AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Numri i personave të prekur nga koronavirusi rritet në 64

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Spitali Infektiv ne Tirane. Foto: LSA

Nga 32 persona të testuar në 24 orët e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, pesë prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19, mes të cilëve tre italianë dhe dy qytetarë të Kavajës.

Instituti i Shëndetit Publik ka testuar 32 persona të dyshuar në 24 orët e fundit, nga të cilët pesë kanë rezultuar të infektuar me virusin e ri COVID-19. Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, tre prej të infektuarve të rinj janë shtetas italianë me banim në Tiranë, ndërsa dy të tjerët janë një 80 vjeçar dhe një 42 vjeçar nga qyteti i Kavajës.

Rastet e reja e çuan në 64 numrin total të personave të konfirmuar me COVID-19 deri të enjten më 19 mars në Shqipëri. Numri i të infektuarve në Tiranë shkoi në 45 persona ose 70% e totalit, ndërkohë që hartës së qyteteve të prekura iu shtua edhe Kavaja me 2 raste.

“Në spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar, tre prej të cilëve janë në terapi intensive. Asnjë pacient nuk është në respirim të drejtuar,” tha Fico të enjten në një deklaratë për median.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e dy personave në Shqipëri; një 73-vjeçare nga Durrësi dhe një 66-vjeçar nga Lushnja, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer 697 teste gjithsej të COVID-19 që nga shpërthimi i epidemisë, duke ngritur pikëpyetje dhe debat publik për numrin e testeve në dispozicion apo nëse ato po kryheshin mjaftueshëm.

Fico deklaroi të enjten se Instituti i Shëndetit Publik ka marrë ‘një tjetër sasi të konsiderueshme testesh”, pa dhënë detaje mbi numrin e tyre apo mënyrën se si janë siguruar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi të enjten se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 tejkaloi shifrën 200.000 mijë në të gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e 8648 personave.

Italia vazhdon të shënojë rekordin më negativ në Europë me mbi 35 mijë raste të infektuarish dhe me 475 persona të vdekur vetëm në 24 orët e fundit.

Etiketa: COVIDCOVID-19Instituti i Shëndetit PublikISHPItaliaSHshqipShqipëri
Tjetri
Shqipëria tronditet nga thyerja esktreme e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Grabitjet në Rinas, arrestohen vëllezërit Çalja

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.