AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Covid-19 përkeqëson situatën e të varfërve në Shkodër, 5 mijë familje kërkojnë ndihmë

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të bashkisë ndajnë ndihma ushqimore në Shkodër. Foto:Anila Dushi

Megjithë masat shtrënguese ndaj virusit tregjet dhe shëtitoret mbeten plot në Shkodër, ndërsa 5 mijë familje janë rregjistruar për ndihmë ushqimore në mungesë të punës dhe të ardhurave.

Punonjës të bashkisë ndajnë ndihma ushqimore në Shkodër. Foto:Anila Dushi

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve me Covid-19 në vend, në Shkodër mjaft njerëz nuk i janë bindur urdhërave të vetëkarantinimit pavarësisht thirrjeve nga qeveria apo bashkia dhe gjoba të policisë për atë që janë kapur në shkelje.

Të paktën katër shoferë po ndiqen penalisht pasi nuk u janë bindur policisë, ndërsa ndër 20 masat e marra në Shkodër dhe rrethina janë penalizuar edhe restorante e kafene që nuk kanë zbatuar urdhërat e mbylljes.

Por megjithë masat e marra, në rrugët e Shkodrës apo në parqet e saj vërehen grupe njerëzish, përfshi dhe të moshuar që dalin dhe qëndrojnë aty pa masa mbrojtëse. Të pyetur nga BIRN qytetarë të ndryshëm thanë se dilnin pasi nuk qëndrojnë dot mbyllur apo se kanë nevojë për ajër. Mjaft po ashtu janë mosbesues ndaj asaj që thuhet duke theksuar se në Shkodër nuk ka asnjë rast të identifikuar me Covid-19.

Ndërkohë mbi 5 mijë familje janë rregjistruar për të kërkuar ndihmë ushqimore në bashki, ndërsa mjaft prej tyre jetojnë në vështirësi edhe në ditë normale, pasi punojnë me mëditje.

Kriza vështirëson jetën në fshatra

Situata e vështirë që po kalon vendi nga përhapja e Covid-19 ka ndikuar në zonat rurale, sidomos aty ku banorët janë të ardhur dhe nuk kanë tokë në pronësi. Në  fshatin Bardhaj në njësinë administrative Rrethina, për shumë familje të varfra dhe të tjerë që kanë mbetur pa punë nga shtetrrethimi, problemet ekonomike po ndjehen më shumë.

Prifti i këtij fshati, famullitari Rolando Reda thotë se banorëve po u mbarohen paratë. “Janë familje pjesëtarët e të cilave nuk kanë punë fikse, por punojnë me raste 2-4 ditë në javë ku gjejnë punë provizore. Këta nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, dhe jeta e tyre është e vështirë edhe pa qenë kjo situatë, ndërsa tani janë në një situatë tepër të rëndë”, tha Reda.

Famullitari tha ee mjaft prej këtyre familjeve nuk lëviznin as në oraret e lejuara për të lëvizur e blerë pasi ato nuk e kanë mundësinë dhe nuk kanë  të ardhura.

Një problem në fshatrat e njësive administrative sipas banorëve është mungesa e dezinfektimit. Nëse në shumë rrugë dhe sheshe të qytetit të Shkodrës është bërë, në njësitë administrative ku sërish numri i banorëve është i lartë dezinfektimi nuk është realizuar.

Një pjesë e këtyre njësive vuajnë edhe nga mungesa e ujit të pishëm, që mbetet një shqetësim i madh në këto ditë të vështira. Mjaft banorë e sigurojnë atë me mjetet e tyre, por kufizimi i lëvizjeve dhe mospërdorimi i mjeteve motorike e ka vështirësuar situatën.

Bashkia Shkodër thotë se po i ndihmon disa nga këto familje me pako ushqimore sipas një grafiku të përgatitur dhe aktualisht  po veprohet në rajonet e qytetit dhe në ditët në vazhdim do të vazhdohet me zona të tjera. Bashkia tha se të premten janë mbështetur 70 familje në nevoje të lagjeve Nr.1 dhe 2, ndërsa të dielën ato të lagjes nr 5.

“Ditën e shtunë janë mbështetur 35 familje dhe individë me pako ushqimore dhe higjienike në Lagjet 3 dhe 4 të Bashkisë Shkodër. Po ashtu janë dezinfektuar disa akse rrugore në qytet dhe institucione”, njoftoi bashkia. Bashkia tha se 5 mijë familje janë rregjistruar për të kërkuar ndihmë, ndërsa janë ndihmuar deri të hënën rreth 200 prej tyre.

Ndërkohë qarkullimi në pikat kufitare vijon me numra shumë të kufizuar, mbi 150 veta kanë kaluar kufirin në Hanin e Hotit prej të cilëve 94 të huaj. Ndërkohë pavarësisht krizës grupe refugjatësh vijojnë të lëvizin drejt Shkodrës me shpresë për të arritur Malin e Zi e më pas vendet të BE. Një grup prej 7 refugjatësh, nga Afrika e Veriut dhe Siria u ndaluan në Shkodër në fundjavë, ndërsa në Facebook qarkulloi një video e një ushtari që u dha atyre ushqime të paketuara.

Shëtitoret dhe tregjet plot

Shëtitorja pranë molos, ku ditë më parë ndërhyri policia dhe ushtria pasi në orarin e lejuar 16-18 kishte dyndje njerëzih që lëviznin pranë njëri-tjetrit nuk ka më të njëjtin frekuentim, por lulishtja e lagjes “Vasil Shanto” apo ajo në qendër  të qytetit, vazhdojnë të kenë prani jo të vogël qytetarësh, të cilët nuk respektojnë distancat dhe nuk kanë masa mbrojtëse.

E ngjashme është situata në rrugë shumë qytetarë përdorin maska, edhe pse efektiviteti i tyre është vënë në dyshim, dhe mjaft të tjerë vendosin shallin si maskë ndërsa përdorimi i dorezave është i rrallë.

Dyndje shqetësuese ndërkohë ka në tregje. Edhe pse të dizinfektuara, njësitë e shitjes janë mjaft pranë njëra tjetrës duke ngjallur shqetësim për përhapje të sëmundjes. Tregu i Rusit apo dhe ai i Zdrales kanë probleme të higjenës ndërsa mungojnë masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Mosrespektim i masave mbrojtëse kundër Covid-19 vërehen dhe në marketet e qytetit ku blerësit rrin afër njëri-tjetrit ndërsa edhe jo të gjithë punonjësit e këtyre njesive tregtare të mëdha kanë maska apo doreza.

Etiketa: AdministrativeAfrikaAnila DushiBanorëbashkiBashkiaBashkia ShkodërBEBIRNCOVIDCOVID-19FacebookFamiljeKrizaMasaMaskaMjaftpaktPoliciaPunëQeveriaSHShkodërShoferSiriaTreguUshtriaVasil Shantovideo
Tjetri
Epidemia e koronavirusit gjunjëzon biznesin popullor të kafeneve në Shqipëri

Epidemia e koronavirusit gjunjëzon biznesin popullor të kafeneve në Shqipëri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.