AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Reforma zgjedhore, shoqëria civile bën thirrje për transparencë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Depueteti, Damian Gjiknuri, duke folur për reporteret / gazetaret, ku njoftoi se ne takimin e Keshillit Politik te Reformes Zgjedhore, pati progres ne tre pika: financimi i partive, kuotat gjinore dhe periudha zgjedhore./r/n/r/nGJIKNURI AFTER MEETING ON ELECTORAL REFORM – MP Damian Gjiknuri, speaks to reporters / journalists, where he announced that at the meeting of the Political Council on Electoral Reform, there was progress in three points: party financing, gender quotas and election period.

Ndërsa partitë politike i afrohen finalizimit të reformës zgjedhore mes debateve dhe kundërshtive, organizatat e shoqërisë civile bëjnë thirrje që ky proces të mos jetë thjeshtë një mekanizëm për përmirësimin e kuadrit ligjor, por mbi të gjitha të shërbejë për rikthimin e besimit qytetar tek demokracia dhe shteti i së drejtës.  

Depueteti, Damian Gjiknuri, duke folur për reporterët / gazetarët, ku njoftoi se ne takimin e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore | Foto: LSA

Pas njohjes me draftet e dorëzuara nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) edhe Koalicioni për Reformë, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) shprehën qëndrimet e tyre publik në lidhje me mangësitë e procesit të reformës zgjedhore dhe sugjerimet e tyre për Këshillin Politik, për sa i përket transparencës dhe rikthimit të besimit qytetar në këtë proces.

KRIIK dhe KShH nga përvoja dhe procesi i vëzhgimeve e monitorimeve të proceseve zgjedhore ndër vite i japin një peshë të konsiderueshme kushteve të tilla si transparenca në financimet e partive politike por edhe një vendimmarrje politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur ndaj aktorëve të tjerë jopolitikë të shoqërisë civile.

“Shqetësues mbetet fakti që ky model i ndjekur prej partive kryesore  po luhatet drejt dështimit për shkak se bisedimet vazhdojnë të mbeten të mbyllura në axhendat individuale të dy partive kryesore, duke kërcënuar dhe atë rezultat dhe kontribut minimal të mundshëm që mund të arrihet”, shkruhet në deklaratën për shtyp që ka publikuar Koalicioni për Reformë, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK).

Pas procesit zgjedhor të njëanshëm të vitit 2019, reforma zgjedhore është vënë tashmë si kusht për arritjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, por prej muajsh partitë politike kryesore të vendit nuk po arrijnë dot përmbylljen e një marrëveshje nëpërmjet të ashtuquajturit Këshillit Politik.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore u ngrit në javën e dytë të Janarit 2020 dhe përbëhet nga përfaqësues  të mazhorancës, të opozitës parlamemtare dhe partive opozitare kryesore jashtë parlamentit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialist për Integrim.

Nga ana tjetër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka bërë thirrje për të shmangur konsultimin formal dhe për të dëgjuar efektivisht mendimin e grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, duke theksuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i vetëm i  partive politike.

“Pjesëmarrja e qytetarëve nëpërmjet konsultimit publik pasqyron nivelin e demokratizimit të një vendi ndërkohë që në të vërtetë u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit”, shkruajnë  ekspertët  e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në zgjedhjet e fundit vendore nuk u përmbush”, vijoi stafi i  Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke vënë theksin mbi nevojën e pashmangshme për ndjekjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR  të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe ato të  Qershorit 2019.

Ngjashëm me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, shqetësimin e axhendave të mbyllura e ndajnë edhe ekspertët nga  KRIIK, të cilët nënvizojnë se funksionimi i plotë i reformës zgjedhore arrihet atëherë kur ajo rikthen besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor, nëpërmjet reformimit të KQZ-së dhe rritjes së transparencës financiare të veprimeve të partive politike.

Në lidhje me transparencën financiare, një tjetër kërkesë e KRIIK është edhe ndërmarrja e një auditi post zgjedhor, i cili do të piketojë akoma më mire rolin e reformës zgjedhore në legjislaturën e re si dhe rritjen e besimit qytetar në transparencë institucionale politike.

“Besimi qytetar tek demokracia dhe institucionet, nuk mund të fitohet falë thirrjeve apo, më keq, falë propagandës boshe, por duke dëshmuar transparencë të plotë financiare të partive politike dhe të çdo aksioni politik si dhe transparencë të plotë të veprimtarisë së institucioneve zgjedhore ” përfundoi KRIIK.

Etiketa: Damian GjiknuridemokraciagazetarKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomitetit Shqiptar të HelsinkitKQZKRIIKKSHHmarrëveshjeMonopolODIHROSBEPartiaPartia DemokratikeReformaReforma zgjedhorereporterSHTransparencaZgjedhjet
Tjetri
Artizanët dhe zanatçinjtë në Durrës të shtypur midis tërmetit dhe COVID-19

Artizanët dhe zanatçinjtë në Durrës të shtypur midis tërmetit dhe COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.