AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fushatë mbledhje fondesh për të vendosur panele diellore në fshatin që përmbytet nga HEC-i i Poçemit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistë mjedisor mbështesin nismën e fushatës ‘Solar në Kutë’. Foto cortezi EcoAlbania

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch, Patagonia dhe EuroNatur kërkojnë të vendosin panele diellore dhe bëjnë të vetëmjaftueshëm në prodhim energjie një prej fshatrave që rrezikon të përmbytet nëse ndërtohet hidrocentrali i Poçemit.

Aktivistë mjedisor mbështesin nismën e fushatës ‘Solar në Kutë’. Foto cortezi EcoAlbania

Në javën e fundit të Majit, organizata EcoAlbania në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare RiverËatch dhe EuroNatur nisën fushatën e mbledhjes së fondeve për të vendosur paneleve diellore në fshatin Kutë, në mënyrë që ky fshat i Mallakastrës të përdorë potencialin e diellit për prodhimin e energjisë, soi një formë proteste për këmbënguljen e qeverisë për të vijuar me ndërtimin e digave që sipas tyre janë shkatërrimtare për ekosistemin e Vjosës.

Fushata e mbledhjes së fondeve, (Link) “Solar në Kutë”,  e njoftuar publikisht më 26 maj ka mbledhur 600 dollarë në 24 orë, ndërsa synon të sigurojë rreth 40 mijë dollarë për të financuar vendosjen e paneleve diellore që do e bënin fshatin Kutë të vetëmjaftueshëm në prodhim dhe përdorim të energjisë elektrike.

Në një njoftim për mediat EcoAlbania bëri me dije se fushata do të jetë e hapur për 1 muaj, ndërsa vuri në dukje se qëllimi i kësaj fushate është shmangia e hidrocentraleve si alternativë për prodhimin e energjisë në Vjosë dhe gjetja e mënyrave të tjera të prodhimit të energjisë.

Fshati Kutë, është një fshat i Mallakastrës, tashmë i njohur për rezistencën e tij kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë, i cili në rast ndërtimi do e përmbyste fshatin, rreth 2500 hektarë tokë, dhe detyronte shpërnguljen e banorëve.

Aktivistët dhe banorët e Kutës kanë ndaluar deri më tani ndërtimin e HEC-it në Poçem përmes protestave dhe një beteje gjyqësore. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë shpalli në maj 2017 të pavlefshëm koncesionin dhe aktet e nxjerra për ndërtimin e HEC. Çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit.

“Ne dëshirojmë ta bëjmë Kutën, një komunitet i cili prodhon vetë energjinë e tij. Për më tepër, ne synojmë të tregojmë se nuk ka nevojë për shkatërrimin e lumit Vjosa, pasi ata mund të prodhojnë energjinë e tyre dhe të krijojnë më shumë të ardhura për komunitetin”, u shpreh Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, në prezantimin e fushatës.

Nismës i janë bashkuar edhe organizata Europiane si  EuroNatur, RiverWatch dhe Patagonia. “Si mundet një vend me diell si Shqipëria, të synojë ende të ndjekë rrugën e vjetër dhe të pistë të shkatërrimit të natyrës për të prodhuar energji, duke injoruar opsionet moderne? Kjo iniciativë diellore jo vetëm i sjell dobi njerëzve në Kutë, në luginën e Vjosës, por është gjithashtu një mesazh i fortë për vendimmarrësit politikë” u shpreh Ulrich Eichelmann, drejtori ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare RiverËatch.   “Çfarë është e mundur në Kutë, është e mundur në të gjithë Shqipërinë, dhe është e mundur në të gjithë Ballkanin”, përfundoi ai.

Duke filluar nga vitit 2002 në Shqipëri janë firmosur gati 190 kontrata koncensionare për ndërtimin e mbi 500 hidrocentraleve. Nga këto leje të dhëna rreth 200 kanë përfunduar së ndërtuari,  43 janë në proces ndërtimi dhe 364 nuk kanë filluar ende të ndërtohen. Ndërkohë megjithëse shpesh është premtuar pezullim punimesh e ndryshim kontratash, leje të reja kanë vijuar të jepen çdo vit.

Një pjesë e mirë e këtyre lejeve kanë sjellë përplasje me banorët lokale dhe në rastet e lumenjve Vjosë dhe Valbonë, edhe protesta ndërkombëtare. Lejet në mjaft raste, janë dhënë pranë ose brenda zonave të mbrojtura, duke cënuar monumente të natyrës dhe kulturës. Ndërkohë dëmet në mjedis prej futjes në tuba të qindra kilometrave përrej e lumenj, janë ende të paqarta.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBanorëEcoAlbaniaEuroNaturfushataGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjyqHECkomunitetLokaleMbledhjeMjaftMjedisOlsi NikaOrganizatat mjedisorePatagoniaprodhimProtestaprotesteRiverwatchshqipShqipëriShqipëriaUlrich EichelmannVjosa
Tjetri
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër dhunës ndaj grave (Foto)

“Im atë më kërkoi ta fal”: Pandemia frenon denoncimin e dhunës në familje

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.