AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Numër rekord rastesh të reja, shumica lidhen me fasonerinë e Krujës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të policisë të maskuar pranë Spitalit Infektiv në Tiranë. Foto: LSA

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria shënoi numrin më të lartë të rasteve të personave të prekur nga koronavirusi i ri ndërsa autoritetet u ngushëlluan me faktin se shumica e tyre janë asimtomatikë dhe se numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët.

Shqipëria pësoi një rritje të konsiderueshme të rasteve të personave të prekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ku harta e të prekurve u zgjerua dhe dy vatra të reja, një në fasoneri në Krujë dhe një në paraburgimin e Tiranës sollën përhapje të mëtejshme të sëmundjes që i ka mbyllur shqiptarët që nga mesi i Marsit dhe ka paralizuar pjesën më të madhe të ekonomisë.

Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se 34 persona të tjerë i janë shtuar numrit të të prekurve pas kryerjes së testimit te 237 persona të dyshuar.

Kruja shënoi 18 raste të reja duke e rritur numrin e të infektuarve në qytet në 83. Por me këtë vatër në Krujë lidhet edhe një numër rastesh në Kurbin, ku deri tani janë prekur 31 persona si dhe rasti i parë në Mat.

Opozita ka akuzuar qeverinë se ka vënë përfitime të pakta ekonomike mbi jetët e njerëzve me vendimin për të mos mbyllur fabrikat, të cilat zakonisht grumbullojnë punëtorë nga qytete dhe fshatra të ndryshme me transport me furgon dhe autobuz për t’i dërguar në fabrikë, gjë që vështirëson zbatimin e praktikës së distancimit social.

Megjithatë Instituti i Shëndetit Publik duket se sugjeroi se rasti i Krujës nuk ka lidhje me vendimin për të mos  mbyllur fabrikat por me dobësitë e njerëzve që nuk kanë zbatuar rregullat e distancimit social.

Qirjako deklaroi: “Në asnjë fasoneri tjetër nuk kemi asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me koronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat”.

Qeveria shqiptare ndërmorri gjatë këtyre shtatë javëve një numër masash kërcënuese ndaj popullsisë, përfshirë gjoba prej miliona lekësh, heqje patentash dhe kërcënime me burg në rastet e shkeljes së urdhrave për të qëndruar në shtëpi ndërsa funksionarë të ndryshëm aluduan në mënyrë të përsëritur se një shpërthim epidemik në Shkodër lidhej me një qëndrim sfidues të popullsisë ndaj urdhrave të qeverisë.

Por pas shpërthimit të rasteve në Krujë, zyrtarë të ndryshëm të qeverisë kanë tendencën të pranojnë se në fakt, dhuna policore, e cila i ka rikujtuar shqiptarëve arbitraritetin e shtetit të kohës së komunizmit, vështirë se ndihmon në luftimin e përhapjes së një virusi.

Pas identifikimit të rasteve në Krujë, Policia e Shtetit njoftoi se ka gjobitur dy fabrika fason në Krujë me 100 mijë dhe 300 mijë lekë secila ndërsa ka bllokuar dy automjete që shërbenin për transportin e punëtorëve.

Në total deri të Shtunën në Shqipëri ka 712 persona të prekur, nga të cilët, 403 persona janë shëruar dhe 27 kanë vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit, jo vetëm që është shënuar numri më i lartë i të prekurve, por edhe qytete që kishin ditë që raportonin zero infeksione kanë shënuar raste të reja.

Në Kukës pati 4 raste të reja, kontakte të një pacienti të identifikuar një ditë më parë ndërsa raste të reja janë identifikuar edhe në Berat e Lushnjë.

Etiketa: BeratBurgdhunaDhuna policorefasonFasoneriInstituti i Shëndetit PublikKrujëKurbinMatOpozitaPoliciaPolicia e ShtetitPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptareraportSHShkodërshpërthimshqipShqipëriShqipëriashqiptaresimptomatikSpitalTiranë
Tjetri
COVID-19 rrezikon festivalet artistike gjatë sezonit veror në Durrës

COVID-19 rrezikon festivalet artistike gjatë sezonit veror në Durrës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.