AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

‘Jemi me sytë nga qielli’: Punëtorët sezonalë presin hapjen e kufirit me Greqinë

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fermerë duke mbjellë speca në fshatin Gosë pranë Kavajes | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Kriza e COVID-19 ka bllokuar në shtëpi me mijëra punëtorë sezonalë që mbijetojnë falë punës në Greqi dhe në vendet e tjera –ndërsa presin me padurim një zgjidhje të shpejtë nga bisedimet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.

Fshatarë duke mbjellë speca në fshatin Gosë pranë Kavajes | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Julian Çepa nga fshati Gjergjan i Elbasanit merr dy herë në vit rrugën drejt Kavallës së Greqisë; në prill kur mbillet duhani dhe nëntor për vjeljen e ullirit. Por mbyllja e kufirit për shkak të epidemisë së COVID-19 e ka bllokuar në shtëpi punëtorin sezonal këtë vit, duke e privuar nga të ardhurat që sigurojnë mbijetesën e familjes.

“Më ka marrë pronari e po më pret për mbjelljen e duhanit,” thotë i shqetësuar Cepa, me sy e veshë nga lajmet për hapjen e kufirit.  “Ne jemi shumë këtu që presim, pasi me ato lekë mbajmë familjen. Këtu nuk kemi çfarë të bëjmë,” shton ai.

Mbyllja e kufijve për shkak të krizës së COVID-19 ka bllokuar me mijëra punonjës sezonalë në Shqipëri, të cilët e fitojnë jetesën e tyre përmes punës në bujqësi apo sektorë të tjerë të ekonomisë.

Fqinji jugor- Greqia është vendi që punëson tradicionalisht numrin më të madh të punonjësve sezonalë nga Shqipëria. Megjithatë, një pjesë punojnë në vendet e rajonit dhe të tjerë, falë lëvizjes së lirë përmes pasaportës biometrike, edhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Punëtorët sezonalë shqiptarë nuk janë të vetëm në shqetësimin për humbjen e sezonit pranveror në bujqësi. Përballë një ekonomie të goditur rëndë nga kriza e koronavirusit, shtetet po eksplorojnë mundësitë e hapjes së kufijve vetëm për krahun e lirë të punës, në mënyrë që të reduktojnë humbjet edhe në sektorin e bujqësisë.

Në fillim të prillit, Gjermania deklaroi se do të hapte dyert për 40 mijë punëtorë të huaj të sektorit të bujqësisë përmes udhëtimeve ajrore të organizuara. Një plan të tillë po përpiqet të ndjekë edhe Athina zyrtare, e cila ka nisur tashmë bisedimet me qeverinë shqiptare për të lejuar kalimin e punëtorëve sezonalë drejt Greqisë.

Ministri grek i Bujqësisë, Makis Vorodhis deklaroi më 14 prill se po eksplorohen mundësitë që punëtorët sezonalë nga Shqipëria të qëndrojnë për pak ditë në karantinë dhe më pas të dalin nëpër fusha. Një mundësi tjetër është testimi i tyre për COVID-19 pas mbërritjes në Greqi.

Edhe kryeministri Rama pranoi bisedimet me palën greke për të lejuar kalimin e punëtorëve sezonalë. “Kemi pasur edhe një kërkesë apo shqetësim të shprehur nga konfederata agro-përpunuese dhe jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për në Greqi,” tha Rama në një lidhje me emisionin “Opinion”.

Megjithatë, koha se kur kjo do të bëhet realitet mban në ankth Halimin, 60 vjeç, nga fshati Gjyralë i njësisë administrative Gostrimë në Elbasan.

“Dhe dy javë dhe fshati mbaron,” thotë Halimi në një bisedë telefonike me BIRN.  “Ne tani jemi me sytë nga qielli. Çdo ditë veshët i mbajmë nga televizori mos hiqet karantina që të nisemi drejt Greqisë.  Duhet të gjendet një zgjidhje për ne, pasi në të kundërt përfundojmë pa bukë në rrugë të madhe,” shtoi ai për BIRN.

Rreth 30% e krahut të punës në fshatin Gjyralë jeton përmes punësimit sezonal. Ata punojnë kryesisht në Greqi me mbjelljen e duhanit, rrallimin e pemtarisë dhe më vonë me vjeljen e frutave të pranverës dhe verës.

“I lutemi Kryeministrit të vërë dorën në zemër, të hapë kufijtë që të ikim. Si unë janë edhe shumë të tjerë që presin. Do nisemi në këmbë…,” shtoi Halimi në dëshpërim.

Edhe Julian Çepa nga Gjergjani pret me padurim hapjen e kufirit, ndërsa apelon për një zgjidhje sa më të shpejtë.

“I lutemi shtetit shqiptar të mendojë për ne. Ne nuk fitojmë asgjë këtu edhe pse nuk kemi asnjë fitim, nuk marrim pagë lufte siç marrin bizneset në qytet,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeAthinaBashkimit EuropianBIRNCOVIDCOVID-19elbasanFushaGjermaniaGreqiGreqiaKrizaLuftePunëPunëtorPunëtorëRamashqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Dy flamuj nën të njëjtën krizë: Sfidat e italianëve që jetojnë në Shqipëri

Dy flamuj nën të njëjtën krizë: Sfidat e italianëve që jetojnë në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.