AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mësimi online në kohë pandemie nxjerr në pah pabarazi të mëdha në Ballkan

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: Pxhere

Ndërkohë që ata që kanë burimet dhe njohuritë e duhura teknologjike e kanë gjetur të lehtë kalimin në mësimin online, shumë mësues, prindër dhe fëmijë në Ballkan se kjo eksperiencë ka qenë tepër frustuese.

Ilustrimi: Pxhere

Në Maqedoninë e Veriut, kur shkollat ​​u mbyllën në fillim të marsit për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe mësimi kaloi online, një mësuese filloreje në Shkup, kishte një zgjedhje:

A duhet të përdorte ajo kompjuterin “e padobishëm” 10-vjeçar të siguruar nga shkolla, i cili ka sistemin operativ falas Ubuntu dhe jo Windows, apo laptopin e saj po aq të vjetër që ka një Windows 7 të vjetëruar dhe kështu që është “i papërshtatshëm” për mësimin në internet?

“Ministria e arsimit na bëri presion që të fillojmë regjistrimin dhe ngarkimin e mësimeve online, por ka mësues që janë edhe më keq se unë për sa i përket pajisjeve”, tha për BIRN mësuesja, e cila kërkoi të mbetej anonim.

“Mësuesit e moshuar zakonisht nuk dinë as të përdorin aplikacionet themelore siç janë Skype ose Viber”, tha ajo. “Kështu që mund t’i imagjinoni vetë problemet.”

Sistemet e arsimit në Ballkan shpesh janë të vjetra dhe mësuesit shpesh nuk kanë njohuri të mjaftueshme për përdorimin e mjeteve teknologjike për të kaluar në mësimin online. Kjo ka ekspozuar pabarazi të mëdha midis dhe brenda vendeve, midis shkollave private dhe publike dhe qyteteve dhe fshatrave për sa i përket njohurive dhe burimeve në dispozicion.

Shumë mësues, nxënës dhe prindër janë gjendur përballë programesh të panjohura, pajisjesh të vjetëruara ose jo-ekzistuese dhe, në shumë raste, me lidhje interneti të dobëta. Disa fëmijë e gjejnë veten të përjashtuar plotësisht.

Për të apasionuarit pas teknologjisë, jo ndonjë problem i madh

Foto ilustruese: Juraj Varga nga Pixabay

Për disa, eksperienca nuk ka qenë dhe aq e keqe.

“Ne nuk patëm ndonjë problem, përveç dista problemeve me lidhjen e internetit”, tha Berfu Sengelirler, një mësuese biologjie në një shkollë të mesme private në qytetin turk të Stambollit. Shkolla, tha ajo, po përdorte çdo mjet informatik të disponueshëm dhe po përpiqej të mundësonte mësimin online.

“Duke qenë se shkolla jonë është private, kompjuterët, tabletët ose smartphone-ët janë të përballueshëm për nxënësit tanë”, tha Sengelirler për BIRN. Edhe pse nuk është gjëja më e mirë, tha ajo, mësimi online ishte “më i miri në rrethana të tilla”.

Po kështu, në qytetin universitar të Lasit në Rumaninë verilindore, i dhëni pas teknologjisë Dan Zaharia, redaktori i një reviste mujore IT, tha se vajzat e tij, të moshës 12 dhe 16 vjeçare, ishin përshtatur mirë, veçanërisht duke pasur parasysh që shkollat e tyre kishin përvojë paraprake me mjetet e mësimit online.

Shkolla e vajzës 16-vjeçare tashmë ka dy vjet që përdor mjete të tilla si Google Classroom për detyrat e shtëpisë.

“Ato janë përshtatur shumë mirë”, tha Zaharia për BIRN, “dhe ato madje bëjnë shakatë e zakonshme të fëmijëve, duke vendosur një sfond me fytyrën e tyre ose një sekuencë të saj duke i pohuar mësueses me kokë në ekran.”

Për të tjerët, “stres dhe ankth”

Disa të tjerë nuk kanë qenë aq me fat.

Natasa Kovanoviç, mësuese në një shkollë fillore publike në Kroacinë lindore, tha se ajo dhe kolegët e saj po hasnin probleme me lidhje të dobëta në internet dhe, siç e tha ajo “mjete të dobëta”.

