AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komuniteti rom proteston në Elbasan për mungesë ushqimesh e ndihmash

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të komunitetit rom në Elbasan kërkuan ndihmë ekonomike për të përballuar karantinën. Foto:Bardha Nergjoni/BIRN

Me mbylljen e tregjeve anëtarë të konunitetit rom ne Elbasan kanë mbetur pa mundësi ekonomike, ndërsa dolën në rrugë për të kërkuar nga qeveria ushqime e detergjentë.

Anëtarë të komunitetit rom në Elbasan kërkuan ndihmë ekonomike për të përballuar karantinën. Foto:Bardha Nergjoni.

Rreth 400 familje të komunitetit rom në zonën e Rrapishtës në qytetin e Elbasanit kanë protestuar paraditen e së enjtes duke kërkuar ndihma në ushqime dhe detergjentë, pasi situata e krijuar nga Covid-19 i ka lënë pa asnjë mundësi ekonomike. Banorët kanë dalë bashkë me fëmijët në qendër të kësaj lagjeje, duke kërkuar ndërhyrje të shpejtë të qeverisë. Megjithëse grumbullimet ndalohet dhe protetuesit nuk kishin masa mbrojtëse, banorët thanë se duhej të zgjidhnin mes virusit dhe urisë.

Familjet e zonës jetojnë me të ardhura të fituar nga tregtia e rrobave të vjetra dhe aktivitete të ngjashme dhe kanë të ardhura ditore ndërprerja e të cilave nga mbyllja e tregjeve i ka vënë në vështirësi. Dilaver Demiri, kryefamiljar, i cili thotë se përfaqëson 15 antarë të familjes së tij, thotë se gjithçka u kishte mbaruar ditë më parë. “Ditët e fundit kemi jetuar me pak ndihma të dhëna nga bashkia. Tashmë nuk kemi asgjë”, thotë Demiri.

Ai tha se situata në komunitet ishte e rëndë dhe se familjeve u mungonin ushqimet bazë edhe për fëmijët. “Duhet ndihmuar e gjithë lagjja. Janë të gjithë në pikë të hallit. Edi Rama duhet të marrë masa. Ne kemi respekt për qeverinë, bashkinë dhe shoqatat, por ata duhet të mendojnë për ne. Ka fëmijë që nuk po ushqehen dhe lahen, sepse s’kanë ushqim e pelena. Presim urgjentisht të ndërhyhet”, tha Demiri.

Një tjetër banore e lagjes, Mexhidije Ademi, e cila thotë se ka dalë në emër të tri familjeve që jetojnë me të, thotë se ndërsa njerëzit po mbrohen nga virusi ata rrezikojnë të vdesin për bukë nëse lihen pa asnjë ndihmë. “Ka këtu që nuk kanë marrë as ndihmë e as KEMP. Duhet parë nga ne romët pasi dhe ne jemi njerëz”, tha gruaja.

Komuniteti rom i përqendruar në këtë zonë të Elbasanit dhe një ndër më të varfërit në vend është i pari që ka reaguar për situatën ekonomike. Edhe pse bashkia Elbasan ka shpërndarë ditët e fundit disa pako me ndihma, ato janë konsideruar të pamjaftueshme duke sjellë edhe protestën. Protestuesit deklaruan se do të dalin sërish nëse kërkesat e tyre nuk marrin reagim nga qeveria apo institucionet vartëse.

Etiketa: ademiBanorëBashkiaBashkia ElbasanCOVIDCOVID-19Edi RamaelbasanFamiljekarantinëkomunitetkomuniteti romMasaQeveriaRamaromromë
Tjetri
Tërmeti, hapen 94 milionë euro tenderë me “procedura të kufizuara”

Tërmeti, hapen 94 milionë euro tenderë me “procedura të kufizuara”

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.