AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Lëvizja e Erdoganit mund të shkaktojë një krizë të re refugjatësh

Visar XhambazingaVisar Xhambazi
6 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Karikaturë e presidentit turk Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Flickr.

Llogaritjet e gabuara të liderit turk në Siri mund të shkaktojnë një tjetër valë refugjatësh që vërshojnë në Europë, duke destabilizuar edhe Ballkanin.

Karikaturë e presidentit turk Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Flickr.

Dhjetra trupa turke janë vrarë në sulmet ajrore të qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia. Turqia ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake, duke rrëzuar dy avionë luftarakë sirianë si dhe duke filluar disa sulme tokësore. Kjo shënon një përshkallëzim dramatik në konfliktin midis Turqisë dhe forcave të mbështetur nga Rusia në Siri.

33 vdekjet dhe 60 të plagosurit si rezultat i sulmit më 27 shkurt në provincën e Idlibit vijnë ndërsa forcat e qeverisë siriane, të mbështetur nga fuqia ajrore ruse, përpiqen të marrin territorin e fundit të mbetur të mbajtur nga forcat e opozitës, të mbështetur nga Turqia. Ishte numri më i madh i vdekjeve për Turqinë në një ditë të vetme që kur ajo ndërhyri për herë të parë në Siri në 2016.

Rusia mohoi përfshirjen në sulm dhe ka deklaruar se trupat turke nuk duhej të ishin në zonën ku po kryheshin operacione kundër terrorizmit. Moska gjithashtu ka fajësuar Turqinë për mosinformimin e saj për praninë e trupave të saj në rajonin e Idlibit. Pavarësisht rolit të Rusisë në sulm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan fajësoi regjimin e Asadit në Damask për viktimat, një veprim që mund të shkaktojë një dështim për Turqinë.

Erdogani filloi të bashkohej me Rusinë në një përpjekje për të balancuar marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin dhe për të ndjekur një politikë të jashtme autonome. Ai bleu sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore ruse S-400, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për hakmarrje. Kjo nuk ishte thjesht një zgjedhje politike, por një pushtet i fortë në orientimin ndërkombëtar të Erdoganit.

Megjithatë, sulmi i Rusisë ka kompromentuar përpjekjen e Erdoganit për ta portretizuar Turqinë si një fuqi rajonale. Për më tepër, vendet arabe kanë vendosur të ndjekin politikën e SHBA-së në Siri dhe e kanë lënë Erdoganin në pozitë të keqe.

Në këtë situatë, Turqia i ka bërë thirrje për ndihmë aleatëve të saj në NATO, një marrëdhënie që është bërë gjithnjë e më e trazuar që kur Erdogani u bë president. Llogaritjet e gabuara të Erdoganit mund të shënojnë fundin e aventurizmit të politikave të tij të jashtme dhe kanë potencialin për të krijuar një tjetër krizë tjetër refugjatësh në Europë.

Pasi Turqia kërkoi një takim të menjëhershëm për konsultime mbi situatën në Siri, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi një takim për konsultimet e Nenit 4. Sipas Nenit 4, çdo aleat i NATO-s mund të kërkojë konsulta sa herë që kërcënohet integriteti i tyre territorial ose siguria.

Pas takimit, Stoltenberg thjesht ofroi ngushëllime dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Sirisë që të ndalonin operacionet e saj. “U bëj thirrje që të ndalojnë ofensivën e tyre. Të respektojë ligjin ndërkombëtar. Dhe të mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për një zgjidhje paqësore”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Përgjigja e NATO-s pritej, pasi aleanca nuk është e interesuar të rrezikojë një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë. Vladimir Putin është një mbështetës i vendosur i regjimit të Asadit, kështu që çdo përballje me Asadin mund të përkthehet në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Pavarësist thirrjeve të NATO-s për të ndaluar operacionet ushtarake në Idlib, Turqia ka intensifikuar operacionet e saj duke nisur një ofensivë të madhe, Operacionin “Spring Shield”, duke sulmuar disa pozicione të ushtrisë siriane dhe duke qëlluar dy avionë luftarakë sirianë.

