AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Naftëtarët e papaguar të Ballshit, dyfish të braktisur në ditët e koronavirusit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorët e nënsationit të Poçemit duke marrë serum gjate diteve te greves se urise per pagat e prapambetura | Besar Likmeta

Ish-grevistët e Poçemit dhe qindra punonjës të rafinerisë së Ballshit ankohen se tre pagat minimale nuk u mjaftuan as për të shlyer borxhet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti për të përballuar ditët e izolimit nga epidemia e koronavirusit COVID-19.

Punëtorët e nënsationit të Poçemit duke marrë serum gjate diteve te greves se urise per pagat e prapambetura | Besar Likmeta

Në fund të shkurtit, Arben Aliaj doli nga greva dy-javore e urisë në nënstacionin elektrik dhe hidrik të Poçemit me tre paga minimale në llogari dhe me premtimin se kalvari i tyre do të gjente një zgjidhje.

Por ai i tha BIRN se ndjehet dyfish i braktisur dhe i pashpresë këto ditë epidemie; kur autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre për të shmangur përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri.

“Nuk e di si do vejë halli ynë, sidomos tani që ra edhe kjo epidemi. Me ato tre paga minimale që na dhanë për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin, nuk lava dot as borxhet që kisha. Situata është shumë e vështirë. E kam shtëpinë pa një thes miell,” tha Aliaj për BIRN.

Aliaj është një ndër 17 punonjësit e nënstacionit të Poçemit që lufton për pagat e prapambetura. Qindra punonjës të tjerë të rafinerisë së Ballshit kanë ndërprerë prej kohësh punën dhe gjenden në të njëjtën situatë të vështirë si ai.

Kombinati i përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh dhe nënstacioni elektrik dhe hidrik i Poçemit si pjesë e tij  u privatizuan në vitin 2008. Prej asaj kohe, kjo vepër e rëndësisë së veçantë ka kaluar në duart e disa pronarëve dhe aktualisht administrohet nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji. Në tetor 2019, rafineria e Ballshit e ndërpreu punën, pasi kompania Bankers Petroleum i kufizoi furnizimin me naftë bruto, duke lënë mijëra punëtorë të papunë.

Ndryshe nga punëtorët e tjerë të kompanisë, ata të nënstacionit në fshatin Poçem janë të detyruar të qëndrojnë në punë edhe pse nuk paguhen, për shkak të rëndësisë jetike që ka për furnizimin me ujë dhe energji elektrike të Mallakastrës.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t’u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Në muajin shkurt, nëntë punonjës të nënstacionit të Poçemit u futën në grevë urie duke kërkuar pagesën e 27 pagave të prapambetura që prej vitit 2015 e në vazhdim. Pasi u dakordësua pagesa e tre rrogave minimale, ata vendosën ta ndërpresin grevën e urisë me besimin se edhe premtimet e tjera do të mbaheshin.

Megjithatë, Aliaj thotë se asnjë masë nuk u mor për ta, pavarësisht premtimeve dhe takimeve me një rang të lartë zyrtarësh.

“Na thirrën në parlament dhe zhvilluam takim me Taulant Ballën dhe këshilltarin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, ku na thanë se do na jepnin shtatë paga, por nuk na i dhanë, na mashtruan. Punëdhënësi nuk na jep as librezat e punës…, na i ka marrë e nuk na i jep,” thotë Aliaj  duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Revoltës së punëtorëve u është bashkuar edhe Sindikata e Naftëtarëve të Ballshit, e krijuar së fundmi nga vetë naftëtarët. Kryetari i saj, Sokol Dauti i bëri thirrje qeverisë të kthejë sytë nga kjo kategori punonjësish – që sipas tij është gjithashtu e rrezikuar për shkak të sëmundjeve profesionale.

“Situata është shumë e vështirë, se ne kemi marrë vetëm 3 paga minimale.  Ndërsa për muajt e tjerë nuk jemi paguar. Nga 870 naftëtarë që jemi, në punë kanë mbetur rreth 10 vetë që mbikëqyrin repartet dhe ata paguhen nga një kompani që ka komptencë sigurinë e ambjenteve të uzinës,” tha Dauti.

“Ka familje që janë pa drita se s’kanë pasur mundësi të paguajnë energjinë elektrike dhe kanë mbetur pa një thes miell. Ndërkohë, veç kësaj situate përballemi edhe me sëmundjet profesionale. Ka vite që nuk na janë bërë analizat kur më parë bëheshin çdo gjashtë muaj,” shtoi Dauti.

Kreu i Sindikatës u ankua se institucionet nuk i kanë mbështetur për të gjetur një zgjidhje, ndërsa bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.

“Duhej të ndërhynin tatimet për të bërë të mundur pagesat tona të prapambetura, por nuk ka ndërhyrë askush,” tha Dautaj, i cili ngre dyshime mbi problemet e vazhdueshme në KPTHN-në e Ballshit.

“Smundet që një kompani e tillë të privatizohet pa pasur më parë një garanci. Ndërkohë, si ka mundësi që të gjithë janë të interesuar ta kenë këtë pasuri dhe ta marrin në administrim edhe pse është e falimentuar?”, pyeti ai, duke paralajmëruar se të drejtën e tyre do ta kërkojnë deri në  Gjykatën e Strasburgut.

Pasi kaloi dorë më dorë që pas privatizimit të dështuar të vitit 2008, rafineria e Ballshit u mor në administrim në mars 2018 nga kompanitë Tosk Energji dhe Bylis Energji, të cilat janë në pronësi të dy kompanie zvicerane, CFD Conseils Sarl dhe PGFS Pilotage & Gestion S.

Tosk Energji fajëson kompaninë Bankers Petroleum për ndërprerjen e punës- si pasojë e mosfurnizimit me naftë, ndërkohë që Bankers u përgjigj se kishte qenë kompania Tosk Energji që prishi kontratën në mënyrë të njëanshme.

Punëtorët e rafinerisë së Ballshit e konsiderojnë të rëndë mbylljen e syve nga institucionet e shtetit – duke i lënë ata pas asnjë mundësi mbijetese.

“Shkëputja nga puna, mospagesa dhe prerja në besë janë shumë të rënda. Është absurde dhe e padurueshme shurdhëria. Na erdhën shumë personalitete shtetërore dhe na gënjyen. Jemi me qira, kemi fëmijët në shkollë,” tha një tjetër punëtor në kushtet e anonimatit.

“Një grup njerëzish kanë vepruar gati në nivel mafioz duke i larguar naftëtarët pa shkak nga puna. A mund ta lësh një familje në rrugë? Ky tani është virusi i dytë, se të parin e kaluam në shtator,” përfundoi naftëtari.

Etiketa: AMPArmoBallshBankers PetroleumBIRNCOVIDCOVID-19energji elektrikeFamiljeGjykatëIvana DervishiMASNaftëtarëtpaga minimalePagatparlamentPunaPunëPunëtorPunëtorëRafineria e BallshitRrogat e prapambeturaSHshqipShqipërishtatorsindikataSindikata e NaftëtarëveThirrë
Tjetri
Më shumë vende hyjnë në karantinë ndërsa përhapja e COVID-19 përshpejtohet

Më shumë vende hyjnë në karantinë ndërsa përhapja e COVID-19 përshpejtohet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.