AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rigjallërohet jeta e egër në det dhe në Alpet rreth Shkodrës

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një yll deti në plazhin e Velipojës.

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër raportojnë për një rigjallërim të jetës së egër në plazhin e Velipojës dhe në Alpe, ku janë shfaqur delfinë, yje deti dhe rrëqebuj.

Një yll deti në plazhin e Velipojës.

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi i gjuetisë duket se kanë sjellë një rigjallërim të jetës së egër në zonën e Shkodrës, ku Administrata e Zonave të Mbrojtura raporton shfaqjen e një sërë speciesh të rralla në det dhe në Alpe.

Agim Dardha, drejtues i AdZM në Shkodër thotë se në Velipojë ka pasur shfaqje të delfinëve, breshkave të ujit dhe yje të rrallë deti, ndërsa kamerat e vendosura në Alpe kanë fotografuar shtim të dhive të egra, kaproj si dhe rrëqebullin.

Shfaqe të ngjashme të jetës së egër u regjistruan edhe në Ballkan, ku një balenë u vu re pranë një ishulli Kroat, ndërsa pamjet e delfinëve në Adriatik u bënë virale.

Por delfini që u gjet në Velipojë nuk ishte aq me fat. Gjitari i detit, i cili është banor i Adriatikut, por me një popullsi në rënie kryesisht për shkak të gjuetisë së pakontrolluar, u gjet i ngordhur në bregdet. Ai ishte dëmtuar nga helika e një peshkarexhe.

“Delfini ka veti që lëviz në ujë paralelisht me mjetin lundrues apo dhe njeriun që noton. Kjo nuk dihet nga të gjithë peshkatarët dhe kështu ndodh dhe dëmtimi i tyre,” tha Dardha.

Ai shpjegon se shfaqja e këtyre gjallesave lidhet kryesisht me temperaturat e ujit që janë rritur. Sipas tij, këto specie janë shumë të rralla për ujërat e Adriatikut në veri, ndërsa janë shfaqur këto ditë në lagunën e Vilunit.

“Nga peshkatarët janë gjetur breshka uji, që ne i kemi dërguar në qendrën e rehabilitimit në Vlorë, por edhe peshkaqenë e yll deti,” shton Dardha.

Elvin Sala, specialist në AdZM Shkodër shprehet se gjallesat e rralla ujore të shfaqura gjatë dy muajve të fundit në zonën ujore të Shkodrës janë ndeshur në thellësi 2-9 m. “Në kufirin me Malin e  Zi janë shfaqur 4 delfinë,” thotë Sala, ndërsa apelon për kujdes nga peshkatarët. “Ata dëmtohen nga rrjetat e peshkatarëve dhe varkat e peshkimit,” shton ai.

Kafshë të rralla janë shfaqur dhe në zonat malore të Shkodrës. Sipas Agim Dardhës, në zonën e Munellës, por dhe në Theth e Toplanë janë parë jo vetëm kafshët e egra që janë të zakonshme në këto zona si dhie e egër, derri i egër, ariu e ujku, por dhe kaprolli që është shumë i rrallë.

“Ka një shtim të dhisë së egër, ndërsa është shfaqur e rrëqebulli i Ballkanit. Këto janë të filmuara nga kamerat kurth që i kemi të vendosura në këto zona”, thotë Dardha, i cili thotë se meritë për këtë ka moratoriumi i ndalimit të gjuetisë në territor brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura.

Një delfin i dëmtuar nga peshkarexhat doli i ngordhur në plazhin e Velipojës. Foto: Anila Dushi.

“Kafsha lëviz dhe nuk e di se ku është zona e mbrojtur apo jo, por gjuetia e paligjshme i ka dëmtuar. Këtu ka ndikuar dhe fakti se nuk ka një institucion përgjegjës për të garantuar zbatimin e moratoriumit dhe ruajtur këto territore,” thotë Dardha. Ai shton se Policia e Shtetit ka ndërhyrë  kur ka pasur sinjalizime, por ajo e ka të  vështirë të kontrollojë territorin malor dhe ujor për shkak të ngarkesave të tjera. Vetë AdZM sipas Dardhës ka tagër vetëm monitorimin dhe nuk mund të bëjë më shumë.

Një shtim i jetës së egër në zonën malore është dokumentuar edhe në pyje të tjera në vend. AdZM Elbasan dhe Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) fiksuan në kamerat kurth në mes të prillit një familje të rrëqebulli të Ballkanit në zonën e Malit të Polisit dhe Gurit të Zi në qarkun e Elbasanit.

Me fat kanë qenë edhe vrojtuesit e zogjve. Një çift i Kalit të Qyqes, që folezon në Vjosë, u rikthye këtë pranverë. Po ashtu për shkak të ndalimit të lëvizjes zogjtë shtegtarë në laguna apo në Divjakë kanë pasur një pranverë të qetë, ndërsa sepcialistët kanë vërejtur numra të shtuar të flamingove rozë, pelikanit kaçurrel dhe një sërë llojesh të tjera.

Etiketa: AdministrataAdministrata e Zonave të MbrojturaAdriatikAdZMAgim DardhaAnila DushiBallkanbregdetDardhëelbasanFamiljeGjuetia e paligjshmelagunëMjedisitMoratoriumiPoliciaPolicia e ShtetitPPNEAPYJeShkodërshqipShqipëriThethVelipojëZona e mbrojtur
Tjetri
Dieta qeveritare për vetingun shkakton shqetësime për presion mbi procesin

Akti anti-COVID i qeverisë ‘mban peng’ procesin e vetingut

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.