AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qeveria e re sllovene shton frikën për “Orbanizim”

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri i ri slloven Janez Jansa.

Me vendin në krizë për shkak të COVID-19, disa njerëz druhen se kryeministri i ri Janez Jansa do të shfrytëzojë mundësinë për të “Orbanizuar” Slloveninë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe kryeministri i ri slloven Janez Jansa.

Të gjendur përballë përhapjes së shpejtë të COVID-19, ligjvënësit në Slloveni kanë vepruar shpejt për të krijuar një qeveri të re të udhëhequr nga veterani i qendrës së djathtë Janez Jansa, duke mbushur një boshllëk të lënë nga rënia e aleancës qendrore të majtë të Marjan Sarec në janar.

Parlamenti e miratoi kabinetin e Jansas të premten, më 13 mars, shumë përpara afatit, duke marrë parasysh shkallën e krizës së koronavirusit me të cilën përballet Sllovenia dhe pjesa më e madhe e globit.

Ditën e hënë, me të paktën 219 raste COVID-19 të konfirmuara, shumica e vendit ishte e izoluar. Shkolla, kopshte, kafene, restorante dhe shumica e dyqaneve ishin të mbyllura dhe transporti publik u anulua.

Pasi koalicioni prej pesë partish i Sarec ra, perspektiva që dy prej atyre partive të ndërronin anë për të mbështetur qeverinë Jansa u prit me indinjatë dhe një frikë se 61-vjeçari do të ndiqte shembullin e aleatit të tij, kryeministrit hungarez Viktor Orban, në prishjen e demokracisë.

Pastaj erdhi koronavirusi. “Askush nuk po e ndjek më këtë gjë”, tha Robert Botteri, drejtori kreativ i revistës Mladina, për situatën politike. “Ata thjesht duan që dikush të vijë në pushtet.”

Kriza, tha ai, mund t’ia bëjë Jansës më të lehtë “të arrijë atë që donte”, tha Botteri – “Orbanizimin” e Sllovenisë dhe “zhvendosje e shoqërisë drejt Hungarisë”.

Duke pritur në heshtje

Mbledhja e qeverisë së re sllovene më 13 mars 2020. Foto: Qeveria e Republikës së Sllovenisë/ Twitter.

Partia SDS e Jansës fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2018 me 25 përqind të votave, por retorika populiste e partisë i frikësoi partitë më të vogla që i nevojiteshin SDS-së për të krijuar një qeveri.

Në vend të kësaj, Sarec, një ish-komedian, ndërtoi një aleancë të qendrës së majtë, por ajo u shkatërrua nga luftimet e brendshme që nga fillimi dhe ra për shkak të mosmarrëveshjeve për reformat në fund të janarit.

Të gjendur përballë perspektivës së humbjes në zgjedhje të parakohshme, dy parti në qeverinë e Sarecit – Partia Qendra Moderne e qendrës së majtë, SMC, dhe partia e pensionistëve DeSUS – u bashkuan me Jansën, së bashku me konservatoren Sllovenia e Re, Nsi.

“Janez Jansa kishte pritur me shumë zgjuarsi në opozitë”, tha shkencëtari politik slloven Alem Maksuti. Jansa, tha ai për BIRN, “e kishte zbutur retorikën e tij gjatë muajve të fundit, bëri thirrje për bashkëpunim dhe, natyrisht, erdhi në pushtet”.

“Ai është përfundimisht, një politikan profesionist, de facto, gjatë gjithë jetës së tij”, tha Maksuti. “Nga Lidhja e Komunistëve, në të cilën ishte, deri më sot, ai është thjesht një politikan profesionist në karrierë, i cili, ndërkohë, ka ndryshuar disa pikëpamje ideologjike”.

Kameleon politik

Kryeministri slloven Janez Jansa.

Gjatë më shumë se tre dekadave në politikë, Jansa i ka ndryshuar ngjyrat e tij politike më shumë se një herë.

