AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

‘Padurim që të rihapeshim’; klientët zënë radhën në berberë dhe parukeri

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Berberët dezinfektojnë mjetet e punës para dhe pas çdo përdorimi të tyre | Foto ” Nensi Bogdani

Duke lënë pas krahëve 3 muajt e pezullimit të aktivitetit të tyre për shkak të pandemisë së COVID-19, parukeritë dhe berberët rihapën dyert të hënën nën masa strikte higjiene dhe me një fluks të shtuar klientësh.

Protokolli i ri për ri-hapjen e parukerive kërkon zbatimin e masave strikte për mbrojtjen e shëndetit të klientëve | Foto : Nensi Bogdani

Me maska kirurgjikale mbi buzë dhe hundë dhe sy të mbuluara nga maska plastike, doreza në duar dhe përparëse të gjata të bardha, si dhe dezinfektantë të shpërndarë në çdo tavolinë, sallonet e bukurisë dhe të estetikës në Tiranë të hënën ngjasonin më shumë me një klinikë mjekësore.

Prej mëngjesit të 11 majit qeveria ka lehtësuar disa nga masat shtrënguese të distancimit social duke lejuar hapjen e disa bizneseve – përfshirë parukeritë dhe berberët.

Gjithsesi kjo hapje ka ardhur kundrejt ndjekjes së një protokolli strikt që përmban masa për organizimin e shërbimit në kushte të reja që sigurojnë mbrojtje nga përhapja e COVID-19 dhe dizenfektimin të ambientit dhe të mjeteve të punës.

“Prenotimet kanë filluar qëkur u mbyllëm,” shprehet Mira, pronarja e një parukerie me 5 punonjëse.

“Klientët e mia kanë prenotuar orare prej kohësh, duke pritur me padurim që të rihapeshim,” shtoi ajo, duke nënvizuar se disa nga kërkesat i është dashur t’i refuzojë “pasi nuk kam mundësi t’i mbuloj të gjitha.”

Mira tregon se edhe me numrin e madh të punonjëseve që ka në biznesin e saj, fluksi i klientelës pas mbylljes prej 3 muajsh është i vështirë të përballohet.

“Unë nuk i hoqa punonjëset e mia, edhe pse nuk kemi nxjerrë fitime që prej 3 muajsh,” tha ajo. “Ndryshe nga shumë biznese të tjera, unë e mbajta stafin tim gjatë këtyre muajve”, shtoi Mira, me një dozë krenarie dhe shpresë për të ardhmen e biznesit të saj.

Programi i hapjes graduale  të vendit, ka rihapur të hënën përveç parukerive dhe berberëve, edhe klinikat dentare dhe qendrat e mëdha tregtare.  Protokolli i masave mbrojtëse ka qenë rigoroz për këto biznese, duke i kufizuar kështu për t’i shërbyer klientëve me kapacitet të plotë.

Rregullat që duhen ndjekur për parandalimin e COVID-19 përfshijnë kufizimin e orarit të punës deri në orën 17.00, përdorimin e dezinfektantëve për ambientet dhe veglat e punës para çdo përdorimi, mbajtjen e maskave/dorezave/përparëseve gjatë gjithë kohës së shërbimit, ruatjen e distancës prej 2 metrash nga klienti tjetër, ndalimin e grumbullimit të klientelëve për të pritur brenda sallonit, pajisjen me qese plastike njëpërdorimshe të këpucëve , si edhe sterilizimi i pajisjeve metalike në autoklava për dentistët.

Mbyllja prej gati 3 muajsh ka krijuar  një pakënaqësi tek klientela, sidomos tek gratë dhe vajzat që nuk kanë mundur të mirëmbajnë flokët apo trupin.

“Ku rrimë dot ne pa bërë thonjtë dhe flokët…mezi kemi pritur të hapen”, thotë një kliente e cila pas 3 muajsh ishte duke trajtuar thonjtë e saj me xhel të hënën dhe shtoi se ana estetike ka të bëjë shumë me vetëvlerësimin tek gratë dhe vajzat.

Jurgeni, gjatë punës me klientët e tij. Ai mban dhe një qese me maska për të siguruar mbrojtjen e klientelës së tij | Foto : Nensi Bogdani

Nga ana tjetër, meshkujt duken se gjithashtu kanë pritur me padurim hapjen e berberëve, por ndryshe nga gratë ato nuk preferojnë të prenotojnë, por të paraqiten drejtpërdrejtë e presin radhën jashtë dyerve të dyqanit.

