

Unë jam një i mbijetuar i totalitarizmit komunist në Shqipëri dhe një emigrant që ka jetuar në dy kontinente, deri më tani. Nuk mbaj mend një periudhë tjetër pas rënies së Murit të Berlinit, ku zemrat njerëzore ishin kaq të mbushura me urrejetje frikë ndaj qenieve të tjera njerëzore, sidomos ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

Gjatë ditëve të fundit, përjetova një tjetër dozë të madhe urrejtjeje dhe frike teksa lundroja në botën e rrjeteve sociale dhe mediave greke.

Një stuhi e përsosur

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/Reccep Tayip Erdogan.

E njoh shumë mirë Greqinë. Njoh anët e mira dhe anët e errëta të vendit. Por tani që po ndodh një krizë e madhe refugjatësh në kufijtë greko-turk, shikoj diçka që nuk kam parë kurrë më parë.

Shumë grekë besojnë vërtet se kombi i tyre mund të zhduket dhe shteti i tyre mund të kolapsojë. Ky është një plan i përgatitur mirë, i zbatuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kundër tyre.

Në krizën aktuale po mobilizohen shumë faktorë: Armiqësia tradicionale midis Greqisë dhe Turqisë (duke u manifestuar sot më e fortë se kurrë; kushdo që nuk ka jetuar në Greqi e ka të vështirë të kuptojë “neurozën turke” që mbizotëron në vend, ku shpenzohen sasi të mëdha parash për t’u përgatitur për një përplasje të mundshme në të ardhme me Turqinë); një krizë ekonomike që ka poshtëruarnjë  komb shumë krenar me grekë (me ego shumë të madhe) dhe i ka ulur ata në gjunjë; ksenofobia tradicionale dhe një propagandë e përditshme për kombin e zgjedhur të rrethuar nga armiqtë; qeveria e tanishme ksenofobike greke dhe cinizmi i pafund i regjimit të Erdogan i cili qëllimisht po i shtyn refugjatët drejt kufijve grekë; teoritë e dezinformacionit dhe komplotet e përhapura nga mediat kryesore greke; dështimi i BE-së për t’u marrë me krizën e refugjatëve që e ka lënë Greqinë vetëm në qoshe teksa përballet me një problem europian dhe global; keqmenaxhimi tragjik i miliarda fondeve të dhëna Greqisë nga BE-ja për të përballuar flukset e refugjatëve dhe dështimi apo mosgatishmëria e të gjitha qeverive greke për t’u marrë seriozisht me krizën e refugjatëve (pa populizëm ekstrem); rrëzimi i sistemit të azilit në të gjithë botën dhe rritja e racizmit dhe cinizmit moral global (i cili filloi në Australi vite më parë me taktikën “ji mizor me refugjatët që të tjerët të mos guxojnë të vijnë në brigjet tona”).

Kur njerëzit besojnë se vendi i tyre rrezikon të zhduket ose se është nën sulm vdekjeprurës nga një armik tradicional, siç besojnë shumica e grekëve tani, ata bëhen të aftë të shkatërrojnë të tjerët dhe veten e tyre.

Refugjatët trajtohen si pushtues

Refugjatë sirianë dhe irakianë duke mbërritur në ishullin e Lesbosit, Greqi.

Tragjedia e vazhdueshme e refugjatëve sirianë këtë javë mori një kthesë që do t’i përndjekë europianët jo për muaj, por ndoshta për dekada.

Duket se gjatë katër viteve të fundit, BE-ja iu përgjigj krizës më të madhe të refugjatëve të shekullit XXI me një lloj mendimi dëshiror: që kjo krizë do të avullojë mrekullisht ose se ky ishte një problem i Turqisë.

BE-ja iu përgjigj cinizmit të brutal të Erdoganit dhe kërcënimeve të tij për përmbytjen e Europës me refugjatë pothuajse si dikush që ishte zgjuar nga një ëndërr e brishtë, e bukur nga një tërmet i tmerrshëm.

Kur qeveria aktuale greke, një përzierje konservatorësh të moderuar dhe të djathtësh ekstremë, pa refugjatët të shkonin drejt kufijve të saj nga Turqia, ajo vendosi t’i trajtojë ata si një kërcënim terrorist.

Autoritetet greke panë “pushtuesin turk” në fytyrat e refugjatëve, gjë që shkaktoi jo vetëm mbylljen e kufirit grek, por edhe një panik kolektiv.

Konventat dhe ligjet ndërkombëtare në lidhje me refugjatët u pezulluan. Gomonet me refugjatët u kthyen pas sistematikisht nga rojet bregdetare greke.

Refugjatët që ktheheshin në Turqi nga Greqia denoncuan trajtim të dhunshëm nga forcat greke të sigurisë në kufij.

Grupe rojesh si dhe neo-nazistë grekë dhe të huaj filluan të rrihnin jo vetëm refugjatët, por edhe gazetarët dhe aktivistët kureshtarë. Në ishullin Lesvos qendrave të refugjatëve iu vu zjarri.