Ai filloi si anëtar i lartë i lëvizjes rinore komuniste, por shkrimet e tij për revistën Mladina bën që ai të përfundonte në burg, i dënuar për përhapje të sekreteve ushtarake pasi ai dhe tre të tjerë të akuzuar bashkë me të siguruan dokumente të Ushtrisë Jugosllave duke ekspozuar planet për të imponuar ligjin ushtarak dhe arrestimin e gazetarëve dhe disidentëve në Slloveni në rast emergjence. Jansa u shndërrua në “disident liberal”, në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Kur Sllovenia u bë republika e parë që u shkëput nga Jugosllavia federale në 1991, Jansa ishte ministër i mbrojtjes, duke e udhëhequr vendin në një luftë 10-ditore. Në vitin 1993 ai u bë udhëheqës i SDS-së.

Hera e tij e parë si kryeministër ishte në vitet 2004-2008. Në vitin 2013, pas rënies së qeverisë së tij të dytë, Jansa u dënua për korrupsion dhe kaloi disa muaj në burg para se një gjykatë e lartë ta rrëzonte vendimin në 2015.

Me fillimin e krizës së emigrantëve në vitin 2015, Jansa imitoi qëndrimin anti-imigracion të Orbanit në Hungarinë fqinje. Kryeministri hungarez bëri personalisht fushatë për Jansan para zgjedhjeve të vitit 2018 dhe e përgëzoi në Facebook liderin e SDS-së kur ai mori mandatin për të formuar një qeveri të re me fjalët, “Paç fat, miku im!”.

SDS kundërshtoi pezullimin e partisë qeverisëse Fidesz të Orbanit në Parlamentin Europian. Hungaria ka një gjurmë të rëndësishme pro-Jansa në sektorin e mediave sllovene.

Shoqëria civile në fije të perit

Ashtu si Fidesz, qeveria e Orbanit ka theksuar rëndësinë e politikave “pro-familjes” për të adresuar krizën demografike të Sllovenisë dhe shtrëngimin e kufijve, ashtu siç bënë Hungaria dhe Sllovenia në vitin 2015 kur ngritën gardhe me tela në kufijtë e tyre kundër valës së refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Koalicioni thotë se gjithashtu planifikon të rivendosë shërbimin ushtarak.

Duke iu drejtuar parlamentit, Jansa deklaroi se “integrimi nuk funksionon më”.

“Ai që vjen tek ne, i cili është i ftuar nga ne, është i mirëpritur”, tha ai. “Nëse ai është në telashe, ne mund ta ndihmojmë. Por ai nuk mund të presë që ne të pranojmë zakonet, sjelljen, kulturën e tij. Me të drejtë ne presim që ai të pranojë tonat.”

Maksuti, shkencëtari politik, tha që ai i druhej një “skenari hungarez” në Slloveni. Por shoqëria sllovene, tha ai, nuk është aq e prirur të pranojë “mbylljen hermetike të vendit”.

Botteri, megjithatë, tha se tashmë kishte shenja që qeveria do të hiqte fondet publike për grupet e shoqërisë civile “që ata i konsiderojnë të padobishme”, siç janë ato që mbrojnë të drejtat e refugjatëve ose komunitetin LGBT.

“Kjo do të nënshtrojë mediat dhe do të stimulojë disi ndjekësit e saj, si edhe do të varfërojë shoqërinë civile dhe ata që i kundërshtojnë ata”, tha ai.

Etiketa: AfrikaBIRNBurgCOVIDCOVID-19FacebookFideszgazetarIntegrimiJansaKorrupsionKrizaLGBTLindjaLindja e MesmeOrbanpaktParaPartiapensionistëQeveriaSHshkollaSlloveniTwitterViktor Orbanzgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Si të mbrohemi dhe të luftojmë koronavirusin

Si të mbrohemi dhe të luftojmë koronavirusin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.