AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ekonomia perverse e respiratorëve

Shamel AzmehngaShamel Azmeh
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Duke u mbështetur shumë te kërkesat e tregut, ne të gjithë kemi bërë që teknologji të tilla si respiratorët të bëhen më komplekse dhe të shtrenjta me kalimin e kohës, duke e bërë të pamundur pasjen e tyre për shumicën e popujve të botës. Nuk duhet të ishte kështu.

Foto ilustruese.

Ndërkohë që koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, nevoja për respiratorë është rritur ndjeshëm. Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit vlerëson se do të duhet të paktën 30,000 më shumë pajisje të tilla. Në Nju Jork, Andrew Cuomo gjithashtu ka bërë thirrje për 30,000 të tjerë, duke paralajmëruar se Nju Jorkut së shpejti do t’i mbarojnë ata që ka në dispozicion.

Shtimi i prodhimit për të përmbushur këtë kërkesë është një sfidë e madhe. Në Itali, prodhuesit të vetëm të respiratorëve, Siare Engineering, i është kërkuar të rrisë prodhimin e tij nga 125 në muaj në të paktën 500 në muaj. Po kështu, Ventilator Challenge UK, një grup firmash që përfshin disa nga emrat më të mëdhenj në prodhimin britanik, po përpiqet dëshpërimisht të shtojë prodhimin. Dhe në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump më në fund ka thirrur Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950 dhe ka urdhëruar General Motors që të prodhojë respiratorë.

Situata është shumë më e keqe në vendet e varfra, ku sasia e respiratorëve në dispozicion është minimale dhe paratë për të blerë të tillë janë të pakta. Në Republikën e Afrikës Qendrore, për shembull, ka vetëm tre respiratorë për të gjithë vendin; në Liberi, raportohet se ka vetëm një të tillë. Bangladeshi ka më pak se 2000 respiratorë për një popullsi prej më shumë se 160 milionë banorësh.

Në këto kushte, është e lehtë të kritikohen qeveritë për mos qenien të përgatitura për furnizimin e spitaleve me pajisje kritike në rast emergjence. Por edhe nëse vendet do të mbanin një “rezervë strategjike” respiratorësh, ata me siguri nuk do të kishin sa duhet për të përmbushur nevojat aktuale. As firmat ekzistuese nuk mund të pritet që të shumëfishojnë prodhimin e tyre brenda natës, duke pasur parasysh mbështetjen e tyre te zinxhirët e furnizimit, mungesën e stafit dhe faktorë të tjerë.

Fakti është se është shumë e vështirë për çdo sistem ekonomik të përmbushë një rritje të tillë të kërkesës në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Sidoqoftë, mungesa kritike e sotme e respiratorëve është gjithashtu një simptomë e të metave strukturore në modelin ekonomik mbizotërues. Problemi nuk është vetëm ku shpërndahen burimet, por edhe se si parashikohet dhe përcaktohet zhvillimi teknologjik dhe shkalla në të cilën zgjedhje të tilla marrin në konsideratë shëndetin publik. Kriza e COVID-19 kërkon që të reflektojmë për pyetje themelore në lidhje me ato që prodhojmë, si i prodhojmë dhe për kë i prodhojmë ato.

Duke qenë se pajisjet e frymëmarrjes së asistuar u shpikën në vitet 1920, ato kanë pësuar ndryshime të rëndësishme teknologjike, duke marrë sensorë, monitorues dhe karakteristika të tjera për të përcaktuar dhe shfaqur kurbën e frymëmarrjes së një pacienti. Megjithatë, i njëjti model ekonomik që siguroi investimet e nevojshme për këto risi, gjithashtu e vendosi teknologjinë e respiratorit në një rrugë që i bëri njësitë më të shtrenjta dhe të vështira për t’u prodhuar dhe operuar, për shkak të kompleksitetit të tyre në rritje. Siç thekson Bernard Olayo nga Qendra për Shëndetin Publik dhe Zhvillim në Kenia, edhe nëse vendet e varfra do të mund të përballonin furnizimin e nevojshëm të respiratorëve, shumë prej tyre ende do të kishin mungesë të njerëzve mjaftueshëm të kualifikuar për t’i operuar ato.

