AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rritet sërish kurba e COVID-19, ndërsa numri i të prekurve shkon në 304

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infermierë me veshje mbrojtëse e maska duke ecur në oborrin e Shërbimit Infektiv | Foto : LSA

Në 24 orët e fundit u zbuluan 27 raste të reja me COVID-19, dymbëdhjetë prej të cilëve u përkasin dy rretheve familjare në qytetin e Shkodrës.

Kurba e rasteve të reja të prekura me COVID-19 u rrit sërish të enjten, ku 27 persona rezultuan pozitivë nga 112 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në një deklaratë për mediat se 12 persona të prekur ose 44% e rasteve të reja u zbuluan vetëm në qytetin e Shkodrës –një vatër e dyfishuar tashmë nga koronavirusi i ri.

Zgjerimi i të prekurve në 24 orët e fundit e ka çuar në 304 numrin e personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Nga këta, 73 pacientë ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe 4 të tjerë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”, i cili ka marrë tashmë emrin COVID 2.

“Në shërbimin e spitalit Infektiv ndodhen të shtruar 73 pacientë, shtatë prej të cilëve në terapi intensive dhe dy në gjendje të rëndë dhe të intubuar. Tre pacientë u transportuan sot në mëngjes nga Spitali Infektiv në spitalin COVID 2, i cili do të trajtojë rastet e rënda. Aktualisht në këtë spital ndodhen 4 pacientë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe të intubuar,” deklaroi Rakacolli.

Vatra e infeksionit u rrit sërish në Tiranë duke shënuar 146 raste, por Ministria e Shëndetësisë shprehu shqetësim për një dyfishim të rasteve në qytetin e Shkodrës, ku numri i të prekurve është tashmë 22.

“Rastet e Shkodrës janë dyfishuar me 12 raste të reja, të cilat janë zbuluar në dy rrethe familjare,” deklaroi Rakacolli, e cila shtoi se mes të infektuarve ishte edhe një fëmijë 13 vjeç. “Shtimi i rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mosrespektimin e masave të distancimit social dhe atyre për kufizimin e infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vazhdon të rekomandojë,” shtoi Rakacolli.

Rritja e numrit të rasteve të reja në Shqipëri erdhi pas disa ditëve të qeta, ku numri i të infektuarve ditorë u ul ndjeshëm. Të mërkurën, numri i rasteve të reja ishte 18.

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar 16 të vdekur në Shqipëri, ndërsa infeksioni ka prekur edhe 32 mjekë dhe infermierë. Zv.ministrja e Shëndetësisë tha se lajmi i mirë është numri i personave të shëruar nga virusi, i cili ka arritur tashmë në 89 persona. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë.

Etiketa: COVIDCOVID-19MjekpandemiaPandemia e COVID-19SHShefqet NdroqiShkodërshqipShqipëriSpitalSpitali Infektivtestime
Tjetri
Punëtorët e sektorit privat në Ballkan më të dëmtuarit nga pandemia COVID-19

Punëtorët e sektorit privat në Ballkan më të dëmtuarit nga pandemia COVID-19

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.