AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e burimeve për 6.4 milionë lekë penalizoi gjyqtaren Hajrie Muçmata

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata përballë KPK-së. Foto: E.Hoxhaj

Mungesa e burimeve financiare për dy pasuri të paluajtshme dhe mosdeklarimi i huave i kushtoi karrierën gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Muçmata kërkoi rivlerësim në të tre kriteret, por kjo iu refuzua nga KPK bashkë me kërkesën për përjashtim të trupës.

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Hajrie Muçmata përballë KPK-së. Foto: E.Hoxhaj

Dy pasuri të paluajtshme të blera në vitet 2003 dhe 2004 dhe mungesa e burimeve financiare për to, e shoqëruar me probleme në kontratat e sipërmarrjes, çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata.

Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Muçmata nuk arriti të justifikonte rreth 6.4 milionë lekë, ndërsa trupa arsyetoi se ajo kishte bërë deklarim të rremë në lidhje me destinacionin e një kredie, ndërsa kishte një sërë problemesh dhe pasaktësish në deklarimet vjetore.

Gjyqtarja e shkarkuar i kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ajo kërkoi që të rivlerësohej në të tre kriteret, ndërsa ngriti pretendime mbi anshmërinë e trupës gjykuese duke kërkuar përjashtimin e saj. Por pretendimet e Muçmatës u rrëzuan nga Komisioni.

“Vendimarrja për subjektin e rivlerësimit, zonjës Muçmata është bazuar vetëm në kriterin e pasurisë, pavarësisht pretendimeve të saj per t’u vlerësuar per të tria kriteret, pasi me kalimin e barrës së provës, subjekti nuk arriti të vërtetojë të kundërtën e konstatimeve të bëra prezent në rezultatet e hetimit”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Muçmata u hetua nga një trupë e kryesuar Firdes Shuli, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.

Problemet me apartamentin

Problemet me pasurinë të gjyqtares Muçmata u vunë në dukje nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. ILDKPKI në raportin e saj shprehet se Muçmata kishte bërë deklarim të rremë, kishte fshehur pasurinë dhe nuk kishte burime të ligjshme për pasurinë e deklaruar.

Shumica e këtyre pretendimeve u konfirmua më pas nga hetimi i KPK. Fillimisht Muçmatës iu kërkua të justifikonte burimin e financimit për një apartament 126 metra të blerë në vitin 2004. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vë në dukje se kontratat e nënshkruara për këtë apartament ishin kontradiktore, çmimet të ndryshme dhe se nuk kishte prova për kohën e pagesave.

Nga hetimi, KPK tha se kishte vërejtur deklarime të pasakta në deklaratat vjetore të pasurisë, ndërsa pretendimet e Muçmatës se për pagesën kishin shërbyer dy hua të marra nga bashkëshorti prej 18 mijë eurosh u gjet i paprovueshëm prej Komisionit.

Trupa arsyetoi se huatë 15 dhe 3 mijë euro të marra nga bashkëshorti i gjyqtares i përkisnin një kohe më të vonë se sa pagesa e kësteve, sipas kontratës së sipërmarrjes për apartamentin, ndërsa nga hetimi u vu në dukje se Muçmata nuk mund të provonte burimin e të ardhurave të dy huadhënësve.

Muçmata kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ajo tha se koha e pagesave përfshinte gjithë vitin 2004, ndërsa pretendoi se dy huadhënësit kishin pasur burime të ligjshme. Por pretendimet e saj nuk e ndryshuan barrën e provës, ndërsa u vu në dukje se në vitin 2004 gjyqtares dhe bashkëshortit i mungonin 2.8 milionë lekë për krijimin e kësaj pasurie. Deklarimi i saj për këtë pasuri u cilësua i pamjaftueshëm dhe i pasaktë.

Problemet e lokalit

Pasuria tjetër për të cilën Muçmatës i kaloi barra e provës ishte një lokal që në varësi të kontratave ishte deklaruar herë si 117 metra dhe herë si 170 metra duke përfshirë edhe ballkonet.

Komisioni vuri në dukje se pas hetimeve kishte zbuluar nga Zyra Vendore për Rregjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, ZVRPP,  se një kontratë për këtë pasuri ishte nënshkruar që në vitin 2003 nga bashkëshorti i gjyqtares, ndërsa kjo e kishte deklaruar atë vetëm në vitin 2006.

“Nga hetimi  rezultoi e provuar se në deklarimet periodike të viteve 2003 – 2005, kjo pasuri nuk është deklaruar edhe pse personi i lidhur kishte nënshkruar një kontratë sipërmarrje të datës 5.11.2003”, thuhet në vendim.

Komisioni po ashtu arsyetoi se përndryshe nga pretendimi i gjyqtares se zotëronte vetëm një pjesë të objektit, bashkëshorti i saj ishte sjellë vazhdimisht “në raport me të tretët si “pronar i vetëm” i sendit, veçanërisht në aktet juridike të nënshkruara prej tij”.

