AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkon në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi, mes të cilëve edhe një mjek

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca mjekësore në Tiranë fotografuar më 9 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 10 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, mes të cilëve edhe një mjek nga spitali i Durrësit. Nga të prekurit, 25 janë vetëizoluar në shtëpi dhe tetë të tjerët po trajtohen në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se 33 persona rezultojnë të prekur nga koronavirusi COVID-19 në Shqipëri, mes të cilëve edhe një mjek në qytetin e Durrësit. Numri i rasteve është rritur me dhjetë brenda 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë i të prekurve është shënuar në Tiranë me 19 raste, i ndjekur nga Durrësi me 5 raste. Në hartën e përhapjes së koronavirusit u shtua të premten edhe qyteti i Fierit me 4 raste; dy raste në Elbasan, dy në Rrogozhinë dhe 1 në Lushnje.

Nga personat e prekur, 25 janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe qëndrojnë të vetëizoluar në shtëpi, ndërkohë që numri i të shtruarve në spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur në tetë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se ka kryer 89 testime në spitalin e Durrësit –ku humbi jetën një 73-vjeçare, e cila dyshohet se është infektuar me COVID-19 në Itali.

Një mjek i këtij spitali ka rezultuar pozitiv, por sipas Ministrisë nuk ka simptoma dhe është vetëizoluar në shtëpi.

Prej mëngjesit të së premtes, qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e qarkullimit mes Tiranës dhe Durrësit dhe gjashtë qyteteve të tjera; mes të cilave Shkodra, Lezha, Elbasani, Lushnja, Fieri dhe Vlora.

Dhjetra forca të Policisë dhe Ushtrisë janë shpërndarë nëpër pikat hyrëse të qyteteve, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Nga kryeministri Edi Rama e deri tek drejtuesit e shëndetësisë kanë përshkallëzuar thirrjet ndaj qytetarëve, duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi.

“OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri, që do të thotë se bot aka transmetim komunitar në më shumë se dy kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancim social duhet të merren me seriozitet,” apeloi Silva Bino, shefja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Etiketa: COVIDCOVID-19distancim socialEdi RamaelbasanItaliKryeministri Edi RamaLushnjeMjekOBSHQeveriaRamaSHshqipShqipëriSilva BinotestimeTiranëVlora
Tjetri
Shqipëria miraton ligjin special “kundër krimit” pavarësisht shqetësimeve për antikushtetutshmëri

Rama përshkallëzon “luftën” e tij kundër medias në telefonat celularë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.