Kjo ofensivë u ndalua më pas si rezultat i një marrëveshje armëpushimi të krijuar në Moskë midis Erdoganit dhe homologut të tij rus.

E irrituar nga mungesa e ndihmës nga Perëndimi, Turqia ka deklaruar se nuk do të respektojë më tej angazhimet e saj për të parandaluar mbërritjen e emigrantëve në kufirin e jashtëm të BE-së në Greqi dhe Bullgari. Turqia ka rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë.

Në vitin 2016, Turqia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një marrëveshje për të ndaluar hyrjen e refugjatëve sirianë në BE në këmbim të fondeve. Marrëveshja përfshin gjithashtu një procedurë më të lehtë vizash për qytetarët turq që duan të udhëtojnë në Europë dhe rivlerësim në lidhje me bisedimet e integrimit të Turqisë në BE.

Marrëveshja BE-Turqi u kritikua shumë nga organizatat e të drejtave të njeriut. Amnesty International ishte veçanërisht e zëshme, duke akuzuar BE-në se i kthehu shpinën një krize globale refugjatësh dhe e quajti këtë marrëveshje “goditje historike për të drejtat e njeriut”.

Presidenti Erdogan u zotua të mbajë dyert e hapura për emigrantët që shkojnë drejt Europës, pasi ai rriti presionin ndaj vendeve perëndimore për t’i dhënë Turqisë më shumë mbështetje në lidhje me konfliktin sirian.

Ndërsa Turqia i ushtron presion BE-së mbi situatën në Idlib, pamjet dramatike të brigjeve greke kanë treguar emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin grek përmes detit dhe tokës.

Kriza e refugjatëve në vitin 2015, kur mbi një milion refugjatë hynë në BE, prodhoi pasoja të gjata në Europë, duke nxitur një valë ekstremizmi të krahut të djathtë dhe iliberalizmi. Një përsëritje e krizës së vitit 2015 mund të ketë pasoja katastrofike për një Europë të thyer që ende po përballet me shumë pengesa të tjera gjeo-strategjike si Brexit, azilkërkuesit, kufijtë dhe sigurinë, ndër të tjera.

Komisioni Europian bëri një deklaratë në vitin 2019 duke vënë në dukje se vitin e kaluar numri i mbërritjeve të parregullta të refugjatëve që hynin në Greqi kishte rënë me 97 përqind. Numri i jetëve të humbur në det gjithashtu ishte ulur ndjeshëm që nga marrëveshja e refugjatëve BE-Turqi e vitit 2016.

Ballkani nuk është imun ndaj këtij problemi. Refugjatët sirianë zakonisht përdorin rrugën ballkanike për të arritur në Europën Perëndimore, gjë e cila është shumë problematike, veçanërisht për Serbinë, Bullgarinë dhe Hungarinë. Këto vende të vogla nuk kanë aftësinë për të menaxhuar miliona refugjatë që kalojnë territorin e tyre.

Llogaritjet e gabuara të Erdoganit në Siri kanë gjasa të krijojnë pengesa kryesore për vetë Turqinë, Lindjen e Mesme dhe Europën. Ndërsa vërshojnë gjithnjë e më shumë refugjatë, në brigjet e Ballkanit po shpaloset një katastrofë humanitare.

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Amnesty InternationalArmëAzilkërkuesitBallkaniBashkimi EuropianBEBIRNBrexitBullgariEkstremizmiErdoganGreqiKomisioni EuropiankonferenceKrizakrizeMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMoskaNATOpasojapresidentPutinRexhep Tajip ErdoganRusiaSHSHBASiguriaSirisirianSulmTurqiTurqiaVladimir Putinzgjedhje
Tjetri
Si të vetëizolohemi?

Si të vetëizolohemi?

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.