AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

COVID-19 shkakton shtatë raste të reja dhe një viktimë në 24 orë

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 197 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 10 kane nderruar jete dhe 33 prej tyre jane sheruar. /r/n/r/nNurses wear protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 197 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 10 have died and 33 have recovered.

Tirana, Shkodra dhe Kruja vazhdojnë të mbeten vatrat aktive të koronavirusit të ri në Shqipëri, ndërkohë që numri i të prekurve shkon në 773 persona dhe numri i viktimave në 31.

Infermiere me veshje mbrojtëse e maska duke ecur në oborrin e e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, | Foto : LSA

Në 24 orët e fundit, Instituti i Shëndetit Publik testoi 225 persona të dyshuar, nga të cilët u konfirmuan 7 raste të reja me COVID-19. Marjeta Dervishi nga ISHP deklaroi se 3 raste të reja me COVID-19 i përkasin Krujës, 2 raste Tiranës dhe 2 raste Shkodrës.

Ndërsa numri total i të prekurve shkoi në 773, numri i viktimave të COVID-19 në Shqipëri u rrit në 31. Një 71-vjeçar nga Shkodra humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e insuficencës respiratore akute. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i ndjeri ishte prej një muaji në gjendje të rëndë dhe përveç pneumonisë bilaterale të shkaktuar nga COVID-19, vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Shqipëria numëron 470 persona të shëruar nga koronavirusi i ri dhe 272 pacientë aktivë. Mes tyre, 36 pacientë janë aktualisht të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” nën kujdesin e personelit mjekësor. Shtatë prej pacientëve janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre konsiderohet në gjendje të rëndë.

Tirana, Shkodra dhe Kruja vazhdojnë të mbeten qytetet me numrin më të lartë të personave të infektuar në Shqipëri dhe vatra aktive të COVID-19. Numri total i të prekurve në Tiranë është 320, në Shkodër 110 dhe në Krujë 105 persona. Sipas ISHP-së, Tirana dhe Shkodra kanë gjithashtu numrin më të lartë të pacientëve të shëruar, respektivisht 207 dhe 74 persona. Ndërsa në Krujë, nga 105 rastet e zbuluara vetëm 11 kanë rezultuar deri më tani negativë ndaj testeve të COVID-19.

Marjeta Dervishi deklaroi të enjten se situata epidemiologjike vazhdon të jetë e kontrolluar në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve të rasteve të reja ditore.

“Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar,” tha Dervishi për mediat.

Etiketa: COVIDCOVID-19Instituti i Shëndetit PublikISHPKrujëMaskaMjekmjekëQSUTrespiratoreSHShefqet NdroqiShkodërshqipShqipëriShqipëriaTiranaTiranë
Tjetri
Shqipëria përzë dy diplomatë rusë, si pjesë e reagimit ndaj sulmit kundër Skripal

Ditmir Bushati sulmon deputetët socialistë për “kapitalizëm grabitqar”

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.