Berberët  shprehen se në këto ditë ku fluksi i punës pritet të shtohet ndjeshëm, të paktën për dy javë do të funksionojnë me mentalitetin “fiton më i shkathëti”, pasi meshkujt nuk kanë durimin apo nuk janë mësuar të lënë orare tek berberi.

Jurgeni, një djalë i ri që zotëron një salon meshkujsh pranë rrugës së Durrësit, shprehet se deri para pandemisë ai funskiononte me orare, por tashmë kjo është e pamundur për shkak të fluksit të madh të klientëve që vijnë dhe janë të gatshëm të presin radhën.

“Tani e kam pothuajse të pamundur të funksionoj me orare,” shprehet ai, ndërsa në derën e dyqanit shfaqen vazhdimisht klientë të cilët kërkojnë që të jenë të radhës për të prerë flokët apo për të shkurtuar mjekrën.

“Besoj se deri nga fundi i muajit do jemi në të njëjtën situatë, deri sa të qetësohet gjendja dhe të zgjatet dhe fasha orare, pasi tani lejohemi të punojmë deri në orën 17.00,” shpjegoi Jurgeni.

Një tjetër berber pranë rrugës Asim Vokshi, shprehet gjithashtu se shumica e klientëve vijnë dhe presin jashtë, ..

“Klientët e mi filluan prenotimet vetëm disa ditë pasi doli ligji për t’u rihapur, pra rreth 4-5 ditë më përpara”, tha ai, ndërsa shtoi se rihapja nuk është e lehtë, pasi gjatë gjithë kohës është duke dezinfektuar mjetet e tij të punës.

Nga ana tjetër, për parukeritë e vogla të grave, protokolli lejon vetëm prezencën e një punonjësi, gjë kjo që i ka shtuar ngarkesën këtyre bizneseve, të cilat më parë operonin dhe me asistentë.

Zamira Muhadri, pronarja e një parukerie me të njëjtin emër në qendër të Tiranës, thotë se deri para pandemisë edhe me ndihmën e asistentes së saj ajo kishte fluks të mjaftueshëm që shpeshherë e detyronte të punonte dhe jashtë orarit, ndërsa tani që fluksi pritet të shtohet akoma më shumë, ndërkohë  asaj i duhet të jetë e vetme në punë dhe kjo do e bëjë akoma më të lodhshme.

“Për shkak të sipërfaqes së vogël të dyqanit , protokolli ma ndalon të mbaj edhe person tjetër për të punuar, prandaj tani e kam dhe më të lodhshme për të përballuar të gjithë punën vetëm,” tha Zamira.

“Që ditën e sotme më janë zënë të gjitha oraret deri për  të shtunën në darkë”, shtoi ajo, duke theksuar se shpreson që fasha orare në ditët në vazhdim të zgjatet deri në orën 21.00, e kështu të ketë mundësi të shtrijë më tej prenotimet e klienteve të saj.

Smiling Nails studio pranon se nëse prenotimet vazhdojnë të jenë të larta do i duhet të punësojnë asistente | Foto : Nensi Bogdani

Ngjashëm, pronarja e “Smiling Nails” – studio për estetikën e thonjve, thotë se nëse puna vazhdon me kushtet e tanishme, deri në fund të muajit ajo do detyrohet të punësojë një ndihmëse, pasi ngarkesa është e madhe.

“Gjithmonë kam punuar vetëm pasi e kam pasur të lehtë ta menaxhoj me orare” , tha sipërmarrësja e vetëpunësuar

“Por nëse kërkesa do vazhdojë të jetë kaq e lartë do më duhet patjetër ndihmë, pasi klientet që presin shërbim janë grumbulluar tashmë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk presin dot”, përfundoi ajo.

Etiketa: Asim VokshiCOVIDCOVID-19MasaMaskambrojtjeMjekmjekëNensi BogdanipaktParaplastikePunaPunëQeveriaSHShpresONTiranë
Tjetri
COVID-19 po qartëson sfidën klimatike me të cilën përballemi

COVID-19 po qartëson sfidën klimatike me të cilën përballemi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.