AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si mund të triumfojnë demokracitë mbi pandemitë

Maciej KisilowskiAnna WojciukngaMaciej KisilowskidheAnna Wojciuk
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Kortezi e Pedro Ribeiro Simões/Flickr

Ndryshe nga narrativa popullore mediatike, pandemia COVID-19 nuk e ka fuqizuar argumentin pro autoritarizmit të stilit kinez por më shumë i ka dhënë dorë populizmit joliberal. Me qeveri të unitetit kombëtar, demokracitë e botës mund të përballen më mirë me koronavirusin.

Foto ilustruese: Kortezi e Pedro Ribeiro Simões/Flickr

Europa po përjeton një nga krizat më të rënda të saj që nga Lufta e Dytë Botërore. Në përgjigje ndaj pandemisë COVID-19, vendet e Europës duhet të përdorin një mjet klasik të demokracisë për përballje me sfida ekzistenciale: qeveri të unitetit kombëtar të mbështetura nga koalicione të gjera qeverisëse.

Për momentin, shumë vende europiane – në veçanti Franca, Greqia, Italia, Irlanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Republika Çeke – drejtohen nga qeveri që kanë mbështetje të dobët, për shkak të frakturave më të thella sociopolitike. Kërcënimi i ri nga COVID-19 vjen pas një dekade polarizimi të paprecedent politik dhe revoltave populiste nëpër të gjithë kontinentin. Në Poloni, Hungari, Republika Çeke, Sllovaki, dhe (në rrugë e sipër) në Mbretërinë e Bashkuar, populistët anti-estabilishment tashmë drejtojnë qeveritë; në Gjermani, Francë dhe Itali, ata janë komponentë madhorë të opozitës parlamentare.

Ajo që kanë të përbashkët populistët e Europës është bindja se demokracia tradicionale liberale është tepër e dobët dhe me telashe për të menaxhuar sfidat e shekullit të njëzet e një. Modus operandi i tyre është të tallen me rolin e ekspertëve të politikave dhe të mobilizojnë “popullin” kundër intelektualëve dhe elitave të tjera.

Por një krizë e vërtetë po rritet tashmë duke nxjerrë të pavërtetë premtimin populist të zgjidhjeve të thjeshta ndaj problemeve komplekse. Ndërsa pandemia COVID-19 është përshkallëzuar, presidenti i SHBA-së Donald Trump – kryepopulisti i sotëm i botës – e ka nxjerrë veten akoma më budalla se sa zakonisht. Pasi injoroi fillimisht koronavirusin si “mashtrim i ri” demokratësh, ai premtoi se do ta “rihapte” SHBA-në para se të vinin Pashkk ndërsa tani me dëshpërim po përpiqet të veprojë, gjë që ka prodhuar politikëbërje të shkëputur dhe kaotike, shoqëruar me pretendime të pavërteta se ai kuptonte kërcënimin që përbënte pandemia që nga fillimi.

Në Hungari dhe Poloni, qeveritë joliberale kanë vepruar me shpejtësi për të vendosur masa të rrepta të distancimit social, ndërsa me shpejtësi kanë konsoliduar pushtetin e vet. Por kjo sjellje agresive fsheh një ndjesi më të thellë pasigurie. Për shumë vite, këto qeveri kanë konsoliduar pushtetin e tyre duke joshur mbështetësit e vetë nacionalistë, ndërsa kanë injoruar gjendjen e mjerë të sistemeve shëndetësore të vendeve të tyre. Për rrjedhojë, që të dyja vendet janë diku pranë fundit të Indeksit Europian të Konsumit Shëndetësor, ku Polonia renditet e 32-a nga 35 vende ndërsa Hungaria e 33-a.

Por ndërsa ilaçi popullor i fuqisë së autoritaristëve po përballet me një realitet brutal, liberalët e Europës nuk mund t’i lejojnë vetes të vijojnë “punën si zakonisht.” Për shkak të shkallës së shpejtësisë së përhapjes dhe shkallës së lartë të komplikacioneve serioze, COVID-19 sakaq ka vendosur nën presion të lartë edhe vendet më të pasura dhe mirëfunksionuese të Europës. Qeveritë e Europës janë detyruar të bëjnë vendime për jetë a vdekje që do të prekin qindramilionë njerëz në kontinent.

Nëse gjykojmë nga eksperiencat e kohëve të fundit të Kinës, Taivanit dhe Singaporit, këto vendime do të kërkojnë disiplinë të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet e shoqërisë në mënyrë që masat të jenë efikase. Shumica e njerëzve do të duhet të qëndrojnë në shtëpi për javë e ndoshta muaj, por mjekët dhe infermierët do të duhet të vijojnë të shkojnë në punë. Bizneset mes shumë sektorëve do të duhet të mendojnë në mënyrë krijuese mbi si duhet të ruajnë zinxhirët e furnizimit që sakaq janë të dobësuar si dhe operacionet bazë.

