AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjuha, veprimet kundër romëve ende të pranishme në vendet e Ballkanit anëtare të BE-së

Anja VladisavljevicMarcel Gascón BarberáSvetoslav TodorovngaAnja Vladisavljevic,Marcel Gascón Barberádhe1 të tjerë
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e raportit të prezantuar nga Samiti Rajonal i Romëve të Ballkanit Perëndimor.

Kryebashkiakët dhe politikanë të nivelit të mesëm vazhdojnë ende t’ia hedhin pas me gjuhën e tyre të urrejtjes dhe diskriminimin ndaj komuniteteve rome në tre shtete të Ballkanit që janë pjesë e BE-së, pavarësisht angazhimit të bllokut për të drejtat e pakicave.

Foto e raportit të prezantuar nga Samiti Rajonal i Romëve të Ballkanit Perëndimor.

Që kur Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të Bashkimit Europian në 2007 dhe Kroacia iu bashkua atyre në 2013, komunitetet rome të vendeve kanë filluar të përfitojnë nga një sërë instrumentesh sociale, financiare dhe juridike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë varfërinë dhe diskriminimin.

Por angazhime të tilla jo gjithmonë janë përkthyer në një progres të prekshëm për romët e Europës juglindore përsa i takon arsimit dhe punësimit.

Sipas gjetjeve të Komisionit Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, përjashtimi përsa i takon shkollimit dhe punësimit mbetet i madh në të gjithë popullsinë rome në të tre vendet.

Aktivistët e komunitetit dhe shoqërisë civile thonë se përhapja e vazhdueshme e retorikës, masave dhe mesazheve të hapura kundër romëve po nxit ksenofobinë.

Deklarata të tilla shpesh vijnë nga politikanë rajonalë të niveleve të ulëta dhe liderë të komunitetit përtej syve të institucioneve të BE-së dhe bëjnë thirrje që autoritetet të tregohen të ashpër ndaj krimeve dhe sëmundjeve sociale të shoqëruara shpesh me komunitetet rome.

Kroacia: “shtypëse dhe poshtëruese”

Foto ilustruese: Atdhe Mulla/BIRN.

Një rast tipik ndodhi në Kroaci muajin e kaluar, pas dy vrasjeve në rajonin verior të Medjimurjes, ku sipas studimeve rreth 75 për qind e popullsisë rome prek 25,000 banorësh të vendit jetojnë në kushte të rënda.

Kryetari i rajonit, Matija Posaveç, ka paralajmëruar prej kohësh për problemin e kriminalitetit në mesin e njerëzve që jetojnë me ndihmë sociale. Në mediat loakle, vendbanimet rome portretizohen si vatër krimi, bixhozi, droge dhe alkooli.

Pastaj, në shkurt, një grua rome 37-vjeçare u godit me thikë nga burri i saj dhe një tjetër grua e moshuar u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, siç duket e vrarë gjatë një grabitjeje.

Më 24 shkurt, Posaveç tha për N1 se ai ishte takuar me ministren e Kroacisë së demografisë, familjes, rinisë dhe politikës sociale, Vesna Bedekoviç, dhe ranë dakord se “duhet të ketë kontroll mbi shpenzimin e parave publike”, mesa duket duke iu referuar pagesave të ndihmës sociale.

Posavec këmbënguli se ai nuk po veçonte pakicën rome, por thjesht ata që abuzojnë me sistemin.

Bedekoviç njoftoi një seri masash që do të zbatohen në rajon dhe një tjetër ku ka vendbanime rome, përfshirë monitorimin e frekuentimit të shkollës, “vlerësimin” se si i shpenzojnë të ardhurat minimale dhe punë të detyruar në shërbim të komunitetit për përfituesit e këtyre pagesave.

Benjamin Ignaç, një rom kroat nga Medjimurje, ish-avokat i të drejtave të romëve dhe aktualisht një student i politikës publike në Universitetin e Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se masat ishin vendosur pa asnjë konsultim me romët.

