AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

‘Duhet të bëjmë edhe policin”: Rihapja e bareve dhe restorantet vjen me kosto dhe pasiguri

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protokollet e sigurisë të reklamuara në derën e një restoranti në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Të goditur nga mbyllja 2-mujore, sipërmarrësit e lokaleve dhe restoranteve në Tiranë po bëhen gati të rihapin dyert për klientët më 18 maj, të paqartë për oraret dhe kufizimet dhe të shqetësuar për listën e gjatë të detyrimeve që imponohen nga protokolli kundër COVID-19.

Protokollet e sigurisë të reklamuara në derën e një restoranti në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Pas më shumë se dy muajsh me dyer të mbyllura, pronarët e lokalit “Dorgen” po i japin dorën e fundit përgatitjeve për rihapjen e biznesit të tyre në qendër të Tiranës. Por ndonëse e kanë pritur me padurim këtë ditë, ata janë të shqetësuar se bashkë me menaxhimin e lokalit, tashmë do t’u duhet të bëjnë edhe rolin e policit.

“Por si supozohet t’i ruajmë klientët tanë nga mëngjesi deri në orën 17.30? Do na duhet të bëjmë dhe rolin e policit tani, të kontrollojmë si ulen dhe si qëndrojnë,” thotë Geni, njëri prej pronarëve.

“Përveç faktit që do përgjysmohet numri i tavolinave, do jetë tepër e vështirë pjesa e menaxhimit të hapësirës… Në rast se cënohet distanca prej 2 metrash mund të gjobitemi,” shton ai i shqetësuar.

Të mbyllur prej 11 marsit si pasojë e epidemisë së COVID-19, baret dhe restorantet janë ndër bizneset e fundit në Shqipëri që po bëhen gati të rihapin dyert e tyre të hënën më 18 maj, në përputhje me planin e lehtësimit të masave të qeverisë.

Megjithatë, shumica e sipërmarrësve të këtyre bizneseve janë ende të paqartë se si do ta ushtrojnë aktivitetin në kushtet e protokolleve të sigurisë kundër COVID-19, ndërsa parashikojnë se do t’u duhet një kohë e gjatë për t’u ringritur sërish në këmbë.

Protokolli i masave higjieno-sanitare përmban një listë të gjatë detyrimesh për baret dhe restorantet; që nga përdorimi i maskave, dorezave dhe dezinfektantëve e deri te matja e temperaturës së klientëve apo kufizimi i kontakteve me ta. Shërbimi ndaj klientëve do të lejohet vetëm në ambientet e jashtme, me një distancë prej dy metrash nga njëra tavolinë në tjetrën.

Sipërmarrësit i thanë BIRN se rregullat e reja janë të vështira për t’u zbatuar, veçanërisht në mbajtjen nën kontroll të klientëve. Ata i frikësohen një vale të re gjobitjesh dhe penalizimesh me pretekst protokollin e sigurisë.

“Tani është e sigurt që do të vijnë  vetëm për kontrolle e do na mbushin në gjoba…edhe këto kemi mangët,” thotë Gëzim Kastrati, pronar i një restoranti me emrin e familjes në afërsi të sheshit “Skënderbej”.

Karriget e vendosura njëra mbi tjetrën në një lokal në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Me aktivitet prej 20 vitesh, restorant “Kastrati” po përballet me vështirësi të shumta për shkak të krizës së COVID-19, ndonëse gjatë muajve të karantinës e vazhdoi shërbimin për klientët në formën take/aëay. Edhe rihapja më 18 maj nuk ofron asnjë shpresë për pronarin Gëzim Kastrati, pasi restoranti funksionon në ambientet e brendshme dhe zotëron vetëm 3 tavolina në një ballkon të vogël.

