AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Tregtarët ambulantë rikthehen në qoshe rrugësh me frikën e përndjekjes

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ambulant udhëton nga Ndroqi në Tiranë për të shitur pula fshati dhe produkte të tjera. Foto: Nensi Bogdani.

Të goditur rëndë nga izolimi gjatë pandemisë së COVID-19, shitësit ambulantë të Tiranës po përballen njëkohësisht me rënie të kërkesës për produktet e tyre të freskëta dhe me përndjekjen e përditshme nga policia bashkiake.

Kujtim Ferhati, 65 vjeç iu rikthye shitjes së kokoshkave pas 3 muajsh izolimi me shpresën se do të plotësojë pensionin e pamjaftueshëm. Foto: Nensi Bogdani.

Pas tre muajsh izolimi në shtëpi, Kujtim Ferhati doli sërish më 27 maj në një cep të Bulevardit të Ri të Tiranës për të shitur kokoshka mbi një biçikletë të improvizuar, nga e cila shpërndahen tinguj të muzikës popullore.

Ndërsa përpiqet të fitojë ndonjë lek për të plotësuar pensionin, 65-vjeçari e mban gjithmonë një sy hapur në drejtim të rrugës.

“Ja, mundohemi me këtë karrocën të nxjerrim ndonjë të ardhur. Tani po ruhem vazhdimisht se mos vjen ndonjë furgon policie të m’i marrë,” thotë ai me shqetësim, ndërsa mbush një kaush letre me kokoshka për një fëmijë.

Ferhati dhe bashkëshortja e tij i mbijetuan izolimit nga pandemia e koronavirusit të ri me të ardhurat minimale nga pensionet, por ato janë të pamjaftueshme. Ai iu rikthye shitjes së kokoshkave prej tre ditësh, me shqetësimin se mund të dalë i humbur nga aksionet e vazhdueshme të policisë bashkiake.

Qindra tregtarë ambulantë të Tiranës ndajnë të njëjtin hall, ndërsa po përpiqen të rikuperojnë të ardhurat pas izolimit të gjatë nga pandemia e COVID-19. BIRN intervistoi një duzinë tregtarësh ambulantë të fshehur nëpër qoshe rrugësh apo brenda lagjeve, të cilët ankohen për ulje drastike të kërkesës dhe për përndjekje nga policia bashkiake e Tiranës.

Tregtarët ambulantë shënjestrohen prej vitesh nga policia bashkiake e Tiranës, e cila u vendos atyre gjoba të kripura dhe shpeshherë u sekuestron edhe mallin. Gjatë vitit 2017 deri në 6-mujorin e parë të 2018-s, mbi 21 mijë shitës ambulantë u gjobitën për tregti të paligjshme në hapësirat publike të Bashkisë së Tiranës.

Akte të tilla vazhduan edhe pas hapjes së vendit nga pandemia e COVID-19, ndërsa në rrjetet sociale qarkulloi videoja e një gruaje që qante me dënese, pasi policët bashkiakë i konfiskuan karrocën e kokoshkave.

Lumja, 75 vjeç ka sjellë nga Selita disa vazo me lule për t’i shitur në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Njësoj si Ferhati, edhe Lumja, një 70-vjeçare nga Selita e Tiranës ka dalë për herë të parë pas tre muajsh për të shitur lule dhe rrënjë lulesh në një cep rruge të Tiranës. E buzëqeshur dhe me një maskë që duket se e bezdis në të folur, e moshuara nuk e fsheh entuziazmin për daljen nga izolimi.

“Shihi lulet e mia sa te bukura i kam,” thotë Lumja me krenari për bimët që i rrit në oborrin e shtëpisë. “Po i shes pothuajse falas, nga 100 lekë të reja, pasi njerëzit nuk kanë më lekë të blejnë,” shton ajo, e sigurt se një pjesë do t’i kthejë sërish në shtëpi.

E moshuara detyrohet shpeshherë t’i mbajë vetë vazot e luleve nga Selita; një sakrificë që thotë se duhet ta bëjë për hir të familjes, që nuk është në gjendje të mirë ekonomike. Ajo i tha BIRN se merr një pension prej 14 mijë lekësh, që nuk mjafton për medikamentet.

Pak metra më tutje, Faiku*, 67 vjeç, tregton fara luledielli dhe kumbulla. Ai rri pothuajse 4-5 orë në ditë jashtë dhe thotë se fiton vetëm 400 lekë të reja, sa për të blerë bukë dhe ndonjë produkt tjetër bazik për t’u ushqyer.

