AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Këshilli i Europës: Disa qeveri po abuzojnë me COVID-19 për të kufizuar lirinë e shprehjes

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerja e KiE për të Drejtate Njeriut Dunja Mijatovic

Komisionerja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic kritikoi një numër shtetesh në Europën Lindore, Ballkan dhe Kaukaz për abuzimin me emergjencën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe përdorimin e saj për të sulmuar lirinë e shprehjes.

Komisionerja e KiE për të Drejtate Njeriut Dunja Mijatovic

Mijatoviç bëri të ditur se në një numër vendesh, përfshirë, Hungarinë, Rumaninë Bosnjën, Slovakinëe  Azerbajxhanin, sakaq kanë hyrë në rrugën e kufizimit të lirisë së shprehjes duke justifikuar me nevojën për të luftuar dizinformimin në lidhje me pandeminë.

Në një deklaratë për shtyp, Mijatoviç tha: “Problemet botërore të shëndetit të shkaktuara nga COVID-19 kërkojnë masa efikase për të mbrojtur jetët dhe shëndetin e njerëzve. Kjo përfshin nevojën e luftimit të dizinformimit që mund të shkaktojë panik apo trazira shoqërore. Por është për të ardhur keq që disa qeveri po e përdorin këtë nevojë si pretekst për të vendosur kufizime disproporcionale ndaj lirisë së shtypit.”

Sipas të dhënave të Këshillit të Europës, parlamentet, qeveritë dhe autoritetet lokale kanë ndërmarrë ligje, dekrete apo vendime që dukshëm pengojnë punën e gazetarëve dhe të medias dhe kufizojnë të drejtën e publikut për të ndërmarrë informacion të pavarur.

Gazetarët që raportojnë për pandeminë në Hungari dhe në Rusi po përballen me sanksione të ndryshme, përfshirë ligje të reja që parashikojnë dënime me burg për përhapjen e “informacionit të rremë”, ndërsa në Azerbajxhan, amendime të kohëve të fundit detyrojnë pronarët e faqeve të internetit të parandalojnë përhapjen e “informacionit të dëmshëm” online.

Në Rumani, një dekretligj i lejon autoriteteve të heqin përmbajtjen dhe bllokojnë faqet e internetit kur gjykojnë se kanë të bëjnë me “informacion fals” në lidhje me ecurinë e COVID-19 dhe masave parandaluese.

Në Bosnjë dhe Herzegovinë, dekretet dhe propozimet ligjore që synojnë të ndëshkojnë qarkullimin e informacionit që mund të shkaktojë panik rrezikojnë të kufizojnë punën e gazetarëve dhe lirinë e medias në platformat e medias sociale.

“Kjo është një përqasje kundërprodhuese dhe duhet të ndalojë,” deklaroi Mijatoviç. “Veçanërisht në kohë krizash, ne kemi nevojë më shumë të mbrojmë liritë dhe të drejtat tona të shtrenjta.”

Pak ditë më parë, dhjetë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, i bënë thirrje Këshillit të Europës të veprojë kundër asaj që organizatat gjykojnë se shumë qeveri po injorojnë detyrimet që kanë nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Shqetësime mbi injorimin e parimeve të shtetit ligjor kanë lindur jo vetëm në vende me demokraci hibride si shtetet e Ballkanit, por në raste të kufizuara, edhe në vendet e zhvilluara. Në Britaninë e Madhe, njësi të ndryshme policore u kritikuan javën e kaluar se po kërkonin të zbatonin, jo ligjin, por deklaratat apo mendimet e tyre mbi kufizimet dhe liritë. Në një rast, policia kritikoi disa qytetarë që kishin dalë në shëtitje në natyrë për kryerjen e një “aktiviteti jothelbësor”. Policia nga ana e saj u kritikua për shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës, pasi në rregullimin ligjor nuk parashikohej kufizimi i të drejtës për shëtitje në natyrë. Kjo sjellje u konsiderua nga kritikët si asgjë më pak se sa sjellja e policisë në një shtet policor.

Etiketa: AzerbajxhanBallkanBurgCOVIDCOVID-19demokraciDunja MijatovicgazetarHungariKëshilli i EuropëskufizimeLokaleMasapandemiaPoliciaPunëRumaniRusisanksioneSHtrazira
Tjetri
Bankat ulin punonjësit, shkurtojnë zyrat dhe rrisin fitimet (infografik)

Bankat ulin punonjësit, shkurtojnë zyrat dhe rrisin fitimet (infografik)

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.