Për më tepër, këto sfida do të duhet të zgjidhen kryesisht në nivel kombëtar. Qeverisja shumëpalëshe përmes Bashkimit Europian është e rëndësishme, por janë qeveritë kombëtare që kanë mekanizmat e garantimit të sigurisë dhe mjetet e kërkuara për zbatimin e krizave. Politikanët europianë për rrjedhojë duhet të përdorin mekanizmat e testuara dhe provuara të menaxhimit të krizave: një qeveri e mbështetur nga një bazë politike e zgjeruar.

Qeveritë e mbështetura nga të gjitha partitë politikë nga i gjithë spektri ideologjik kanë një histori të fortë të trajtimit të krizave ekonomike serioze, katastrofa natyrore dhe luftëra. Një shembull klasik është Mbretëria e Bashkuar në vitet 1930 dhe 1940, kur qeveritë e unitetit kombëtar u krijuan gjatë Depresionit të Madh dhe u shtrinë përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Politika partiake u rikthye vetëm në zgjedhjet e vitit 1945. Qeveritë e unitetit kombëtar kanë qenë gjithashtu thelbësore për Izraelin në çastet më të rëndësishme të historisë së trazuar të këtij vendi. Dhe gjatë krizës së eurozonës, qeveri uniteti u krijuan në Greqi dhe Itali.

Qeveritë e unitetit kombëtar përfshijnë një shkallë të jashtëzakonshme ndarjeje të pushtetit, e cila nga ana e vet jep legjitimitet për të ndërmarrë vendime gjithnjë e më të vështira dhe të kushtueshme përballë krizës. Ata munden gjithashtu të shfrytëzojnë një gamë më të gjerë ekspertësh dhe politikanësh me eksperiencë për të arritur vendime më të mira ndërsa struktura shumë-partizane siguron së paku një shkallë mbikëqyrjeje mbi pushtetin ekzekutiv, i cili në mënyrë të pashmangshme do të bëhet më i përqendruar në kontekstin e një emergjence kombëtare.

Në kontekstin aktual politik, pyetja e dukshme që ngrihet nga propozimi ynë është nëse nëse qeveritë e unitetit duhet apo jo të përfshijnë edhe partitë populiste. Në Poloni, Republikën Çeke dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku populistët janë në pushtet, përgjigjja është e thjeshtë: nuk ka mënyrë tjetër për të krijuar një qeveri të tillë. Për më tepër, për opozitën demokratike në këto vende, kërkesa për një qeveri uniteti mund të jetë një alternativë realiste ndaj stilit hungarez të rrëshqitjes drejt diktaturës.

Por edhe në vendet ku qeverisin forcat demokratike, udhëheqësit duhet të peshojnë rreziqet dhe përfitimet për një ftesë të kujdesshme të përfaqësuesve të vetuar të partive populiste në një qeveri uniteti. Zgjidhja e drejtë varet këtu si nga niveli i mbështetjes popullore për partitë populiste dhe nga çështja se sa ekstreme janë këndvështrimet e këtyre partive. Në marrjen e vendimeve, demokratët duhet të mbajnë parasysh se, nëse lihen jashtë qeverisjes, populistët me siguri do të përpiqen të sigurojnë pikë politike nga kritikimi i vendimeve të vështira dhe gabimeve të pashmangshme në një situatë të tillë.

Ndërsa kriza COVID-19 përshkallëzohet, operacionet normale të parlamenteve kombëtare shpejt mund të bllokohen seriozisht. Ka shumë prova nga qarqet akademike që tregojnë se demokracitë mbrojnë më mirë shoqëritë e tyre se sa diktatorët apo autoritaristët, veçanërisht në terma afatgjatë.

Pas një dekade në të cilën ne jemi përqendruar në atë çfarë na ndan ne, politikanët më në fund kanë filluar të theksojnë se në këtë probem ne jemi, shumë drejtpërsëdrejti, bashkë. Por këshillat për unitet kombëtar mund të mbërrijnë deri në një farë pike. Ajo çfarë ne kemi tani është që ta përkthejmë retorikën në realitet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. How Democracies Can Beat the Pandemic

Etiketa: akademikeBashkimit EuropianCOVIDCOVID-19demokraciadiktatorDonald TrumpEuropaFrancaGjermaniGreqiGreqiaHungariinfermierëItaliItaliakatastrofa natyroreKrizaLuftaMasamashtrimmbështetjeMbretëria e BashkuarMjekmjekëpandemiaParaPoloniPoloniapopulistProject SyndicatePunëQarqetSHSHBASpanjaTrumpvdekjeZgjedhjet
Tjetri
Sërish 28 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave shkon në 20

Sërish 28 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave shkon në 20

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.