AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pa punë dhe pa ndihma: Karantina thellon varfërinë e komunitetit rom dhe egjiptian

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Baraka e dëmtuar e një familjeje rome në Kombinat të Tiranës. Foto: Vladimir Karaj.

Regjimi i ndalim-qarkullimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri COVID-19 ka lënë pa punë dhe pa të ardhura familjet e komunitetit rom dhe egjiptian –që sipas aktivistëve janë gjithashtu shtresa më e harruar nga programet e asistencës së qeverisë.

Baraka e dëmtuar e një familjeje rome në Kombinat të Tiranës. Foto: Vladimir Karaj.

Regjimi i ndalim-qarkullimit e ka vështirësuar mbijetesën për qindra familje rome dhe egjiptiane në Shqipëri; të cilët po përballen jo vetëm me rrezikun e përhapjes së COVID-19, por edhe me urinë.

Shumica e këtyre familjeve e sigurojnë mbijetesën përmes vetëpunësimit informal –një aktivitet i pamundur gjatë javëve të karantinës, që sipas aktivistëve të komunitetit rom dhe egjiptian i ka lënë ata pa asnjë të ardhur.

Të vetëpunësuarit janë deri më tani kategoria më e prekur e krizës së koronavirusit në Shqipëri dhe ndër ta, të vetëpunësuarit informalë janë ata që po vuajnë më shumë.

Sipas një sondazhi të kryer nga kompania e hulumtimeve dhe konsulencës IDRA, rreth 94% e kategorisë së të vetëpunësuarve deklarojnë se kriza i ka ndikuar financat e tyre shumë negativisht ose negativisht.

“Ankesat më të mëdha vijnë nga anëtarët e komunitetit Rom dhe Egjiptian, sepse sidomos ata kanë mungesë të furnizimit me ushqime,”thotë Romina Sefa, aktiviste e këtij komuniteti.

Më 19 mars, qeveria miratoi përmes VKM-së nr: 236 një plan asistence për shtresat në nevojë në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Sipas këtij vendimi, shtesa në nevojë konsiderohen familjet që nuk kanë familjarë të aftë për punë në njësinë ku banojnë, përfituesit e ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët si dhe familjet e pastreha.

Në vendim, qeveria merr përsipër dërgimin e pagesave për subjektet që përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale si dhe dërgimin e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore si dhe barnat e nevojshme për këto familje.

Megjithatë, aktivistët ngrenë shqetësimin se vetëm një numër i vogël i këtij komuniteti ka përfituar nga programi i shtresave në nevojë, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të vuajnë pasojat e mungesës së të ardhurave.

“Bashkitë janë gjendur të papërgatitura. Ata nuk kanë fondet e caktuara specifike për familjet e komuniteteve të margjinalizuara në këtë situatë.  Aktualisht këto familje po ndihmohen kryesisht nga organizatat jo-fitimprurëse,” tha Sefa për BIRN.

Komuniteti rom dhe egjiptian e priti me protesta vendosjen e regjimit të karantinës –duke apeluar për ndihmë në ushqime dhe detergjentë.

Anëtarë të komunitetit rom në Elbasan kërkuan ndihmë ekonomike për të përballuar karantinën. Foto:Bardha Nergjoni/BIRN

Të parët ishin rreth 400 familje në bashkinë e Elbasanit, të cilët frymëzuan protesta të ngjashme në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Berat.

Sebastian Halimi, aktist i komunitetit rom dhe egjiptian i tha BIRN se shumica e njerëzve që ai njeh nuk janë lejuar të shkojnë në punë dhe nga ana tjetër nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme deri më sot.

“Njoh personalisht anëtarë të komunitetit, që ua kanë ndaluar të shkojnë në punë dhe të cilët nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme,” tha Halimi duke theksuar situatën e vështirë.

Ngjashëm me Halimin, edhe aktivistja Sefa thotë se familjet e komunitetit rom e kanë gjetur papritur veten pa punë dhe pa ndihmë –pasi punësimi informal nuk do të  kompensohet.

“Vetëm në Tiranë janë rreth 600 familje të këtij komuniteti, që nuk kanë përfiturar asnjë lloj ndihme,” thotë Sefa, ndërsa përmend raste të ankesave të mbërritura prej tyre në Qendrën për Advokim Social.

Mungesa e ushqimit mbi tryezë është problemi më i madh, por jo i vetmi me të cilën po përballen familjet rome dhe egjiptiane. Aktivistët theksojnë se ata janë ndër kategoritë më të rrezikuara nga COVID-19 për shkak të mungesës së kushteve për të zbatuar rregullat e higjienës si dhe mungesës së masave mbrojtëse, si maska apo dezinfektantë.

Sebastian Halimi i tha BIRN se asnjë prej familjeve me të cilat ai ka pasur kontakt nuk kishte masa mbrojtëse ndaj koronavirusit, ndërsa shtoi se familjet e kanë të pamundur t’i sigurojnë ato me shpenzimet e tyre.

Halimi shton se edhe protestat e anëtarëve të këtij komuniteti ranë në vesh të shurdhër.

“Pavarësisht dhe protestave që u kryen në ditë të vështira siç janë këto, akoma nuk është marrë asnjë përgjigje në lidhje me ndihmat,” tha ai.

Aktivistët e komunitetit thonë se mbetet ende e paqartë se si do të funksionojë skema e asistencës për shtresat në nevojë në shumë prej qyteteve dhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga ana e Bashkive, për të zbutur sadopak varfërinë.

“Nga vëshgimet tona dhe grupit të aktivistëve Romë dhe Egjiptianë është vënë re se kanë qenë pikërisht organizatat jo-qeveriatare apo ato bamirëse që u kanë ardhur më tepër në ndihmë situatës së rënduar të komuniteteve më të rrezikuara, pasi Bashkitë akoma nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë situatë,” tha Sefa për BIRN.

Sefa shtoi dy javë më parë kishte qenë dëshmitare në shpërndarjen e ndihmave për pak familje të komunitetit rom dhe egjiptian në Tiranë.

“Kam parë që kanë shpërndarë para dy javësh tek disa familje të këtij komuniteti disa ndihma. Ato përbëheshin nga 2 kg oriz, 2 kg sheqer, 2 pako makarona dhe nga një vaj e qumësht.  Më thoni ju si mund të mbijetojë një familje me këto ndihma për 2 javë,” përfundoi ajo.

Etiketa: aktivistAktivistëBeratBIRNCOVIDCOVID-19egjiptianelbasanFamiljeFinancatIDRAkarantinëkomuniteti romKrizaMasaMaskandalimParapensionistëProtestaProtestatPunëPunësimiQeveriaromRomina SefaSHshqipShqipëriTiranëVendimVendimiVKM
Tjetri
Milano nën karantinë: kryeqyteti financiar i Italisë i zbrazur nga COVID-19

A do të funksionojë strategjia ekonomike?

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.