AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Romët në Elbasan: Ose na paguani, ose na hapni tregjet, ndryshe do vdesim për bukë

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të komunitetit rom në protestë në Elbasan

Komuniteti që mbijeton falë tregtisë së rrobave të përdorura i ka bërë apel autoriteteve për ndihmë, duke paralajmëruar se ndryshe do të hidhen në protesta.

Sami Hasani është kryefamiljar në një familje prej 7 anëtarësh.

Sami Hasani është kryefamiljar në një familje prej 7 anëtarësh. Ai tregon se e vetmja gjë që ka në shtëpinë e tij në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan është një gjysmë thesi miell.

“Më parë shisnim diçka përreth stadiumit por tani nuk fusim asnjë lek në xhep,” tregon Hasani. “Kemi mbi një muaj e gjysmë të mbyllur,” shtoi ai.

Tregjet ku tregtoheshin rrobat e përdorura në Elbasan janë mbyllur nga bashkia si pjesë e masave shtrënguese të distancimit social që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri SARS-CoV-2.

Sipas një studimi të PNUD të vitit 2017 në Elbasan ka 1075 familje rome. Për të ndihmuar familjet në nevojë, qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike dhe ka filluar një operacion për shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Por në Elbasan ndihma ekonomike është vonuar këtë muaj, duke i çuar dhjetëra kryefamiljarë të mërkurën në protestë pranë sporteleve të Postës dhe më pas drejt bashkisë së Elbasanit.

“Kam parë maune që lëvizin dhe të gjitha ata që kanë lekun vazhdojnë të punojnë, ndërsa ne që nuk kemi mbledhur dhjam që ta tresim në këto kohë, jemi pa punë e pa mbështetje,” u ankua Sami Hasani, duke shtuart se në lagjen ku komuniteti rom banin nuk kanë ardhur ndihma.

“Kemi dëgjuar që kanë shkuar në pjesën sipër por këtu nuk është parë njeri,” shpjegoi ai.

Para dyerve të bashkisë, kryefamiljarët paralajmëruan ngritjen e të gjithë lagjes në protestë nëse nuk marrin ndihmën ekonomike të dyfishuar. Ata kanë kërkuar gjithashtu të përfshihen në të ashtuquajturën “pagën e luftës” si bizneset e vogla.

Servete Rakipi anoket se familja e saj mund mund të jetoj vetëm me vaj dhe makarona

Servete Rakipi – njëra prej protestuesve, tha ndërsa mbante në dorë listat e blerjeve veresi se familjet rome janë familje të mëdha dhe ato pak ndihma që janë shpërndarë nuk mjaftuan as për ditët e para.

“Nuk mund të mbahemi ne me një kile vaj, një kile miell, sheqer e ndonjë makaronë,” tha jo,  duke shtuar se familjet e tyre kanë nevojë dhe për perime të cilët nuk kanë para t’i blejnë.

Servetja, u ankua se ndihmën ekonomike të rritur siç e ka deklaruar kryeministri nuk e kanë marrë.

“Ju lutem shtetit të na japë lekët,” tha ajo. “Nuk duam ndihma pasi ato janë sa për të larë gojën,” shtoi ajo, duke nënvizuar se nuk mund të “jetojmë vetëm me miell e makarona”.

Ndërkohë të tjera kanë kërkuar hapjen e tregjeve, që të kenë mundësi të shesin diçka për të mbajtur familjet.

“Ne mbahemi me ato pak para të shitjes së ditës. Si mund të jetojmë edhe nëse marrim 60 mijë [lekë] të vjetra ndihmë ekonomike me dyfishimin që i ka bërë qeveria,” tha Avniu, një tregtar këpucësh.

“I lutemi shtetit, bashkisë kujtdo ose të hapë tregjet e të fillojmë punën, ose të na paguajë ndryshe do vdesim jo nga virusi por për bukën e gojës,” shtoi ai.

Nënkryetari i bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi ka deklaruar se vonesa e shpërndarjes së ndihmës ekonomike ka ardhur për shkak të një problemi me thesarin. Ai i premtoi se situata do të zgjidhet shumë shpejt dhe paratë do të shkojnë pranë këtyre familjeve në një kohë të shkurtër.

Anëtarë të komunitetit rom në protestë në Elbasan
Etiketa: ApelBashkiaelbasanFamiljekomuniteti rommbështetjeoperacionParaProtestaPunëQeveriaromromëSARS-CoV-2SH
Tjetri
COVID-19, anullohet festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike

COVID-19, anullohet festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.