AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Teatri i ri i kushtueshëm i Maqedonisë së Veriut ka filluar të shkatërrohet

Vasko MagleshovngaVasko Magleshov
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vrimë në tavanin e teatrit. Foto: BIRN.

Vetëm shtatë vjet pas përfundimit të tij si pjesë e projektit tepër të kritikuar “Shkupi 2014”, teatri i ri kombëtar në Shkup ka filluar të shkatërrohet.

Vrimë në tavanin e teatrit. Foto: BIRN.

Vetëm shtatë vjet pas hapjes së tij madhështore, Teatri Kombëtar, MNT, në qendër të Shkupit, i cili u ndërtua si pjesë e projektit tepër të kritikuar të qeverisë “Shkup 2014″, ai praktikisht po prishet.

BIRN vuri re një kovë gjigante të vendosur në sallën e hyrjes, e cila mbledh ujin që hyn në ndërtesë nga një vrimë e madhe në tavan, ku ishte hequr njëri prej llambadarëve të shtrenjtë.

Në disa vende, dëmtimi në mure nga lagështia është i dukshëm. Në pjesë të tjera, kabllot elektrike varen nga tavani dhe uji pikon poshtë.

“Holli i hyrjes po prishet. Ky ishte një problem i pazgjidhur që nga hapja dhe situata po përkeqësohet”, tha për BIRN menaxheri teknik i ndërtesës, Gunter Kube.

Problemi i parë i madh doli në maj të vitit 2014, më pak se gjashtë muaj pas hapjes madhështore, kur një shfaqje u desh të anulohej pasi nisi të hynte shi brenda nga një shi i rrëmbyeshëm.

Në atë kohë, problemi u zgjidh duke i vulosur me beton dritaret përgjegjëse për përmbytjen. Në ato zona tani nuk ka dritë natyrale, por të paktën ndërhyrja arriti të ndalojë përmbytjen përsëri nga uji që hynte brenda.

Kube kujton se i njëjti problem me ujin preku edhe pjesën poshtë skenës, ku ndodhen përbërësit mekanikë për skenën, edhe para hapjes së teatrit.

“Një firmë austriake injektoi një përbërës special rreth zonës poshtë skenës. Erdhën disa të huaj dhe e zgjidhën atë problem”, kujton ai.

Autoritetet thonë se ndërtesa ka trashëguar gabime në ndërtim që nga fillimi, të cilat lejojnë futjen e ujit në të në shumë vende.

BIRN vuri re një kovë gjigante të vendosur në sallën e hyrjes, e cila mbledh ujin që hyn në ndërtesë nga një vrimë e madhe në tavan. Foto: BIRN.

Për më tepër, përdorimi i materialeve ndërtimore me cilësi të dobët i ka përkeqësuar problemet, duke bërë që teatri dhe pjesët përreth tij të shkatërrohen para kohe.

Kreu i MNT, Simona Ugrinovska, tha për BIRN se problemet gjatë ndërtimit nuk ishin thjesht çështje estetike, por përfshinin edhe çështje sigurie, duke shtuar se ato po bëhen më të mëdha me kalimin e kohës.

“Ne kemi një përgjegjësi ndaj audiencës. Duhet të sigurohemi që gjithçka është e sigurt”, tha ajo, duke theksuar rrezikun e afërsisë së kabllove elektrike me tubacionet e ujit.

Nuk është e nevojshme të hyni në ndërtesë për të vënë re prishjet. Rrethimi neo-klasik përreth ndërtesës ka filluar të prishet dhe të copëtohet në disa vende, duke nxjerrë në pah polisterolin poroz të lirë nën beton, i përdorur për të mbushur boshllëqet brenda tij.

Asnjë përpjekje për të ndrequr problemet

Autori: BIRN.

Teatri i ri, me një fasadë neo-klasike të krijuar për të ngjarë me ndërtesën e vjetër që u zhduk në tërmetin e vitit 1963, ishte pjesë e planit të madh të sponsorizuar nga qeveria i njohur si “Shkupi 2014”.

Kjo synonte t’i jepte kryeqytetit një pamje më monumentale, duke u frymëzuar nga stilet arkitekturore të Antikitetit Klasik.

