AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Pa xhami dhe iftare të përbashkëta, COVID-19 transformon muajin e Ramazanit

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Imami i Xhamisë së Madhe, Ervin Qylafku gjatë faljes së drekës. Foto: Geri Emiri.

Besimtarët myslimanë po e përjetojnë me trishtim mbylljen e xhamive dhe mungesën e iftareve të përbashkëta gjatë muajit të Ramazanit- periudhë e cila u risjell në kujtesë besimin në kohën e komunizmit.  

Imami i Xhamisë së Madhe, Ervin Qylafku gjatë faljes së drekës. Foto: Geri Emiri.

Imami Ervin Qylafku e drejton Xhaminë e Madhe në Durrës prej 10 vitesh, por ky është muaji i parë i Ramazanit që falja e drekës e gjen vetëm. Përveç imamit, në xhami ndodhen edhe pak punonjës të saj, ndërsa dyert për besimtarët janë të mbyllura prej më shumë se 6 javësh si pasojë e epidemisë së COVID-19.

“Për të mbajtur gjallë ecurinë e besimit nga pas ’90-ës deri në ditët tona,” thotë Qylafku, i keqardhur që muaji i Ramazanit përkon me këtë situatë.

Masat për parandalimin e SARS-CoV-2 e kanë transformuar muajin e Ramazanit, ku besimtarët myslimanë heqin dorë nga ushqimi dhe pija përgjatë ditës, si shenjë sacrifice ndaj Zotit. I prekur dhe emocional, imami Qylafku thotë se këtë vit e gjithë ecuria është prishur dhe njerëzit janë bërë më individualë.

“Ne ndoshta po na jep Zoti mesazhe që të provojmë atë që kanë provuar të parët tanë gjatë periudhës së sistemit komunist,” hamendëson ai.

Shqipëria mori masa drastike të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke kufizuar edhe kremtimet e festave për tre besimet më të mëdha fetare në Shqipëri. Besimtarët ortodoksë i kremtuan ritet e Pashkës së Madhe brenda mureve të banesave, ndërsa besimtarët katolikë e ndoqën kremtimin e Pashkëve përmes rrjeteve sociale.

Në pamundësi për t’u mbledhur në xhami, edhe besimtarët myslimanë u janë drejtuar rrjeteve sociale. Teologu Saimir Bulku i tha BIRN se së bashku me bashkëshorten, mbajnë çdo ditë ligjërata online për të mbushur boshllëkun.

“Na kërkojnë besimtarët që të mbajmë ligjërata dhe unë e bashkëshortja e mbajmë çdo ditë, që të mbushim atë boshllëkun dhe të mos ndjehet mungesa e xhamive,” tha Bulku.

Pa xhami dhe iftare të përbashkëta

Xhamia e Madhe e Durrësit i ka mbyllur prej më shumë se gjashtë javësh dyert si pasojë e COVID-19. Foto: Geri Emiri.

Përgjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë shtojnë adhurimet ndaj Zotit, duke falur një namaz shtesë pas përfundimit të 5 faljeve ditore, që është Namazi i Teravive. Ata shtrojnë gjithashtu iftare çdo mbrëmje si dhe organizojnë darka të përbashkëta të çeljes së agjërimit –të cilat këtë mungojnë.

Në familjen e teologut Saimir Bulku agjërojnë të gjithë. Për herë të parë me agjërimin po ambientohet edhe më e vogla e familjes. Bashkëshortja e teologut, Orjeta Deda tregon se dita e agjërimit organizohet midis faljes në 5 kohë të ditës, duke shtuar edhe faljen vullnetare pas iftarit, përkujdesjes për fëmijët, leximin e Kur’Anit dhe përgatitjen e dy vakteve, syfyrit në mëngjes dhe iftarit në mbrëmje.

“Agjërimi në vetvete është një shkollë e madhe edukimi, disiplinimi, një metodë hyjnore për t’u mësuar se si të disiplinosh sjelljet, reflekset dhe ndjenjat e tua,” thotë Deda për BIRN.

“Iftarin e presin me shumë dëshirë se hanë gjërat që duan. Edhe sepse do bëjnë duatë [lutjet] dhe Zoti do ia pranojë ashtu siç njihet në traditën profetike,” thotë 45-vjeçarja duke iu referuar fëmijëve, ndërsa shton se iftaret e përbashkëta do t’i mungojnë përgjatë agjërimit.

“Atmosferën e Ramazanit nuk e kompenson dot as familja e vogël,” bie dakord imami Ervin Qylafku. “Është ai gëzimi duke ftuar apo duke iu përgjigjur ftesës së besimtarëve për iftar, por e lusim të Madhin Zot që ta çlirojë situatën,” shton ai.

Në Xhaminë Fatih, e cila njihet si Xhamia e Vogël, karriget kanë mbetur bosh prej javësh. Ato shërbejnë për faljen e besimtarëve të moshuar që nuk munden të kryejnë faljen përmes lëvizjes së trupit apo rënies në sexhde.

