AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pandemia e COVID-19 përgjysmoi krimet, por rriti numrin e vjedhjeve në Shqipëri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjes te plicise duke ushtruar kontrolle. Foto ilustruese : LSA

Raportet e Ministrisë së Brendshme tregojnë rënie të shifrave të kriminalitetit gjatë periudhës së izolimit, me përjashtim të krimeve kundër pronës –të cilat janë trefishuar.

Punonjes te plicise duke ushtruar kontrolle. Foto: LSA

Kufizimi i lëvizjes për shkak të epidemisë së COVID-19 ka përgjysmuar numrin e veprave penale në Shqipëri, por krimet kundër personit kanë mbetur në vendnumëro, ndërsa numri i vjedhjeve ka shënuar rritje.

Sipas dy raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme për muajt janar dhe shkurt 2020 si edhe njoftimeve periodike Policisë së Shtetit për muajt mars – prill, veprat penale të regjistruara thuajse janë përgjysmuar gjatë periudhës së pandemisë. Për muajin janar janë regjistruar gjithsej 2,777 vepra penale; për muajin shkurt 2,685 procedime; për muajin mars janë raportuar 1479 procedime dhe për prillin rreth 1401.

Krimet kundër pasurisë, ku përfshihen gjobëvëniet, vjedhjet dhe shkatërrim i pronës kanë shënuar rritje gjatë periudhës së pandemisë. Sipas raporteve statistikore, në muajin janar janë regjistruar 63 vepra penale kundër pasurisë dhe në muajin shkurt 53 raste. Në muajin mars janë regjistruar 251 raste të vjedhjes së pronës dhe në prill 178 raste të tjera. Ndërkohë, në mars janë regjistruar edhe 39 raste të shkatërrimit të pronës dhe në muajin prill janë regjistruar 27 procedime për këtë vepër penale.

Rënie kanë shënuar veprat penale në fushën e drogave. Në janar janë regjistruar 128 procedime penale për shitje, tregëtim apo trafikim të narkotikëvve dhe 149 në shkurt. Ndërsa në muajin mars janë regjistruar 51 procedime dhe në prill 57.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia, gjatë pandemisë janë regjistruar më pak procedime edhe për trafiqet e paligjshme. Nga 123 raste në janar dhe 133 në shkurt, në muajin mars janë regjistruar 22 procedime për kalim të paligjshëm të kufirit dhe në prill 38 raste. Në statistikat mujore të policisë raportohet se në muajin janar janë kapur 1,190 emigrantë të huaj të parregullt, ndërsa në shkurt numri i tyre është rritur në 1,843.

Gjatë muajve mars dhe prill, raportimet për krimin ekonomiko-financiar kanë qenë të papërfillshme krahasuar me muajt janar dhe shkurt, kur janë raportuar përkatësisht 141 dhe 149 procedime për kontrabandë, falsifikime dhe pastrim të parave.

Edhe veprat penale kundër mjedisit, si krimi mjedisor, ndërtimi i paligjshëm apo prerje e paligjshme e pyjeve ka shënuar rënie gjatë dy muajve të fundit. Në janar rezulton të jenë evidentuar 390 raste; në shkurt 372; për muajin mars janë regjistruar 103 procedime penale për ndërtim pa leje dhe në prill 134.

Pandemia ka sjellë rënie edhe në numrin e aksidenteve rrugore; nga 163 aksidente në janar dhe 161 në shkurt, numri është ulur në 108 aksidente në mars dhe 64 në prill.

Etiketa: aksidenteCOVIDCOVID-19krimiMjedisitNarkotiknarkotikëpandemiaPandemia e COVID-19PoliciaProcedimeSHshqipShqipëriStatistikatTreg
Tjetri
ilustrim lungomare 566x400 1

‘Peshqeshi i KÇK’ mbi Lungomare u ndërtua me firmën e Edi Ramës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.