AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

OBSH: Ja ç‘duhet të marrin parasysh shkollat dhe bizneset para se të rihapen

Linda LacinangaLinda Lacina
6 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shumica e qytetarëve të Tiranës janë ndërgjegjësuar dhe ata dalin përherë të pajisur me maskë në ambjentet publike | Foto : Nensi Bogdani

Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti një konferencë për shtyp më 11 maj për të përditësuar publikun mbi pandeminë e COVID-19. OBSH-ja lëshoi udhëzime të reja për të ndihmuar vendimmarrësit mbi mënyrën dhe kohën se kur duhet të hapen shkollat dhe bizneset.

Shumica e qytetarëve të Tiranës janë ndërgjegjësuar dhe ata dalin përherë të pajisur me maskë në ambjentet publike | Foto : Nensi Bogdani

Ndërsa vendet vazhdojnë të heqin izolimet, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi udhëzime të reja për vendimmarrësit në lidhje me mënyrën se si mund të hapen të sigurta shkollat dhe vendet e punës.

“Ne duhet të përqendrohemi te përparësitë tona teksa hyjmë në fazën e radhës të kësaj beteje”, tha Michael J. Ryan, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, në një konferencë për shtyp të hënën në Gjenevë.

Shkollat

Zyrtarët që kërkojnë të hapin ose mbyllin shkolla duhet të kuptojnë qartë mënyrën se si transmetohet COVID-19 dhe ashpërsinë e tij te fëmijët, përhapjen e COVID-19 aty ku ndodhet shkolla dhe aftësinë për të mbajtur masat parandaluese dhe kontrolluese për COVID-19 brenda mjedisit të asaj shkolle, tha OBSH.

Vendimmarrësit mund të marrin në konsideratë nëse ka mënyra për të krijuar klasa për t’i mbajtur fëmijët të ndarë fizikisht gjatë disa orëve të caktuara të ditës, si për shembull gjatë kohës që ata luajnë apo konsumojnë drekën, tha dr. Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e OBSH-së.

OBSH tha se nuk duhet të anashkalohen gjithashtu faktorë të tjerë në vendimin për rihapjen e shkollave, duke përfshirë ushqyerjen e fëmijëve, pabarazitë arsimore dhe nevojën për të zvogëluar barrën për prindërit që janë punonjës të kujdesit shëndetësor.

Vigjilenca është më e rëndësishmja, thanë zyrtarët e OBSH-së, pasi ende nuk dihet shumë për mënyrën sesi COVID-19 ndikon te fëmijët dhe shkallën e tij aktuale e infeksionit në atë grup.

Vendet e punës

Për vendet e punës, OBSH thotë se liderët duhet të kryejnë vlerësime të rrezikut për të kuptuar ekspozimin e mundshëm të punëtorëve ndaj virusit dhe të planifikojnë rihapjet në përputhje me rrethanat.

Për më tepër, OBSH rekomandon që vendet e punës të zhvillojnë plane veprimi që plotësojnë planet e tyre ekzistuese të vazhdimësisë së biznesit. Këto plane veprimi duhet të përfshijnë udhëzime për rihapjen, mbylljen dhe modifikimin e ambienteve të punës, ndërsa gjithashtu theksojnë masat për të ndihmuar në parandalimin ose zbutjen e përhapjes së virusit.

Plane të tilla duhet të krijohen në konsultim me punëtorët dhe përfaqësuesit e tyre dhe duhet të ndërmerren hapa që të gjitha masat të komunikohen gjerësisht dhe qartë, tha OBSH.

Shfrytëzimi i një mundësie të dytë

Zyrtarët e OBSH-së u kërkuan komuniteteve të ruajnë disiplinën ndërkohë që ata lehtësojnë masat kufizuese. “Po na jepet një mundësi e dytë tani si shoqëri që të vëmë në zbatim ndërhyrjet e nevojshme për shëndetin publik, për të vënë në zbatim mbështetjen e nevojshme për komunitetin”, tha Ryan.

Disa vende, të tilla si Koreja e Jugut dhe Kina, së fundmi panë rishfaqje rastesh të reja në zonat ku virusi ishte shtypur. Këto vende qenë në gjendje të reagonin shpejt ndaj këtyre infeksioneve të reja, pasi ata kishin vazhduar përpjekjet gjithëpërfshirëse për të zbuluar dhe gjurmuar rastet e reja.

Kjo lloj disipline do të jetë thelbësore ndërsa ne vazhdojmë para. “Të mbyllësh sytë dhe të përpiqesh ta kalosh këtë situatë në verbëri është një idiotësi e madhe.”

“Me këtë virus, na pret një rrugë e gjatë”, shtoi Ryan. “Pavarësisht kësaj, ne kemi mjetet e duhura që të mund ta parandalojmë rinisjen përsëri të përhapjes së këtij virusi.”

Marrë me autorizim nga Weforum.org.  What schools and businesses should consider before reopening: WHO COVID-19 briefing

Etiketa: COVIDCOVID-19KinaKorejaMjedisitNensi BogdaniOBSHParaPunëPunëtorPunëtorëSHshkollaTiranëvirus
Tjetri
Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës

ILDKPKI nis hetimet për dypunësimin e nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.