Gjatë muajit të Ramazanit, Mustafa Troplini, inxhinier mekanik në pension, shkonte shpesh në xhami për faljen e namazit të Teravive së bashku me një grup shokësh nga lagja “Sefer Efendiu”, me të cilët është rritur. Xhamia që ai frekuenton është monument kulture i kategorisë së parë.

“Shkoja shumë në xhami, sidomos për fjalen e namazit të Teravive përgjatë Ramazanit,” tregon 76-vjeçari.

Troplini thotë megjithatë se nuk e ka pasur të vështirë të përshtatet me rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar.

“Pastërtia është në themel të besimit,” thotë ai, duke iu referuar pastrimit të pjesëve kryesore të trupit për 5 faljet e ditës, përmes ritualit që njihet si “Avdes”.

“Një nga dijetarët e mëdhenj islamë thotë: “O njerëz, sëmundja, e keqja është zjarr dhe çdo zjarr ka lëndën e tij djegësie, për shembull njëri ka naftën, tjetri drurin, e me radhë. Ju lutem mbylluni, ruhuni e kurohuni dhe mos u bëni lëndë djegëse për sëmundjen, sepse lënda djegëse për sëmundjet e këqija janë njerëzit,” citon 76 vjeçari që e kalon ditën agjërueshëm.

Teologu Saimir Bulku thotë se të moshuarit po e përjetojnë më shumë shkëputjen nga xhamitë në muajin e Ramazanit.

“Më shumë janë mosha e madhe që e përjetojnë këtë shkëputje, sepse ata nuk e dinë dhe thonë ky Ramazan po na ikën, ndoshta dhe nuk e dimë a do na gjejë Ramazani tjetër dhe ato e kanë më shumë nostalgjinë e xhamisë”, shton ai.

SARS-CoV-2 risjell kujtimet e komunizmit

Teologu Saimir Bulku mban çdo ditë ligjërata në rrjetet sociale me kërkesën e besimtarëve. Foto: Geri Emiri.

Shqipëria shënoi këtë vit 30-vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit –pas një periudhe të errët të regjimit komunist, ku feja ishte e ndaluar. Kufizimet e qarkullimit dhe ruajtja e distancës sociale për shkak të koronavirusit të ri u kujton shumë njerëzve besimin në kohën e komunizmit.

Mustafa Troplini kujton se prindërit e tij sakrifikonin shumë për të ushtruar besimin në Zot.

“Babai dhe nëna ime agjëronin fshehurazi. Kur i shkonte sekretari i partisë, i pyeste nëse agjëronin dhe i jepte të hanin. Ata e hanin, por Zoti e fal kur të detyrojnë. Feja islame është tolerante,” kujton i moshuari.

“Ka qenë terror, nuk mund ta imagjinojnë brezat e rinj,” shton Troplini, ndërsa ndryshon tonin e zërit. “Janë futur njerëz në burg, janë torturuar klerikët, vinin kontrolle nëpër shtëpi për Bajram, për Pashkë,” shton ai.

Imami Ervin Qylafku i tha BIRN se besimtarët e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë këtë situatë dhe ai mban komunikime të shpeshta me ta, si për informacionet teologjike, ashtu edhe ato administrative.

“Kemi pasur vështirësi me besimtarët, sepse ata nga njëra anë nuk mund ta kuptojnë dot këtë lloj situate, sepse i kthen në memorie disa dekada më parë,” thotë ai.

Imami thekson gjithashtu se ruajtja e shëndetit është një nga principet themelore të Islamit, ndërkohë që janë angazhuar edhe në bamirësi për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

“Në këtë kohë pandemie, po ashtu po shpërndajmë shumë ndihma, sepse u bënë gati 2 muaj që njerëzit nuk kanë punuar dhe kanë mungesë ndihmash ose produktesh ushqimore,” shton ai.

Edhe teologu Bulku i tha BIRN se besimtarët e moshuar janë të prekur, ndërsa me zor presin momentin e hapjes së xhamive.

Por për Mustafa Troplinin, të moshuarit në Shqipëri janë të regjur me vështirësitë.

I moshuari kujton se në rininë e tij, pandemia e influencës A (H3N2) – i njohur ndryshe si “Gripi i Hong Kongut”, preku të gjitha kontinentet dhe u mori jetën rreth 1 milion personave. Në Shqipëri humbën jetën të paktën 300 persona nga gripi, që mendohet se u soll asokohe nga “specialistët kinezë”.

“Në Sazan ka qenë Marina Ushtarake dhe ra një grip. Të gjithë ushtarët ishim shtrirë në shtretër. Ishte në të gjithë repartet dhe më pak tek popullsia,” përfundon Troplini.

Etiketa: AdministrativeBajrambesimtarëBIRNBurgCOVIDCOVID-19DurrësGeri EmiriKultureLigjMasaMonument KultureortodokspaktpandemiaRamazanRrjetet socialeSARS-CoV-2SazanSHshqipShqipëriShqipëriaxhamixhamiaZjarr
Tjetri
Një virus Déjà-Vu?

Një virus Déjà-Vu?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.