“Masat janë asimetrike dhe përqendrohen kryesisht në nevojat e popullatës shumicë dhe shpërfillin çështje më të mëdha”, tha Ignaç për BIRN, duke theksuar se ai nuk po përpiqej të shfajësonte romët që kanë bërë një krim apo sillen në  mënyrë anti-sociale.

“Ne e pranojmë që kjo është rezultat i varfërisë, diskriminimit dhe dekadave neglizhencë nga qeveria”, tha ai.

“Ne do të donim të shohim më shumë masa që përqendrohen edhe në ato aspekte. Jo vetëm duke i ndëshkuar romët, por edhe duke u siguruar atyre një plan për t’u zhvilluar në një drejtim pozitiv.”

“Mbajtja përgjegjës e romëve nëpërmjet patrullimit dhe mbikëqyrjes është e kotë, shtypëse dhe poshtëruese.”

Në daljen e tij në N1, Posaveç u ankua se “një përqindje e madhe e fëmijëve romë nuk përfundojnë as shkollat ​​fillore të detyrueshme”, pavarësisht faktit, tha ai, se në Medjimurje arsimi ishte i arritshëm për të gjithë, me libra shkollorë, transport dhe ushqim për fëmijët e varfër.

Duke theksuar progresin e bërë në Medjimurje në drejtim të shkollimit të romëve, Ignaç tha se “shumë prej këtyre politikave janë në të vërtetë një përgjigje ndaj presionit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ndarjes së paligjshme të studentëve romë dhe neglizhencës së shtetit për ofrimin e arsim të një cilësie të lartë për ta, sidomos në pretekstin e përmbushjes së kritereve të pranimit në BE.”

Ai tha se çështja e fëmijëve që braktisin shkollën nuk mund të zgjidhet me “zgjidhje të përkohshme”, siç janë librat shkollorë, ushqimi dhe transporti. Institucionet, tha ai, duhet të përqëndrohen në mënyrën se si t’i bëjnë fëmijët romë të ndihen më komodë në shkollë, duke qenë se ata jetojnë në një vend që është gjithnjë e më armiqësor ndaj tyre.

Rumania: urrejtje në Facebook

Foto ilustruese nga Ivana Dervishi

Polemika të ngjashme shfaqen rregullisht në Rumani.

E fundit ishte në janar, kur Dorin Florea, kryetari i Targu Mures në Rumaninë qendrore, bëri thirrje në Facebook që shteti të kryejë kontrolle për çiftet që presin një fëmijë dhe të marrë kujdestarinë e fëmijëve nga ata prindër që nuk plotësojnë disa kritere financiare dhe arsimore.

Florea tha se disa çifte po sillnin në jetë fëmijë “me qëllimin e vetëm” për të përfituar financiarisht.

Disa orë pas postimit të tij, Florea i tha një gazetari vendas: “Ciganët janë një problem serioz në Rumani”, duke përdorur një term përçmues për romët në Ballkan.

Shteti, tha ai, po inkurajonte një pjesë të popullsisë që të mos punojë duke u dhënë atyre ndihmë sociale. Ai akuzoi romët në rajonin e tij se shpërfillin përpjekjet e tij për të ndihmuar në integrimin e tyre duke ndërtuar rrugë, shtëpi dhe shkolla dhe tha se “nuk janë të interesuar për punë”.

Florea u gjobit me 2,500 euro për diskriminim dhe nxitje të urrejtjes racore.

Megjithatë, duket se kjo i ka shkatkuar pak dëm politik, ndërsa disa disa vëzhgues thonë se episodi mund të ketë qenë madje një përpjekje e Floreas për të fituar mbështetje për një kandidim të mundshëm për t’u rizgjedhur në zgjedhjet komunale në mars.

Aktivisti për të drejtat e romëve dhe sociologu Gelu Duminica tha se mesazhet anti-rome të Floreas mund të jenë një taktikë për të grumbulluar mbështetje midis hungarezëve etnikë të Targu Mures.

Një javë pas dënimit të Floreas, u gjobit edhe nënkryetari i partisë Save Rumani Union, USR, në qytetin verilindor të Botosani, Adrian Hobjila, me 2,500 euro sepse deklaroi se romët që jetojnë në Qytetin e Vjetër të qytetit duhet “të hiqen” që atje për të hapur rrugë për rinovimin e ndërtesave historike në atë pjesë të qytetit.