“Njerëzit nuk po blejnë më, situata është rënduar…çfarë mund të fitoj unë duke shitur kausha farash prej 10 lekësh të reja,” pyet Faiku.

Në mungesë të transportit publik, shitësit ambulantë detyrohen të ecin me orë të tëra në këmbë ose të përdorin biçikletat. Por mundi zor se i shpërblen me fitimet e para pandemisë.

Një 42-vjeçar vjen çdo mëngjes me biçikletë nga Ura e Beshirit në Ndroq për të shitur pula fshati të therura ose pak bidona me mjaltë. Por klientët e tij të zakonshëm nuk e marrin më në telefon për t’i dhënë porosi.

“Më duhet të vij përditë i ngarkuar me biçikletë, pasi nuk ka më furgona dhe ka raste që e çoj mallin mrapsht e duhet ta risjell të nesërmen për ta shitur, pasi shitjet kanë rënë,” thotë burri.

“I kam ulur [pulat] nga 10 mijë në 7 mijë lekë, por ka prapë këtu kanë mbetur, që prej orës 7 të mëngjesit. Duke mos llogaritur që janë të therura, të pastruara e të bëra gati,” thotë tregtari, gjithmonë në vigjilencë për të mbledhur produktet e për të ikur nëse sheh ndonjë gjurmë të policisë bashkiake.

Edhe Enea* vjen çdo mëngjes nga Peza së bashku me të atin për të shitur pula fshati. 15 vjeçari është pjesë e një familjeje prej 7 anëtarësh, që mbahen me paratë që sigurojnë nga shitjet ambulante.

“Unë ndihmoj babin, i cili shet në një zonë tjetër…Jemi 7 veta në familje dhe mbahemi vetëm me të ardhurat që nxjerrim nga shitja e këtyre produkteve. Maksimumi në ditë që unë nxjerr është 20 mijë lekë [të vjetra] jo më shumë,” thotë Enea.

Faiku shet fara për 10 lekë kaushi në një rrugë të Tiranës. Foto: Nensi Bogdani.

Frika është e pranishme te të gjithë tregtarët ambulantë, por Vera kontrollon më shpesh rrugën, nëse dikush po e filmon fshehurazi. E stacionuar në një cep pallati në zonën e Tiranës së Re, gruaja rreth të 35-ave shet vezë të freskëta dhe pak qese me sallatë jeshile.

“Më kanë ardhur disa herë policat e mi kanë marrë qeset…ose ka edhe nga ata që më kanë thënë me përbuzje m’i bëj 10 kokrra vezë,” thotë gruaja, ndërsa shton se nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse t’i falte vezët.

Gruaja thotë se bën çdo ditë 4 orë në këmbë vajtje-ardhje dhe shpeshherë kthehet në shtëpi duarbosh.

“Bëj 4 orë rrugë në këmbë çdo ditë, për më tepër kur vij jam dhe e ngarkuar…por ç’të bëj? Jemi 8 veta në familje për t’u mbajtur, s’kemi të ardhura të tjera përveç prodhimeve të tokës,” shton ajo.

Kujtim Ferhati nuk e ka harruar ende episodin e një viti më parë, kur një furgon i policisë i ndaloi te këmbët dhe pasi e filmuan atë, e kërcënuan se do t’ia sekuestronin karrocën nëse nuk do të largohej nga Bulevardi.

“Unë nga shteti nuk kërkoj asgjë, as lekë, as ndihmë, as 400 mijë lekëshin, vetëm i lutem të na lënë të punojmë këtu disa orë në ditë, mos të na ngacmojnë se nuk po bëjmë asgjë. Po argëtojmë kalamajtë me pak muzikë dhe kokoshka,” përfundoi ai.

*Emrat e disa prej të intervistuarve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë e tyre.

Tezga e një tregtari ambulant, që shet pula fshati të pastruara dhe mjaltë. Foto: Nensi Bogdani.
Një ambulant udhëton nga Ndroqi në Tiranë për të shitur pula fshati dhe produkte të tjera. Foto: Nensi Bogdani.
Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19FamiljeFARANensi BogdanipandemiaPandemia e COVID-19ParapensionetPiSPoliciapolicia bashkiakeRrjetet socialeSHTiranëtregtiuljeURA
Tjetri
Dy të vrarë dhe një i plagosur nga përplasja me armë në Kurbin

Dy të vrarë dhe një i plagosur nga përplasja me armë në Kurbin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.