Teknologjia e respiratorit nuk kishte pse të evoluonte në atë mënyrë saqë i ka bërë këto të fundit të pamundura për shumicën e popujve në botë. Fakti që inovacioni nxitet nga kërkesa e tregut nënkuptonte se firmat patën një shtysë për të zhvilluar pajisje më të shtrenjta dhe komplekse, për të mbrojtur teknologjitë e tyre përmes regjimeve të pronësisë intelektuale dhe për t’ua shitur këto pajisje atyre që mund t’i përballonin ato – kryesisht ekonomive të pasura. Edhe qasja në informacionin e riparimit zakonisht kufizohet nga prodhuesi.

Kjo nuk ishte e vetmja rrugë e mundshme. Krahas respiratorëve më të sofistikuar, ne mund të kishim zhvilluar modele më të thjeshta, më të përballueshme dhe më miqësore për përdoruesit. Në fakt, në vitin 2006, pas shpërthimit të SARS në vitin 2003, Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA), vendosi të bëjë pikërisht këtë. Agjencia prodhoi një model për një respirator i cili do të ishte i përballueshëm, i lëvizshëm dhe mjaft i thjeshtë për t’u vënë në punë. Në dokumentet e projektit të paraqitura në Kongres, stafi i BARDA paralajmëroi se teknologjia aktuale e respiratorëve ishte shumë e komplikuar, e shtrenjtë dhe teknikisht e vështirë për t’u përdorur.

Shumë shpejt pas kësaj, një kompanie private iu dha një kontratë qeveritare prej shumë miliona dollarësh për të zhvilluar një ventilator më të përballueshëm dhe të përdorshëm, dhe deri në vitin 2011, ajo kishte gati një prototip për zyrtarët e qeverisë amerikane. Në vitin 2012, megjithatë, kompania u ble nga një prodhues i madh i pajisjeve mjekësore që prodhonte respiratorë “tradicionalë”, si pjesë e një procesi më të gjerë të përqendrimit të industrisë që ka ngritur pyetje në lidhje me konkurrencën dhe ligjin e antitrustit. Projektit prototip si përfundim iu dha fund, duke ngritur dyshime midis zyrtarëve qeveritarë dhe prodhuesve të tjerë të pajisjeve.

Për shkak të mbështetjes tonë te forcat e tregut për të alokuar burime për inovacion, ne tani prodhojmë vetëm respiratorë që janë të shtrenjtë, të palëvizshëm, shumë teknikë dhe të vështirë për t’u përdorur, kur neve në të vërtetë na nevojiten pajisje të përballueshme, të lëvizshme, të thjeshta dhe lehta në përdorim. Në përpjekjen për të zhvilluar një pajisje të tillë, qeveria amerikane u mbështet në mekanizmat e tregut dhe firmat private të nxitura nga fitimi, stimujt e të cilave binin ndesh me interesat e shëndetit publik.

Mungesa katastrofike e respiratorëve në mes të pandemisë COVID-19 duhet të bëjë të qartë se, sidomos në fushat thelbësore si shëndeti publik, duhet të rimendojmë se çfarë kuptojmë me inovacionin dhe si e drejtojmë dhe e arrijmë atë. Ne gjithashtu kemi nevojë për mekanizma të rinj ndërkombëtarë për të promovuar risitë që e bëjnë teknologjinë më të përballueshme, më të lehtë për t’u prodhuar dhe mirëmbajtur, dhe më të thjeshtë për t’u përdorur, sesa thjesht më fitimprurëse dhe më komplekse. Një teknologji që u shpik një shekull më parë nuk duhet të jetë ende përtej mundësive të shumicës së vendeve në botë. Tani po e nxjerrim këtë mësim duke pasur kosto shumë të madha.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Perverse Economics of Ventilators

Etiketa: BanorëCOVIDCOVID-19Donald TrumpEkonomiaItalikongreskostoKrizaMjaftMjekmjekëpaktProject SyndicateQeveriaSHShtetet e BashkuarateknologjiTrumpzgjedhjezhvillim
Tjetri
‘Jemi me sytë nga qielli’: Punëtorët sezonalë presin hapjen e kufirit me Greqinë

‘Jemi me sytë nga qielli’: Punëtorët sezonalë presin hapjen e kufirit me Greqinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.