Komisioni vë në dukje në vendim se kishte mospërputhje mes deklarimeve  në vitin 2006 dhe atyre në deklaratën veting. “Nga krahasimi i deklarimit të vitit 2006, me deklaratën “Vetting”, rezultojnë mospërputhje sa i takon sipërfaqes së lokalit dhe vlerës së asetit: në vitin 2006 deklarohet lokal me sipërfaqe 158 m2 në vlerën 58.000 euro, ndërsa në deklaratën “Vetting” deklarohet lokal me sipërfaqe 117 m2 në vlerën 59.500 euro”, thuhet në vendim.

Muçmata kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ajo kundërshtoi kontratën e vitit 2003 duke pretenduar se ajo ishte e pa firmosur prej palëve dhe se nuk duhej konsideruar si provë dhe as si e vlefshme.

Por sipas Komisionit, pretendimi se kontrata e sipërmarrjes e nëntorit 2003, nuk qëndron.  “Duket qartë se bashkëlidhja e kësaj kontrate me atë të shitblerjes është bërë për një efekt të vetëm, për të provuar likuidimin e plotë të pagesës së çmimit dhe mënyrën e likuidimit të pagesës, pasi në faqe 2, paragrafi 3 është përcaktuar se çmimi prej 59.500 euro është likuiduar në bazë të kontratës së datës 5.11.2003”, thuhet në vendim.

KPK vuri në dukje se edhe një kontratë të ndryshme nga ajo e depozituar nga pala shitëse në ZVRPP-në Tiranë, në të cilën ishin bërë shënime me shkrim dore, nuk provonte se pagesat nuk ishin bërë në vitin 2003.

Po ashtu KPK rrëzoi si të paprovuar pretendimin e gjyqtares së shkarkuar se pagesat në fillim ishin kryer nga ortaku i bashkëshortit.

Mosdeklarimi i huasë

Ajo që duket se rëndoi pozitën e Muçmatës në këtë proces ishte mosdeklarimi i një kontrate huaje mes bashkëshortit dhe një të afërmi. Muçmata sipas KPK kishte deklaruar se për të paguar blerjen e lokalit ishte përdorur një kredi e marrë në vitin 2006, por nga hetimi rezultoi se të ardhurat e marra nga kredia ishin përdorur për të paguar një borxh.

KPK gjeti se në gusht 2006, “personi i lidhur I. M. ka transferuar për shtetasin Sh. B., vlerën 2.970.000 lekë, me përshkrimin “kalim nga I. M. për Sh. B. shlyerje detyrimi sipas kontratës së huamarrjes dt. 7.6.2006”.

Komisioni vë në dukje se edhe pse ishte pyetur disa herë në lidhje me këtë hua, gjyqtarja kishte mohuar kategorikisht marrëdhënien financiare. “Unë nuk i kam marrë asnjë hua shtetasit Sh. B. Për të mundësuar dhënien e kredisë, nuk më kujtohet saktësisht se çfarë roli ka pasur në këtë kredi ky shtetas. Unë dhe bashkëshorti im kemi marrë pranë “Alpha Bank” kredi për investim, kredi të cilën e kam deklaruar dhe shlyer”, citohet Muçmata në vendim.

Por pas këmbënguljes së KPK dhe dokumenteve bankare gjyqtarja e shkarkuar pranoi huamarrjen dhe pretendoi se nuk kishte qenë në dijeni të saj. “Unë personalisht nuk kam nënshkruar ndonjë kontratë huaje. Është e vërtetë, kontrata e  huasë është nënshkruar nga bashkëshorti dhe shtetasi Sh. B., dhe në atë moment nuk disponoja kopjen e kësaj kontrate”, iu përgjigj ajo Komisionit.

Ajo tha se nuk e dinte pse bashkëshorti nuk e kishte sqaruar lidhur me ekzistencën e kësaj kontrate. Ajo po ashtu pretendoi se marrdhënia financiare kishte qenë vetëm e shkurtër dhe nuk kishte parë si detyrim për ta deklaruar.

Por sipas KPK-së, kjo provoi se kredia e marrë në vitin 2006 nuk ishte përdorur për atë që ishte deklaruar. “Si përfundim, rezulton e provuar se në vitin 2006, subjekti nuk ka pasur mundësi efektive për të përdorur një pjesë të kredisë nga “Alpha Bank”, si burim për të kryer pagesën për pjesën takuese të detyrimit në lidhje me çmimin e kontratës së sipërmarrjes së lokalit”, thuhet në vendim.

Etiketa: Alma FaskajBashkëshortidetyrimEuroFirdes ShuliGjykata e Apelit ShkodërGjykatëGjykatësGjyqtareHajrie MuçmatahuaILDKPKIInspektoreKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkredikrediaMatPamela QirkoPasuri të paluajtshmepasuriaraportSHShkodërVendimVetingVettingZVRPP
Tjetri
Kroacia dhe Greqia nxitojnë të shpëtojnë sadopak verën 2020

Kroacia dhe Greqia nxitojnë të shpëtojnë sadopak verën 2020

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.