Ndërkohë, mediat greke nisën një fushatë teorish komplotit dhe ultra-nacionalizmi: në këtë atmosferë, çdo shprehje solidariteti me refugjatët në kufi etiketohet si “propagandë turke”.

Dhe, ajo që i vuri vulën, qeveria greke njoftoi se po pezullon çdo ndihmë financiare për refugjatët e njohur tashmë në Greqi.

Kur Ministri grek i Politikave të Emigracionit, Pritjes dhe Azilit u pyet përse, Notis Mitarachi u përgjigj se qeveria e tij dëshiron të parandalojë mbërritjen e refugjatëve të tjerë në vend (dhe, natyrisht, t’u dërgojë një mesazh atyre që janë tashmë në vend, se duhet të largohen).

“Këto ditë, një shoqëri e tërë po mësohet me këtë mizori”, shkroi Xenia Kounalaki, një gazetare e njohur greke.

Puna e pistë e BE-së

Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Europian. Foto: Wikipedia.

Elita politike e Bashkimit Europian duket se është e lumtur me këtë “spektakël”.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, lavdëroi qeverinë greke për shndërrimin e kufijve të mbyllur grekë në “mburojë” të Europës – një simbol i cili, duke ndjekur historinë e Leonidhës në Termopile, përdoret shpesh në ligjërimin ekstrem të djathtë grek në lidhje me përplasjen e ardhshme të racave dhe qytetërimeve.

Por kujt i bëhet vonë për keto detaje të vogla në BE sot? Për ata grekë që po i rezistojnë paranojës ultra-nacionaliste dhe raciste në vendin e tyre, von der Leyen nuk kishte fjalë.

Elita politike europiane ishte e lumtur që grekët do të bëjnë punën e ndyrë për të mbajtur larg refugjatët nga vendet e tyre, duke i trajtuar ata si pushtues dhe duke e treguar Greqinë në sytë e botës si çnjerëzore, një vend që këto dhjetë vitet e fundit e ka mbajtur më shumë se kushdo tjetër në Eruopë barrën e rëndë të krizës së refugjatëve.

Qeveria greke, nga ana tjetër, duket se dëshiron ta shndërrojë krizën globale të refugjatëve në një përballje greko-turk që mund t’i shtyjë të dy vendet në një konflikt të rrezikshëm.

Greqia tani ka urgjentisht nevojë për ndihmë që të përballet me një katastrofë të jashtëzakonshme humanitare në kufijtë e saj.

Ajo ka nevojë që Europa të luajë rolin e saj si një lojtar kryesor gjeopolitik në një rajon të zhytur në trazira tragjike. Duhet që vendet e tjera europiane të tregojnë solidaritet duke ndarë barrën e refugjatëve që janë tashmë në vend.

Në vend të kësaj, Greqia përqafoi një deklaratë të kreut të çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjoja drejtuar refugjatëve – se kufiri midis Turqisë dhe Greqisë është vulosur.

Pa dyshim, elita europiane mund të flejë e qetë duke dëshiruar që miliona refugjatë të uritur dhe të dëshpëruar të një lufte civile dhjetë vjeçare në Siri, dhe refugjatë të tjerë nga Afganistani, të cilët jetojnë nën kushte jashtëzakonisht të pasigurta në Turqi, do të sillen si turistë që respektojnë ligjin, të cilët, pasi të jenë informuar se fluturimi i tyre është anuluar, do të rezervojë një fluturim tjetër për në shtëpi.

Fatkeqësisht për ta, megjithatë, ata s’e kanë një shtëpi ku të kthehen. Jo vetëm këta refugjatë, por edhe miliona të tjerë që po mblidhen në kufirin turk.

Për momentin, ndoshta kufijtë e mbyllur të Greqisë arritën të zbusnin frikën e ksenofobëve në Europë, ndërsa i bën ata të ndiejnë se elita europiane dhe turma, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, janë dakord t’i konsiderojnë refugjatët si pushtues.

Por ajo ndjenjë lehtësimi se po i mbajnë përkohësisht larg refugjatët do të ketë një kosto të madhe: shkatërrimin e plotë të respektit për Bashkimin Europian në sytë e botës dhe qytetarëve të vet.

Kohë më parë, Hannah Arendt na paralajmëroi se çfarë ndodh kur elita kënaqet kur shikon turmën të shkatërrojë respektin dhe të drejtat e njeriut …

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aktivistBashkimi EuropianBEBIRNBorrellBurgErdoganEuropaFacebookgazetaregraGreqiGreqiakonfliktkostoKrizaKufiLesbosLigjLufteNacionalizminazistneo-nazistpasiguriQeveriarajonRexhep Tajip ErdoganSHShqipëriSirisirianSulmtërmetTerroristtraziraturistTurqiTurqiaUrsula von der LeyenWikipedia
Tjetri
Shqipëria mbyll shkollat dhe pezullon fluturimet drejt Italisë së Veriut

Shkon në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi, mes të cilëve edhe një mjek

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.