AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vatra të reja me COVID-19 në fasoneritë e Krujës mbyllen 3 ndërmarrje të tjera

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inspektimi në një fasoneri nga ISHSH. Foto kortezi nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Në 7 rastet pozitive me COVID-19 në Krujë të njoftuar të enjten, katër prej tyre janë shënuar në fasoneri të ndryshme nga e para. Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit njoftoi mbylljen e tyre, ndërsa një tjetër fasoneri u pezullua për mungesë të kushteve të higjenës.

Inspektimi në një fasoneri nga ISHSH. Foto kortezi nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Tre fasoneri në Krujë janë mbyllur të enjten pasi punëtorë të tyre kanë rezultuar me Covid-19 në testimet e ditës së mërkurë. Numri total i fasonerive të mbyllura Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit në Krujë që prej 15 prillit kur u hasën rastet e para me COVID-19 atje, shkoi në 6 ditën e enjte.

Sipas Drejtoreshës së Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit Vjollca Braho 5 fasoneri janë mbyllur përshkak se kanë pasur raste të punëtorëve me virus, ndërsa 1 fasoneri u mbyll për mungesë të kushteve të higjenës. “Pas testeve nga Instituti i Shëndetit Publik u konfirmuan 4 raste të tjera në disa fasoneri në Krujë  dhe është marrë masa e pezullimit për tre ndërmarrje”, tha Braho.

Ajo tha po bëheshin inspektime të përditshme dhe se veç 6 fasonerive në Krujë ishin pezulluar 8 të tjera në të gjithë vendin, përfshi 4 në Gjirokastër, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, por këto ajo tha se ishin pezullime për shkak të mosplotësimit të kushteve të distancës mes punëtorëve dhe mungesës së transportit të duhur.

Ndërkohë në një komunikim për mediat policia e Durrësit bëri me dije bllokimin e dy mjeteve të transportit të punëtorëve të fasonerive në Krujë dhe gjobitjen e dy ndërmarrjeve po ashtu për shkak të mungesës së kushteve. “Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare”, njoftoi policia. Braho tha se në total ishin marrë 33 masa administrative.

BIRN mësoi nga burime pranë Bashkisë Krujë se mjaft fasoneri në qytet kishin ndaluar punën vetë për shkak se një numër i madh punëtorësh kanë refuzuar të paraqiten për shkak të frikës së krijuar dhe përhapjes së COVID-19 kryesisht në fasoneri. Nje pjesë e kishin pezulluar punën që në fillim të prillit për shkak të situatës.

Numri i fasonerive që kanë ndaluar aktivitetit vullnetarisht nuk mund të saktësohej, pasi jo të gjitha janë pezulluar me vendim të ISHSH-së. E pyetur mbi shmangiet e kontrolleve apo marrjen e masave vetëm gjatë inspektimeve, të denoncuara nga punonjës të fasonerive, Braho tha se shpresonte që kjo të mos ndodhte. “E kanë për të keqen e tyre”, tha ajo duke shpjeguar se mos marrja e masave do t’i çonte në mbyllje të aktivitetit, pasi rrezikohej infektimi i punëtorëve.

E pyetur nga BIRN Braho tha se për fasoneritë ishte miratuar një protokoll i ashpër i kujdesit dhe distancimit. “Fasoneritë janë kalsifikuar në kodin e kuq”, tha Braho, duke shtuar se nga inspektimet ishte vënë re se masat zbatoheshin masivisht dhe ndërmarrjet kishin mjekë që kontrollonin punonjësit për temperaturë dhe simptoma të ngjashme me COVID-19.

Ndërkohë pas rezultateve të testimeve të fundit fasoneritë rezultojnë të kenë mbi 13 për qind të rasteve të identifikuara me COVID-19 vetëm në Krujë dhe Kurbin. Ndërkohë 15 testimet e para në një fasoneri në Elbasan, shoferi i të cilës rezultoi pozitiv, dolën negative.

Mbajtja hapur e biznesit të fasonerive dhe call center është kritikuar ashpër prej opozitës dhe sindikatave të mbrojtjes së punëtorëve që i shinin ato si vatra të mundshme të përhapjes së COVID-19, përshkak të numrit të padh të punonjësve në të njëjtin mjedis.

Por deri më tani qeveria nuk i ka marrë parasysh kritikat, ndërsa ka lejuar vijimin e punës në këto ndërmarrje, ndërsa nuk ka marrë përsipër as mbështetjen ekonomike të punëtorëve të këtyre sipërmarrjeve.

Etiketa: AdministrativeBIRNCall centerCOVIDCOVID-19elbasanFasonerihasInstituti i Shëndetit PublikISHSHKrujëKurbinMasaMjaftMjedisMjekParaPoliciaPolicia e DurrësitPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHTestimetVendimvirus
Tjetri
Lëvizja e popullsisë në Shqipëri ra me 66 % si pasojë e distancimit social

Lëvizja e popullsisë në Shqipëri ra me 66 % si pasojë e distancimit social

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.