AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Më shumë vende hyjnë në karantinë ndërsa përhapja e COVID-19 përshpejtohet

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta globale e shpërndarjes së koronavirusit të ri, COVID-19.

Pothuajse 10 mijë vetë u konfirmuan si të prekur nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Franca e Spanja urdhëruan mbylljen masive të popullsisë së vet në shtëpi. Në Amerikën Latine, Argjentina dhe El Salvadori mbyllën kufijtë për të huajt me shpresë ndalimin e infeksionit. Këto janë të rejat nga pandemia COVID-19.


Udhëheqësit në Australi, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar i bënë thirrje qytetarëve të vet për qetësi ndërsa blerjet nën panik nëpër supërmarkete zbrazën rafte dhe në disa raste, u shoqëruan me grindje mes blerësve që luftuan për mallra të nevojës së përditshme si makarona, oriz apo letër higjenike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve në të gjithë botën arriti në gati 143 mijë vetë ndërsa 9,769 raste u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë ditës së djeshme, 438 vetë humbën jetën si pasojë e virusit duke e rritur numrin total të viktimave në 5,393 vetë. Sëmundja gjendet tashmë e përhapur në 135 vende dhe territore.

Spanja është bërë vendi i rradhës ku përhapja e virusit detyroi qeverinë të urdhërojë mbyllje të përgjithshme të popullsisë në shtëpi, një hap që u ndoq dje edhe nga Franca. Numri i infeksioneve dhe i viktimave në Itali vijon të rritet pavarësisht se italianët janë karantinuar sakaq prej shumë ditësh. Gjatë ditës së djeshme në Itali pati 2,547 infektime të reja dhe 252 të vdekur. Numri total i të infektuarve arriti në 17,660 persona. Në Spanjë numri i personave të identifikuar me COVID-19 arriti në 4,231 vetë me një rritje dramatike prej 1,266 vetësh duke u bërë një vatër e re infeksionesh në kontinentin  Europian. Qeveria e Spanjës u kritikua se ishte vonuar në marrjen e masave duke lejuar vijimin e ngjarjeve sportive apo manifestimeve politike deri para pak ditësh. Të Shtunën, qeveria e Spanjës urdhëroi të 47 milionë banorët e saj të mos dalin nga shtëpia me përjashtim të rasteve kur kanë nevojë të blejnë ushqime, të shkojnë në punë apo të shkojnë në spital. Ndalimet janë caktuar fillimisht për dy javë, maksimumi i lejuar nga kushtetuta për qeverinë për imponimin e një gjendjeje të jashtëzakonshme por në Spanjë duket se ka konsensus politik për të shtyrë ndalimet edhe më gjatë në rast se do të jetë e nevojshme.

Bashkë me Spanjën, nën kritika për ngurrim në marrjen e vendimeve ekstreme është edhe Britania e Madhe, ku deri më sot kufizimet konsistojnë në këshilla për popullsinë për të mos marrë pjesë në aktivitete masash.

Franca, ku numri i të infektuarve ka arritur në 3,640, urdhëroi mbylljen e menjëhershme të kafeve dhe restoranteve, shpirti i jetës sociale të vendit. Të 67 milionë banorët e vendit u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi pasi numri i të infektuarve u dyfishua në një hark kohor prej 72 orësh.

Në rajonin e Ballkanit duket se Shqipëria ka numrin më të lartë të infektuarve, 38 vetë.

Në Lindjen e Mesme, Irani është qendra më e madhe e infeksionit me 11 mijë vetë të raportuar nga qeveria e vendit në OBSH, shifra e tretë më e lartë në botë pas Kinës.

Në Kinë, vendi ku sëmundja filloi dhjetorin e kaluar, numri i infektimeve brenda vendit ka shënuar një nivel minimal gjatë ditëve të fundit, por vendi po përballet me shtimin e rasteve të infeksioneve të sjella nga jashtë vendit.

Etiketa: BanorëBritania e MadheCOVIDCOVID-19FrancainfektimeIraniItaliOBSHpandemiaParaQeveriaSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraSpanjaSpital
Tjetri
Katër raste të reja me COVID, mes të cilëve, 2 mjekë

Katër raste të reja me COVID, mes të cilëve, 2 mjekë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.