Para se qeveria e drejtuar nga VMRO DPMNE nën drejtimin e Nikola Gruevskit u rrëzua në mesin e vitit 2017, projekti kishte çuar tashmë në ngritjen e shumë ndërtesave të reja, statujave dhe shatërvanëve, si dhe fasadave të reja të stilit barok në ndërtesat e vjetra në qendër të qytetit të Shkupit.

Projekti u kritikua shumë për shkak të zgjedhjes së dyshimtë të stileve arkitekturore, cilësinë dhe  çmimit të lartë, si edhe mungesës së transparencës për shpenzimet e bëra.

Por edhe para hapjes së teatrit, ekspertët e ndërtimit paralajmëruan që afërsia e tij me lumin Vardar, dhe shiu, do të paraqiste një problem.

Këto paralajmërime nuk u dëgjuan nga Ministria e Kulturës, e cila zyrtarisht financoi projektin prej më shumë se 40 milionë eurosh – ose nga firmat e angazhuara për ndërtimin dhe supervizimin e tij.

Baza e të dhënave e BIRN ka zbuluar se, për qëllimin e ndërtimit të teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Ministria e Financave hartuan kontrata me dhjetëra kompani të ndryshme.

Foto: BIRN.

Midis tyre, kontratat më të kushtueshme ishin ato me kompaninë e ndërtimit “Beton” nga qyteti i Shtipit, me “Strabag AG”, “Lamone Moreda” dhe me “Constructor Engineering”.

Ndërkohë, shtatë vjet nga hapja, askush ende nuk ka përcaktuar pse teatri kryesor në vend është përmbytur rregullisht me ujë dhe pse punonjësit e tij kanë vazhdimisht frikë nga shiu.

MNT në të kaluarën ka kontaktuar me kompanitë e ndërtimit dhe firmat më të vogla, duke kërkuar dëmshpërblime. Disa prej tyre, në disa raste, ndërhynë.

Por garancitë, të cilat zgjatën nga tre deri në pesë vjet, tani kanë skaduar  ndërkohë që të njëtat probleme mbeten ende, tha për BIRN menaxhmenti i teatrit.

Robert Alagjozovski, Koordinatori Kombëtar për Kulturën, tha se ai dyshonte se problemi thelbësor me ndërtimin me të meta qëndron në ndryshimet e vazhdueshme të firmave të ndërtimit.

“Vëzhgimet u bënë kur një kompani duhet të vazhdonte punën atje ku e kishte lënë një kompani tjetër”, tha Alagjozovski për BIRN.

Sipas dokumenteve në bazën e të dhënave të BIRN, autoritetet gjatë periudhës së ndërtimit nënshkruan shtatë kontrata për mbikëqyrjen e aspekteve të ndryshme të ndërtesës – të gjitha këto të bëra drejtpërdrejt, pa një procedurë të duhur tenderimi.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për BIRN se prokurorët kanë hapur një procedurë paraprake për të përcaktuar shkeljet në projektin më të gjerë “Shkupi 2014”, e cila tani është gati në përfundim.

Por burimet që punojnë për këtë rast thanë se përqendrimi i kësaj procedure nuk ishte te ndërtesat e projektit, por më shumë te monumentet e mëdha që ishin ngritur si pjesë e “Shkupi 2014”.

Ekipi menaxhues i teatrit thotë se ata po përpilojnë vlerësime se sa do të kushtojë një rregullim i plotë i problemeve, duke paralajmëruar se kostoja me siguri do të tejkalojë buxhetin e teatrit, duke kërkuar para nga buxheti kombëtar.

Tani për tani, të gjitha janë lënë në pritje për shkak të krizës së koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Teatri është i mbyllur. Ashtu si edhe e gjithë fusha e kulturës në vend, ai pret një çast më të mirë për t’u marrë me problemet e tij të shumta.

Foto: BIRN.
Etiketa: BIRNbuxhetiFushaKubeMetaMinistria e FinancaveMinistria e KulturëspaktParaprokurorProkuroriaPunëQeveriaSHIUShkupShkupi 2014Teatri KombëtarVMRO DPMNE
Tjetri
Opozita kërcënon bankat kundër financimit të koncesioneve

Apeli lë në fuqi pushimin e çështjes së lobimit të Bashës në SHBA

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.