Fëmijët shpesh duhet të përdorin celularin ose laptopin e një prindi, i cili nuk është gjithmonë në lartësinë e kësaj detyre, tha Kovanoviç, ndërsa vetë puna e saj papritmas po i ha më shumë kohë.

“Duhet shumë më tepër kohë pasi duhet të përgatis dhe të gjej përmbajtje mësimore që do ta bënin mësimin më të lehtë për të gjithë”, tha Kovanoviç për BIRN, duke përmendur se ajo ishte mësuesja e vetme në shkollën e saj që kishte filluar mësimin përmes Skype. Ndonjëherë mësimi shkon mirë, tha ajo, “kur lidhja e internetit është e mirë”.

Në Sofje, Galina Kalcheva, një mësuese 30-vjeçare në një shkollë të mesme, tha se kalimi në mësimin totalisht online në një kohë kaq të shkurtër ka qenë “një proces jashtëzakonisht i tensionues”.

Duke e përshkruar sistemin arsimor bullgar si “mjaft konservator” dhe të vështirë për t’u ndryshuar, Kalcheva tha se riorganizimi shkaktoi “shumë stres dhe ankth për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, të cilët papritmas u gjendën me përgjegjësi të reja në një jetë të përditshme krejtësisht ndryshe”.

Mësuesit ndihmojnë njëri-tjetrin

Duke u ndjerë të braktisur dhe të detyruar të improvizojnë, rreth 26,000 mësues nga e gjithë ish-Jugosllavia janë regjistruar në një grup në Facebook të quajtur Rrjeti i Mësuesve gjatë Pandemisë, ku ata ndajnë këshilla, mjete mësimore dhe përvoja.

I inicuar nga Zeljana Radojiç-Lukiç nga qyteti verior i Bosnjës Banja Luka, grupi tani ka rreth 40 administratorë që mbledhin materiale mësimore nga kolegët, duke i organizuar ato sipas mësimeve dhe duke i postuar ato në mënyrë që të tjerët të mund t’i përdorin.

“Qëllimi është të komunikojmë dhe shkëmbejmë materiale edukative në mes të kësaj krize. Të thjeshtësojmë punën tonë nga shtëpia, të kontribuojmë me idetë dhe krijimtarinë tonë dhe të inkurajojmë edhe më shumë mësues të bashkohen me ne”, tha Marija Versamis-Simonovska, një nga administratorët dhe mësuese e gjuhës frënge nga shkolla fillore publike “Dimitar Miladinov” në Shkup.

Foto ilustruese: Tumisu nga Pixaba

“Thjesht ulem e qaj”

Për shumë prindër, kjo ka qenë si rikthim në shkollë, duke lundruar në një teknologji të panjohur ndërsa merren me punën e tyre, shtëpinë dhe kujdesin për fëmijët gjatë kohës që janë në karantinë.

Ndërkohë që shumë prindër kanë më shumë se një fëmijë në moshë shkolle, jo të gjithë kanë më shumë se një kompjuter në shtëpi.

“Tmerr”, kështu e përshkroi këtë përvojë Jasna Mariç.

“Mësimi në këtë mënyrë nuk është aspak e lehtë”, tha nëna e katër fëmijëve, tre prej të cilëve vijojnë shkollën fillore në fshatin Vrbanja në Kroacinë lindore.

“Sinqerisht, nuk e di se si është për prindërit që kanë vetëm një fëmijë në shkollë, por këtu, në shtëpinë time, është një çmenduri”, tha Mariç për BIRN.

“Ne jetojmë në një zonë ku interneti është shumë i keq. Është e vështirë të hysh dhe mbi të gjitha, ke një djalë gjashtëmbëdhjetë muajsh, i cili në mes të mësimit mbyll kompjuterin që po përdoret nga një nga fëmijët e tjerë”, tha ajo. “Thjesht ulem e qaj sepse nuk hyn dot më.”

Për Liljana Stikovën, një nënë e papunë e dy djemve në Gjorce Petrov, periferi e Shkupit, lidhja e internetit është e mirë, por “kjo është e vetmja gjë që funksionon”.

Me një djalë në shkollë fillore dhe një tjetër në shkollë të mesme, Stikova tha se ata çdo ditë grinden se kush do të shikojë i pari mësimet e regjistruara.

“Djali i vogël shpesh përdor televizorin dhe i madhi përdor kompjuterin, por duke qenë se janë të dy në dhomën e ndenjes, e bezdisin njëri-tjetrin”, tha Stikova.