“Në fillim kisha gjithsej 15 veta personel, tani kam mbetur me 3 veta, e bashkë me mua bëhemi 4 gjithsej…sa e morëm  pak veten pas tërmetit, na erdhi virusi. Nuk po rimëkëmbemi dot,” thotë Kastrati, ndërsa shton se paratë e marra nga qeveria si “pagë e luftës” nuk i mjaftojnë për mbajtjen e familjes, pagesën e sigurimeve dhe të qirasë së restorantit.

Probleme të ngjashme ka edhe menaxheri i kafenesë “Polis” në afërsi të Muzeut Kombëtar.

“Ne po pastrojmë e po bëhemi gati, por asgjë udhëzim specifik nuk kemi marrë zyrtarisht, përveç këtyre rregullave që janë publikuar… A do punojmë të shtunë e të diel nuk e dimë, se atëherë janë pushim dhe shumica e klientëve që mund të vijnë,” thotë i paqartë Erindi, menaxheri i lokalit.

Shqetësimin e orarit të reduktuar e ndajnë të gjithë pronarët e lokaleve, pasi fluksi i klientëve është pikërisht në orarin që ata supozohet të mbyllen. Me ambiente dhe aktivitet të reduktuar, ata janë gjithashtu të paqartë se si do ta menaxhojnë kohën që një klient duhet të kalojë në kafene.

“Kush do vijë deri në 17.30? Të gjithë dalin pas orës 17.00…të gjithë e duan një kafe pas pune, e ky është orari që ka frekuentimin më të madh, për mos të folur për fundjavën, që nuk e dimë akoma a do hapim dot apo jo,” thotë Geri nga bar “Dorgen”.

Vili, menaxher i  restorant “Piazza” pas Muzeut Kombëtar thotë se ata janë me fat që kanë hapësira të bollshme në ambientet e jashtme për klientët. Megjithatë, ai është i paqartë për oraret dhe ditët e ushtrimit të aktivitetit.

“Sytë lart nga Zoti me shpresë edhe vazhdo punën,” thotë ai.

Kafenetë dhe restorantet janë bizneset më popullore në Shqipëri dhe bllokimi 2-mujor ka shkaktuar padurim mes qytetarëve –klientë të tyre. Por sipërmarrësit e këtyre bizneseve do të duhet të gjejnë një ekuilibër të ri mes zbatimit të rregullave dhe kërkesave të klientëve.

Geri nga lokali “Dorgen” i tha BIRN se muajt e karantinës janë përballur me kërkesa të shumta nga klientët e lagjes që kërkonin kafe, por ata nuk rrezikuan asnjëherë që të hapnin biznesin jashtë rregullave.

“Që pasi u mbyllëm dhe vinim të kontrollonim, shfaqej ndonjë klient i lagjes dhe na kërkonte t’i nxirrinim ndonjë karrige për t’u ulur, e pastaj na kërkonte t’i bënim dhe ndonjë kafe…..a thua se ne nuk donim të punonim,” kujton ai.

Vështirësitë ai i parashikon edhe për të ardhmen e biznesit të tij.

“Cfarë të bëjë kamarieri përpara, të lajë e të dezinfektojë duart pas çdo shërbimi apo t’u shërbejë klientëve me porosi, të ruajë distancat midis tavolinave apo të masë temperaturën e klientëve,” pyet pronari i bar “Dorgen”. “Kështu si po shkon puna do duhet të punësojmë një person të ve֛çantë që të merret posaçërisht me respektimin e rregullave,” ironizon ai.

Menaxheri i lokalit “Polis” duke u përgatitur për rihapjen e biznesit. Foto: Nensi Bogdani.
Flamujt italianë dhe shqiptarë të ekspozuar në hyrjen e një lokali në kryeqytet. Foto: Nensi Bogdani.
Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19karantinëKastratikostoMASNensi BogdanipasiguriPunaPunëQeveriaSHshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Policia nis hetim disiplinor për policët dhunues por pa ndjekje penale

Policia nis hetim disiplinor për policët dhunues por pa ndjekje penale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.