AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria shënon numrin më të ulët të infektimeve në një muaj

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur të Dielën se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 6 raste të reja në Kurbin, Krujë dhe Tiranë ndërsa qyteti i Fierit iu shtua listës së zonave ku nuk janë shënuar raste të reja prej shumë ditësh. Kurba shqiptare e koronavirusit ka shënuar rastin e tretë të rënies.


Numri i infektimeve të reja me koronavirus në Shqipëri ra në 6 gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e ulët e shënuar që nga data 7 Prill. Instituti i Shëndetit Publik deklaroi të Dielën se rënia e infektimeve të reja të zbuluara tregon se “masat e marra nga sistemi ynë shëndetësor bëjnë të mundur kalimin me sukses të fazës së parë të epidemisë”.

Por ndërsa numri i infektimeve ka rënë, Kruja u bë së fundmi qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri dhe aktualisht është qyteti me numrin më të lartë të rasteve aktive. Deri më sot në Krujë janë identifikuar 111 raste nga të cilat, deri të Dielën, 90 janë ende raste aktive. Kruja kapërceu për nga numri i të prekurve Shkodrën, pavarësisht se qyteti i vogël ka vetëm 12 mijë banorë.

Numri i rasteve të reja në Shqipëri ka njohur një ecuri të pazakontë, me tre kulme të shënuara më 28 Mars, më 4 Prill dhe me 25 Prill, gjë që e bën të paqartë nëse hetimi epidemiologjik do të jetë në gjendje të izolojë vatrat e sëmundjes apo jo.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria ka hyrë në fazën e lehtësimit gradual të kufizimeve të imponuara për ruajtjen e distancave sociale dhe një pjesë e madhe e qyteteve po i kthehen jetës normale. Fieri është qyteti i rradhës që iu shtua listës së zonave ku vatrat e virusit janë shuar, pacientët janë shëruar dhe nuk janë identifikuar raste të reja prej kohësh.

“Gjatë 24 orëve të fundit një zonë tjetër e Shqipërisë i shtohet listës së zonave me rrezik të ulët dhe kjo zonë është Fieri”, deklaroi Gentiana Qirko nga Instituti i Shëndetit Publik të Dielën.

Qyteti i Fierit pati 37 persona të prekur nga koronavirusi ndërsa rasti i fundit është identifikuar në datë 25 Prill. Ndër qytetet e tjera ku nuk janë shënuar raste të reja prej shumë ditësh është Durrësi, i cili ka rastin e fundit pozitiv në datë 13 Prill, Korça që nuk ka rast të ri nga 19 Prilli, apo Lezha ku rasti i fundit është shënuar në 4 Prill.

Tirana, Kruja dhe Kurbini mbeten aktualisht vatra aktive ku infeksioni vijon të përhapet.

Etiketa: 111Instituti i Shëndetit PublikkoronavirusKurbinrrezikSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTirana
Tjetri
Sulme të pamëshirshme apo liri e shprehjes?

BIRN fiton Çmimin e Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufi

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.