AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndalohet një person, kundërshtoi masat kundër COVID-19 dhe kërcënoi mjekun

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stafi i urgjencës në Elbasan. Foto Ilustruese Bardha Nergjoni

Një person është shoqëruar nga policia në Elbasan pasi refuzoi të ndiqte këshillat për të ruajtur distancën në urgjencë dhe kërcënoi shefin e shërbimit.

Stafi i urgjencës në Elbasan. Foto Ilustruese Bardha Nergjoni

Shefi i Urgjencës Rajonale në Elbasan është kërcënuar nga një person të mërkurën ndërsa ishte në detyrë. Ergys Mici tha se ishte kërcënuar pasi kishte këmbëngulur që personi të respektonte distancat dhe masat kundër COVID-19, por qytetari ka kundërshtuar dhe ka kërcënuar mjekun.

“Ne jemi i vetmi shërbim shëndetësor 24 orë në këtë situatë dhe jemi më të rrezikuarit. Sot u përballa me një rast kërcënimi. I kërkova një qytetari të respektonte distancat dhe rregullat kundër COVID 19. E pyeta kush ishte dhe pse ndodhej aty.  Nuk ishte rast urgjent. Por ajo që mora në këmbim ishte një kërcënim jete”, i tha Mici BIRN.

Mici tha se ka denoncuar kërcënimin në polici, por kjo kishte marrë kohë pasi linja dikte e zënë. “Edhe pse telefonuam policinë linja dilte e zënë dhe situata ishte tepër delikate. Ishte një njeri që nuk e kisha parë ndonjëherë. Për këtë rast e kam bërë denoncimin dhe nuk di çfarë masash ka marrë policia”, tha mjeku.

Policia mësohet se ka bërë shoqërimin në komisariat të të dyshuarit. E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses Drejtoria Elbasan konfirmoi se është duke u marrë me anën proceduriale pa dhënë asnjë detaj për rastin në fjalë.

Ndërkohë mësohet se personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vazhduar me kërcënimet ndaj shefit të urgjencës edhe pas mbërritjes së policisë.

Personeli mjekësor ka marrë masa që të zbatohen rregullat ndaj epidemisë që në hyrje pasi mjekët e urgjencës e shohin veten si të rrezikuar për shkak të kontakteve me pacientët e urgjencës. Por për mjekët është problem që në këtë strukturë shëndetësore nuk ka shërbim policie dhe e vetmja barrierë është një roje në hyrjen e urgjencës.

“Pranë urgjencës tonë nuk ka shërbim policie dhe i gjithë personeli i urgjencës që punon 24 orë në 24 ndjehet i frikësuar. Përvecc rrezikut të infeksionit ne përballemi edhe me këto raste që na e bëjnë punën më të vështirë.”, tha Mici për BIRN.

Shefi i Urgjencës Rajonale në Elbasan ka kërkuar shërbim 24 orë të policisë së shtetit dhe masa të tjera për të rritur sigurinë e personelit.

Aktualisht në qendrën Spitalore në Elbasan janë anuluar të gjitha operacionet e planifikuara dhe është ulur ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar. Mësohet mjekët kanë filluar kontaktimin e pacientëve nëpërmjet telefonit duke bërë edhe konsultimin online. Ndërkohë recetat janë duke u plotësuar në mënyrë elektronike. Po kështu janë kufizuar ndjeshëm shërbimet në Poliklinikën Qendrore. Personeli shëndetësor është përshtatur për t’i shërbyer pacientëve në kushtet e reja, por sërish përballet me vështirësi.

Ata thonë se masat mbrojtëse janë të pamjaftueshme përballë kerkesave gjatë orëve të shërbimit, ndërsa kërkojnë që të testohen në vazhdimësi për shkak të rrezikshëmërisë së madhe.

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19elbasanEmriMasaMjekmjekëpoliciPoliciaPunëSH
Tjetri
‘Shpresojmë të mos përdoren’; valvulat e printuara me 3D i dorëzohen QSUT-së

‘Shpresojmë të mos përdoren’; valvulat e printuara me 3D i dorëzohen QSUT-së

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.