AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Gratë rome dhe egjiptiane në Shqipëri në vështirësi të dyfishtë për të aksesuar shërbimet mjekësore

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kristina, vajza e cila nuk mund të merrte shërbim mjekësor gjatë muajit prill për shkak të pandemisë

Pamundësia e lëvizjes gjatë izolimit, mbyllja e klinikave private dhe kufizimi i dhënies së shërbimeve në spitalet shtetërore, e bëri pothuajse  të pamundur aksesimin e shërbimeve mjekësore për gratë e grupeve vulnerabël.

Stela, gruaja që u detyrua të “vetë – abortonte” | Foto : Firoi Sinoruka

Gjatë muajit mars, Stela* dyshonte se ishte shtatzanë, por pamundësia ekonomike, mbyllja e të klinikave shëndetësore dhe izolimi i vendit, ishin arsyet që e pengonin për të marrë ndihmë profesionale shëndetësore. E gjendur përballë kësaj situate, ajo vendosi që të “vetë – abortonte”, sipas “mënyrës tradicionale” për të cilën kishte dëgjuar nga të tjerët. Mënyra tradicionale, kishte të bënte pirjen e një gote verë të kuqe të nxehtë së bashku me një grusht aspirinash.

“Fillova të dyshoja që isha shtatzanë, por ngaqë nuk kisha mundësi për ta mësuar, shkova mora një gotë komplet me verë të kuqe, e zieva mirë e mirë, i hodha një pako me aspirina brenda, e përziva derisa u shkrinë krejt ato dhe shkova e piva direkt”, tregon ajo.

Por as kjo metodë nuk i dha efektin e dëshiruar dhe pas disa ditësh ajo arriti të shkonte në spitalin shtetëror, ku iu dhanë disa ilaçe për t`u trajtuar.

Shqipëria u fut në izolim menjëherë pas zbulimit të rastit të parë me COVID – 19. Veprimtaria normale u ndalua dhe orët në të cilat mund të lëvizje lirshëm ishin shumë të kufizuara. Klinikat private mjekësore po ashtu iu nënshtruan këtij rregulli.

Gjinekologu Avenir Balili i cili ka një klinikë private në Tiranë, tregon se vizitat dhe konsultat gjatë kësaj periudhe i ka bërë me Skype.

“Klinika ime po bëhet muaji i dytë që është e mbyllur si nga frika e pacienteve ashtu edhe pamundësia e lëvizjes”, thotë ai.

Sipas tij, personat që e vuajnë më shumë mungesën e shërbimeve mjekësore gjinekologjike gjatë kësaj periudhe, janë ato që jetojnë në zona të largëta ku mundësia e lëvizjes është e vështirë për shkak të mungesës së transportit.

Edhe gjinekologia Mirela Rista e cila punon në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni” në Tiranë tregon se mundësia e ndërprerjes së shtatzanisë gjatë periudhës së karantinimit apo e marrjes së shërbimeve të tjera gjinekologjike ka qenë e pamundur për shkak të pandemisë.

“Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi solli dhe mbylljen e shërbimeve gjinekologjike në klinikat private dhe në të gjithë institucionet publike. Periudha e parë e karantinimit mundësoi dhënien e shërbimeve vetëm për rastet emergjente madhore gjinekologjike, por jo ato për konsultat e kontracepsionit, ndërhyrjet për abortet e vullnetshme, apo konsultat e tjera lidhur me problemet e çrregullimeve të ndryshme menstruale, etj”, thotë ajo

Kristina, vajza e cila nuk mund të merrte shërbim mjekësor gjatë muajit prill për shkak të pandemisë | Foto : Fiori Sinoruka

Ajo tregon se në këto 6 javë të pandemisë abortet e vullnetshme u shtynë për më vonë dhe ky shërbim iu dha vetëm grave që ishin në limitin e kohës së tyre.

Kristina është një vajzë që jeton në lagjen Shkozë në periferi të Tiranës, pak kohë më parë zbuloi se ishte shtatzanë, por duke pasur një fëmijë të vogël dhe duke mos pasur kushte ekonomike të volitshme për të pasur kaq shpejt një fëmijë tjetër, iu drejtua spitalit për të kryer abort të vullnetshëm, por ky shërbim ishte i pamundur që t`i ofrohej.

“Djali im është i vogël dhe mendova më mirë të abortoj sepse nuk mund të përballoj dot ti mbaj të dy njëkohësisht , por gjatë këtij muaji nuk më morën përsipër, thanë që janë mbyllur sallat (në spitale) dhe nuk mund të bësh ndërhyrje”, tregon ajo.

As ajo dhe as bashkëshorti i saj nuk janë në punë. Bashkëshorti i saj punon vetëm kur arrin të gjejë ndonjë punë, jo të qëndrueshme.

“Unë do e mbaj, por nuk e di se si do e mbaj sepse unë mezi po e rris dhe çunin”, thotë ajo.

Shkoza është një lagje në të cilën jeton një pjesë e mirë e komunitetit rom dhe gjendet relativisht larg nga qendra e qytetit. Qendra “Aksion Komunitar” e cila është e fokusuar në çështjet rome dhe egjiptiane ka rreth 2 vite që kërkon që në këtë lagje të ndërtohet një qendër shëndetësore për banorët, por deri tani pa sukses.

“Nuk ka fonde thotë Ministria e Shëndetësisë”, thotë Ervis Daka, drejtori ekzekutiv i qendrës “Aksion Komunitar”.

Në Shqipëri, aborti është i lejuar me ligj deri në javën e 12-të të shtatzanisë me vullnetin e gruas dhe pas 12 – 20 javëve kur rrezikohet shëndeti i nënës ose kur ka anomali kongenitale ose kur ka fetus të vdekur në mitër.

Pilula abortive është e ndaluar nga Ministria e Shëndetësisë, por ajo ka hyrë në tregun farmaceutik shqiptar dhe shumë herë është “zgjidhja e vetme”, për shumë gra rome në vështirësi ekonomike ose kur e kanë të pamundur të marrin shërbimin mjekësor në klinika shëndetësore apo në spitale për shkak se janë të paregjistruara në gjendjen civile.

Sipas gjinekologes Rista, situata e izolimit mund të kthehet dhe vendi duhet të pregatitet që të ofrojë shërbimin e abortit me anë të tabletave.

“Një zonjë që kërkon të ndërpresë shtatzaninë dhe brenda javëve të lejuara me tabletat abortive ajo e përfiton këtë gjë, ka mundësi që të sigurojë një trajtim të situatës së saj në kohën e duhur pa e lënë deri në momentet e javës së 12, që pothuajse e bën të pamundur këtë ndërhyrje nëpërmjet tabletave abortive”, thotë ajo.

* Emrat e përdorur nuk janë emrat e vërtetë për të mbrojtur privatësinë, pasi gratë nuk dëshironin të identifikoheshin.

** Stela i përket komunitetit egjiptian.

Ky është një version i edituar i shkrimit publikuar fillimisht në Open Democracy. Raportimi për këtë histori u mbështet nga projekti i Open Democracy “Tracking the Backlash Project.”

Etiketa: BanorëBashkëshortiCOVIDegjiptianFondegraizolimLigjMITMjekmjekëpandemiaromSHshqipShqipëriShqipëriaspitaletTiranë
Tjetri
16 raste të reja me COVID-19, mes të cilëve edhe tre ushtarakë të KFOR

Kush ka frikë nga COVID-19?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.