AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

COVID-19 e fut kremtimin e Pashkëve në botën virtuale

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mesha e së Premtes së Mirë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/ LSA

Pandemia e koronavirusit të ri po ndryshon rrënjësisht kremtimin e Pashkëve në Shqipëri, pas pezullimit të riteve fetare nëpër kisha si pasojë e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Mesha e së Premtes së Mirë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/ LSA

Zakonisht gjatë së Premtes së Mirë në Lezhë, ipeshkvi katolik u bashkohet qindra besimtarëve dhe së bashku marshojnë drejt kalasë së qytetit për përkujtuar udhën e Krishtit drejt kryqit.

Por si shumë katolikë të tjerë përreth botës, lezhjanët qëndruan në shtëpi, ndërkohë që ceremonia e kremtimit të meshës u transmetua live me video përmes rrjeteve sociale nga katedralja e Shën Kollit.

Për herë të parë pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, kishat Katolike nuk do të hapin dyert për besimtarët gjatë festës së Pashkës.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë që do arrinim të përdornim rrjetet sociale për të zëvendësuar marrëdhënien tonë të përditshme me Zotin, por ketë na solli koronavirusi,” thotë ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale.

“Ceremonitë fetare do t’i transmetojmë live përmes rrjeteve sociale, derisa kjo situatë të kalojë,” shtoi ai.

Që prej shpërthimit të epidemisë së COVID-19, kishat Katolike kanë mbyllur dyert për besimtarët. Ipeshkvi Vitale theksoi se këto janë ditë të vështira për të gjithë, por përfaqësuesit e kishës Katolike nxisin besimtarët që të respektojnë rregullat e vetëizolimit dhe të luten nga shtëpia. Kishat do të vijojnë të mbyllura për besimtaret deri në tejkalimin e situatës së krijuar, si e vetmja mënyrë kjo për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Për shkak të kësaj pandemie që ka përfshirë të gjithë botën, Pashkët do i kremtojmë në mënyrë të pazakontë, por kjo nuk i pengon besimtarët qe të luten nga shtëpia e tyre,” tha ai.

“Shpresojmë që shumë shpejt do t’i rikthemi normalitetit dhe besimtarët të kenë mundësi që t’i drejtohen fizikisht kishës për të adresuar lutjet e tyre,” shtoi Vitale.

Prej 8 marsit, Shqipëria numëron 433 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 23 e humbën betejën me sëmundjen ndërsa 197 të tjerë janë tashmë të shëruar. Për të parandaluar përhapjen e virusit, qeveria ka ndërmarrë një seri masash drastike të distancimit social, përfshirë ndalimin e grumbullimeve publike me më shumë se 2 persona, ndalimin e transportit publik, si dhe mbylljen e bizneseve jothelbësore.

Drejtuesit e besimeve kryesore fetare në Shqipëri i janë bashkuar përpjekjes së autoriteteve, duke pezulluar aktivitetet fetare.

Për shkak të masave, për herë të parë që prej shpalljes së lirisë së besimit në Shqipëri në vitin 1991, Prenda Nushi nga Laçi ka qëndruar pa e vizituar kishën e “Shna Ndout”.

Ndërprerja e ritualeve fetare si masë parandaluese për mospërhapjen e koronavirusit të ri e ka detyruar 70-vjeçaren që të zbatojë rregullat e përcaktuara dhe të rrijë larg vendit të shenjtë, që ajo thotë se e vizitonte thuajse çdo javë.

“Unë jam shumë besimtare dhe nuk kalonte java pa e vizituar kishën e “Shna Ndout”,” thotë Nushi. “Por situata e krijuar nga gripi kinez më ka penguar të shkoj gjatë kësaj periudhe, pasi na kanë njoftuar se janë ndërpre veprimtaritë fetare,” shton ajo, duke iu referuar epidemisë së koronvirusit COVID-19, që u përhap fillimisht në dhjetor në qytetin Wuhan në Kinë.

Mesha e së Premtes së Mirë u zhvillua si asnjëherë tjetër këto tre dekada në mungesë të besimtarëve katolikë. Foto: Elvis Hila.

