AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat kundërshtojnë projekt-rezolutën e Kuvendit për Komisionerin për të Drejtën e Informimit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkivë: LSA

12 organizata të shoqërisë civile kundërshtuan përmes një deklarate një projekt-rezolutë të Kuvendit për vlerësimin pozitiv të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, duke vënë në dukje se nuk ishin dëgjuar dhe se e drejta për informim në vend ishte përkeqësuar.

Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto: LSA

Nga një numër total prej 786 ankesash, ndaj një morie institucionesh që nuk u ishin përgjigjur kërkesave për informacion në vitin 2019, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, KDI,  doli me vendim vetëm për 13 prej tyre.

Shifrat e publikuara në raportin vjetor të monitorimit për të drejtën e informimit të qendrës Res Publica për vitin që shkoi tregojnë sipas monitoruesve pasivitet të Komisionerit,  “duke u bërë aktivisht alë me autoritetet publike që refuzojnë dhënien e informacioneve pa shkak ligjor”.

Por përtej këtyre shqetësimeve të enjten që shkoi Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projekt-rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, me notë maksimale.

Kjo ka shtyrë 12 organizata të Shoqërisë Civile që veprojnë në fushën e medias, mjedisit dhe të drejtave të njeriut të dalin me një deklaratë në të cilën shprehin shqetësimin se vlerësimi ishte fiktiv ndërsa e drejta për informim dhe transparenca po përkesqësoheshin.

Res Publica, Civil Right Defenders, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit, Nisma Thurje, Këshilli Shqiptar i Medias, BIRN, Qendra Faktoje, Eco Albania, Citizens Channel, Shoqata e Orintologëve Shqiptarë “AOS”, Eco Partners, Grupi ATA dhe gazetarët Artan Rama, Ola Mitre e Lindita Çela, shprehën shqëtësimin se vlerësimi pozitiv për Komisionerit kishte kaluar pa debat dhe se “media, gazetarë, aktivistë dhe organizatat e shoqërisë civile, aktorët më të interesuar dhe më të prekur nga mungesa e transparencës së institucioneve publike”, nuk ishin ftuar të jepnin mendim.

“Ne, aktorët më aktivë në kërkim të transparencës, shprehim shqetësimin tonë për sjelljen e Kuvendit që e trajton rregullisht këtë cështje si të jetë rutinë dhe e dorës së fundit”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë po ashtu vihet në dukje se Komisioni për Cështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, nuk kishte marrë masa për të siguruar pjesëmarrje të shoqerisë civile dhe gazetarëve, që disponojnë fakte dhe analiza studimore lidhur me zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.

“Shprehim zemërim, kur shohim se si deputetët e Kuvendit injorojnë debatin si me publikun e interesuar edhe mes tyre, të cilët e kanë kufizuar misionin e deputetit në funksionin e një Noteri Publik, që certifikon çdo akt që i paraqitet mbi tavolinë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera organizatat thonë se përndryshe nga sa pritej Komisioni mori masa për të penalizuar të vetmin deputet që ngriti shqetësimin lidhur me raportet  e OJF-ve për “regres të transparencës së organeve publike, duke nxjerrë në pah probleme serioze edhe në punën e Komisionerit, ndryshe nga sa raporton kjo zyrë”.

Në deklaratë vihet në dukje se ndër treguesit që dëshmonin problematikë në rritje të punës së Komisionerit ishin numri i shtuar i çështjeve në gjykatë dhe po ashtu edhe një protestë para zyrës së këtij të fundit për mungesë të përgjigjeve.

“Me këtë Deklaratë i bëjmë thirrje Kuvendit dhe faktorit ndërkombëtar, të kthejnë kokën nga zëri alternativ i shoqërisë civile për të vlerësuar çështje të rëndësishme dhe të mos marrin për bazë vetëm burimet vetëvlerësuese të zyrave të shtetit si Komisioneri për të Drejtën e Informimit apo Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, që janë potencialisht të kompromentuara dhe rrjedhin nga procese jo transparente dhe në shkelje të procedurave e parimeve të një shteti demokratik”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: aktivistAleanca për Mbrojtjen e TeatritAOSBIRNCitizens ChanneldeputetEco AlbaniaFaktojegazetarKomisioneriKuvendKuvendiMasaMediaMjedisitnismaNisma ThurjeParaPunëRamaSHshqipshtatorTransparencaVendim
Tjetri
‘Këtu është mesjetë’; COVID-19 shton mjerimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri

‘Këtu është mesjetë’; COVID-19 shton mjerimin e minoritetit maqedonas në Shqipëri

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.