AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Numri i të prekurve me COVID-19 rritet në 518, humb jetën një 64-vjeçare

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca në QSUT. Foto: LSA

Në 24 orët e fundit u zbuluan 24 raste të reja me COVID-19, ndërsa ISHP e konsideron të tejkaluar frikën e mbingarkesës së sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri u rrit në 518 të enjten, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi 24 raste të reja mes personave të dyshuar. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha për mediat se në 24 orët e fundit ishin testuar 269 persona, nga të cilët 24 rezultuan pozitivë.

Mes të testuarve të rinj nga ISHP, 53 janë pjesë e personelit shëndetësor dhe gjashtë prej tyre rezultuan të infektuar me COVID-19.

Numri më i lartë i rasteve të reja u shënua në Shkodër me 12 persona të infektuar, e ndjekur nga Tirana me 3 raste, Kukësi me 3 raste dhe Fieri gjithashtu me 3 raste. Harta e infeksionit është zgjeruar edhe në Korçë e Kavajë me nga një rast dhe për herë të parë, virusi ka prekur një person nga Mallakastra.

Numri i fataliteteve është rritur sërish të enjten, pas humbjes së jetës së një 64-vjeçareje nga Tirana në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

“Ajo gjendej në gjendje kritike për jetën prej dy javësh dhe sëmundjet shoqëruese e kanë bërë fatkeqësisht viktimën një person me rrisk,” tha Bino.

COVID-19 u ka marrë jetën 26 personave që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri. Ndërsa 26 persona të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve të enjten, 12 prej të cilëve nga qarku i Shkodrës.

Numri i personave që po marrin trajtim në dy spitalet e vendosura në dispozicion të pacientëve me COVID-19 ishte 43 mëngjesin e së enjtes. Sipas ISHP, 10 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe 3 në gjendje më të rëndë dhe të intubuar.

Bino e konsideroi të tejkaluar frikën për mbingarkim të sistemit shëndetësor të enjten, ndërsa numri më i madh i të prekurve aktivë po trajtohen në shtëpitë e tyre.

“Vetëm 11% e të prekurve janë aktualisht të hospitalizuar, ndërsa 32% e të prekurve janë të vetëizoluar dhe po e kalojnë sëmundjen ose në gjendje asimptomatike, ose me shenja të lehta që ndiqen nga mjeku i familjes,” tha Bino për mediat.

“Është një sëmundje virale që duhet kapur herët, duhet pasur kujdes dhe mund të parandalohet,” përfundoi ajo.

Etiketa: COVIDCOVID-19Instituti i Shëndetit PublikISHPSHShefqet NdroqiShkodërshqipShqipëriSilva BinospitaletTirana
Tjetri
Në Ballkanin e papërgatitur, tërmetet janë më vdekjeprurës

Pandemia i shton një pasiguri të re dialogut Kosovë-Serbi

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.