Prenda tregon se kishën e “Shna Ndout” e ka vizituar për herë të fundit në fillim të marsit, përpara se qeveria të ndërmerrte masat shtrënguese për ndalimin e qarkullimit dhe automjeteve dhe kufizimin e lëvizjes për këmbësorët.

“Dëshira është e madhe të shkoj në atë vend të shenjtë, por në këmbë e kam të pamundur sepse jam e sëmurë dhe nuk mund të lëvizi shumë, duke qene se është edhe terren malor,” shton ajo me keqardhje.

E moshuara tregon se nuk e kishte menduar asnjëherë që vendi i amshuar do të mbyllte dyert për besimtarët e shumtë që e vizitojnë atë.

“Kjo është diçka e dhimbshme, sepse jemi edhe në kohën e Pashkëve, një festë shumë e rëndësishme për ne katolikët,” tha Nushi.

Por pavarësisht mungesës fizike në kishë, Prenda Nushi thotë se lutet çdo natë në shtëpi që epidemia e COVID-19 të kalojë së më parë dhe njerëzia t’i rikthehet normalitetit.

“Po e pres me padurim ditën kur do ta shikoj sërish plot kishën, sepse këtu vijnë mijëra njerëz sidomos gjatë 13 të martave të pelegrinazhit, që është pikërisht në këtë periudhë,” tha 70-vjeçarja.

Në ditën e së Premtes së Mirë në vigjilje të festës së Pashkës, kisha e “Shna Ndout” ishte më e boshatisur se kurrë. Që prej mesit të muajit mars, kisha i ka ndaluar veprimtaritë fetare si pasojë e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi i ri.

Njerëzit në këtë vend të shenjtë mund t’i numërosh me gishta dhe ata që e frekuentojnë janë kryesisht banorë të qytetit të Laçit, të cilët e mbulojnë distancën që i ndan me vendin e amshuar në këmbë.

“Jemi nga Laçi dhe duke qenë se jemi në prag të festës së Pashkës, erdhëm në këmbë këtu tek kisha,” tha një besimtare.

Ajo shtoi se pezullimi i aktiviteteve fetare në Kishën e “Shna Ndout”  është diçka shumë e dhimbshme dhe nënvizoi se po shpresonte që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të gjithë t’i rikthehen normalitetit.

“Ne besojmë tek kisha e Laçit, sepse ky vend ka bërë shumë mrekulli dhe adresojmë lutjet që dhe virusi të kalojë sa më shpejt,” tha besimtarja.

Rektori i kishës së ‘Shna Ndout’, Pader Mirash Marinaj thotë gjithashtu se pezullimi i aktiviteteve kishtare është shumë i dhimbshëm, por shton se shpresa nuk duhet humbur asnjëherë.

“Kjo që po ndodh është një gjë e pazakontë. Gjatë kësaj kohe kemi pritur njerëzit e paktë që vijnë, por e kemi ndaluar që të kremtohen ritualet fetare për arsye të grumbullimit të njerëzve,” tha Marinaj.

Në kohë normale, gjatë periudhës së pelegrinazhit 13 javor, kisha e Shna Ndout në Laç vizitohet nga gati 50 mijë persona çdo të martë, ndërsa mes datave 12 dhe 13 qershor, kisha vizitohet nga 500 mijë pelegrinë, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga jashtë kufijve të vendit.

“Festa e Pashkës na gjen në dhimbje, por jo të pashpresë, pasi ne besojmë në amshim dhe dritë,” tha Marinaj. “Pikërisht se festa e Pashkës është dalje nga vuajtja, nuk duhet të humbim shpresat,” përfundoi ai.

Në kishën e Shna Ndout në Laç, numri i pelegrinëve numërohet me gishta, Foto: Elvis Hila.
Një operator duke filmuar meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Foto: Gent Shkullaku/ LSA
Etiketa: besimtarëCOVIDCOVID-19Elvis HilakatolikëKishëLaçLezhëMASmrekullipaktpandemiaPashkëtQeveriaRrjetet socialeSHshqipShqipëriShqipëriavideoWuhan
Tjetri
Kurba ‘e qëndrueshme’; zbulohen 7 raste të reja me COVID-19

Edhe 13 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të prekurve shkon në 446

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.