Pasdite dhe mbrëmjet kalohen duke u përpjekur të përfundojnë dhe ngarkojnë online detyrat e shtëpisë.

“Vetëm gjysma e mësuesve komunikojnë vërtet me fëmijët”, tha Stikova për BIRN.

“Disa mbajnë mësime një herë në javë në internet dhe të tjerë thjesht dërgojnë çdo ditë detyra shtëpie pa u shqetësuar për të shpjeguar temën. Dhe e imagjinoni dot që në mes të gjithë asaj rrëmuje, që shpesh nuk e kuptoj, përpiqem gjithashtu të konvertoj dokumente nga Word në PDF, t’i skanoj ato ose të bëj ndonjë gjë tjetër.”

Në Kosovën fqinje, Dafina Krasniqi, nënë e dy fëmijëve në shkollë fillore, tha për BIRN se vështirësia nuk ishte në formatin e mësimeve online të siguruara nga shkolla, por në shpjegimin e punës fëmijëve.

“Kur jam në punë, fëmijët më telefonojnë  dhe më kërkojnë t’u jap sqarime shtesë”, tha Krasniqi. Jo të gjithë prindërit “kanë nivelin e arsimit që të arrijnë t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre mësimet e nevojshme”.

Foto ilustruese: Gerd Altmann nga Pixabay

Pasiguri për fundin e vitit akademik

Në disa vende, qeveritë dhe shoqëria civile kanë bërë disa përpjekje për të ndihmuar prindërit dhe nxënësit. Në Turqi, u ndërmor një nisme për të dhuruar kompjuterë të përdorur, por ende në gjendje pune, ndërsa qeveria e Serbisë ka ofruar ndihmë për ata që nuk kanë internet në shtëpi që të mund të lidhen me portalin e mësimit online nëpërmjet ndonjë prej operatorëve të telefonisë celulare të vendit me shpenzimet e qeverisë.

Në pamje të parë, shifrat janë të mira. Shumica e autoriteteve arsimore në Ballkan thonë se deri në 80-90 për qind e shkollave në vendet e tyre përkatëse e kanë bërë kalimin tek mësimi në distancë.

Ndërsa teknikisht kjo mund të jetë e vërtetë, niveli i arsimimit që fëmijët marrin ndryshon shumë. Disa kanë mbetur ende jashtë këtij sistemi, duke shtruar kështu pyetje për mënyrën se si duhet të vlerësohen nxënësit kur të mbarojë viti akademik në maj ose qershor dhe nëse duhet të pritet që ata të kryejnë provimet e rregullta.

Në Rumani, për shembull, Ministria e Arsimit ka njoftuar se provimet mund të mbahen në korrik, në varësi të gjendjes së jashtëzakonshme, por ato do të mbulojnë vetëm temat e mësuara në semestrin e parë kur shkollat ​​ishin të hapura.

Shumica e vendeve të tjera duhet të marrin vendime të tilla, që do të thotë se mësuesit, prindërit dhe fëmijët – veçanërisht ata që do të hyjnë në universitet – nuk dinë ende asgjë në lidhje me këtë.

Teodora Stolevska e OJQ-së Forumi Arsimor Rinor me qendër në Shkup, MOF, tha se mësuesit nuk duhet të detyrohen të vlerësojnë nxënësit në rrethana të tilla.

“Problemi është se arsimi për disa lëndë nuk eksiton fare”, tha Stolevska, “dhe për disa është realizuar keq, kështu që mësuesit nuk mund të japin nota reale.”

Megjithatë, për shumicën, një gjë është e sigurt: fundi i vitit shkollor do të jetë një lehtësim i madh.

“Mësuesit dhe prindërit janë njësoj të vetëdijshëm se pavarësisht përpjekjeve më të mira nga ana e të gjithëve, e gjithë kjo është vetëm një improvizim i madh”, tha mësuesja nga Shkupi, e cila foli në kushte anonimiteti. “Sinqerisht, të gjithë mezi po presim që kjo të marrë fund.”

Etiketa: ArsimiBallkanBIRNCOVIDCOVID-19FacebookGoogleKEKosovëkrizeMinistria e ArsimitMjaftpasiguriPiSPunaPunëQeveriaRumanishkollaShkupteknologjiTurqiuniversitetZahariazgjedhje
Tjetri
‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

Vatër e re dhe 29 raste pozitive me COVID-19

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.