Një tjetër politikan që u gjobit është Catalin Chereches, kryetari i bashkisë së Baia Mare, i cili doli në titujt ndërkombëtarë të gazetave më shumë se një dekadë më parë kur ndërtoi një mur betoni dy metra të lartë midis njësive të strehimit social ku strehoheshin familje rome dhe pjesës tjetër të qytetit.

Në janar, ai u gjobit me rreth 1,500 euro për mosrespektimin e një urdhri gjyqësor për prishjen e murit. Në vitin 2012, ai transferoi 2,000 romë në një pjesë të një fabrike kimike të braktisur. Përsëri, politikat anti-rome të Chereches nuk e kanë dëmtuar atë aspak në aspektin politik. Ai fitoi zgjedhjet e fundit lokale në qytet në vitin 2016 me 70 për qind të votave.

Në nëntor të vitit të kaluar, një tjetër kryetar, Nicolae Robu nga Timisoara në Rumaninë perëndimore, nxorri një urdhër administrativ që ndalonte të luhej muzika manele në rrugët e qytetit. Kritikët e quajtën këtë veprim diskriminues, duke pasur parasysh lidhjen e manelit me pakicën rome.

Duminica, sociologu, tha se pak a shumë e njëjta gjë mund të pritej në prag të zgjedhjeve komunale në qershor, pasi partitë në të gjithë spektrin politik përpiqen “të bëjnë dash kurbani” “të varfërit dhe të prekshmit”, sidomos romët, për të larguar vëmendjen nga ritmi i ngadaltë i progresit në Rumani në tërësi.

Bullgari: Asnjë ndëshkim për vërejtjet anti-rome

Foto ilustruese nga Ivana Dervishi/BIRN.

Stereotipet dhe diskriminimi janë të shumta midis deklaratave të bëra nga politikanë dhe figura të tjera publike në Bullgari.

Angel Djambazki, nënkryetari i partisë nacionaliste IMRO dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka shprehur vazhdimisht deklarata anti-rome dhe, në një koment në Facebook në 2017, ai bëri thirrje për “euthanazi” për romët bullgarë pas vdekjes së një 18-vjeçari pasi u godit nga një burrë me origjinë rome.

Në vitin 2014, Valeri Simeonov, një drejtues i Frontit Kombëtar Nacionalist për Shpëtimin e Bullgarisë dhe një ish zv/kryeministër, e përshkroi komunitetin rom në Bullgari si “popull arrogant, mendjemëdhenj dhe kafshëror që nuk i ngjajnë aspak njerëzve”.

Në janar 2018, Gjykata e Lartë e Bullgarisë vendosi se fjalët e tij nuk ishin diskriminuese. Një vit më parë ai u bë kryetar i Këshillit të Bullgarisë për Integrimin Etnik të Minoriteteve.

Në vitin 2014, një politikan tjetër nacionalist, Kostadin Kostadinov, i etiketoi romët “subhumanë”, ndërsa në vitin 2019 Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev u kritikua kur i tha një gjykate, “Ata e bëjnë gjithmonë këtë. Coganët e bëjnë gjithashtu gjithmonë këtë.”

Një aktivist rom e çoi atë në gjyq, por gjyqtarët vendosën muajin e kaluar se nuk kishte asgjë ksenofobike në komentin e tij.

Etiketa: aktivistArsimiBallkanBanorëBEBIRNBixhoziBullgariBullgariaDASHdiskriminimDrogeEuroFacebookFamiljeGjykataGjyqgjyqtarIvana DervishiKrimkrimiKroaciKroaciakryetarLokaleMasaprogresProkuroriPunëQeveriarajonromromëRumaniRumaniaSHshkollastudentZgjedhjet
Tjetri
Ligjvënësit në Kosovë vendosin politikën para pandemisë

Rrëzimi i qeverisë Kurti e lë politikën kosovare në paqartësi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.