AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Artizanët dhe zanatçinjtë në Durrës të shtypur midis tërmetit dhe COVID-19

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këpucari Kujtim Uruçi në dyqanin e tij në Durrë | Foto : Gëzim Kabashi

Mbijetesa e sipërmarrësve të vegjël në Durrës është vënë në pikëpyetje nga sprovat e njëpasnjëshme që solli tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit të ri.

Këpucari Kujtim Uruçi në dyqanin e tij në Durrë | Foto : Gëzim Kabashi

Kujtim Uruçi punon si këpucar në një dyqan të vogël që ka marrë me qira në një nga rrugicat pranë amfiteatrit të Durrësit.

Siç ndodh me durrsakët në përgjithësi, Timi – siç e thërrasin në lagje, nuk ankohet për problemet që krijoi izolimi nga COVID-19. “Filluam punë, bereqaves, kjo ka rëndësi,” thotë ai, çka mund të përkthehet “fitoj sa për vete”.

Por raftet e sistemuara me këpucë të riparuara dëshmojnë të kundërtën. Klientët nuk vijnë ti marrin, pasi nuk kanë lekë për të paguar.

“Këto rijnë në rafte prej disa muajsh,” thotë ai, ndërsa tregon një palë këpucë që shpreson t’i dalë përsëri pronari.

Një raft tjetër është i mbushur me këpucë burrash dhe grash të riparuara shumë kohë më parë, të cilave Kujtimi u ka vënë shënimin “Këpucët shiten”.

“Nuk kam ç’bëj,” thotë këpucari. “Pas riparimit, klientët kanë hequr dorë prej tyre dhe unë duhet ti shes, sikur të isha shitës te tezgat,” shpjegoi ai.

Kujtimi është një nga zanatçinjtë e vegjël, që u janë rikthyer punëve të përditshme mes shumë vështirësive. Ai numëron më shumë se 10 këpucarë të tjerë në qendër të Durrësit, e që ndodhen në të njëjtën situatë. Vetëm njëri prej tyre bën këpucë të reja, ndërsa të gjithë të tjerët, nuk bëjnë tjetër veçse riparojnë këpucët e përdorura.

E ardhmja e biznesit të vogël në Durrës është vënë përballë dy provave të rënda e të njëpasnjëshme: tërmetit dhe koronavirusit, ndërsa vendimet për të ardhmen ata po i marrin pa ndihmën dhe këshillat e askujt.

Marjeta Hasku me familjen ka ardhur nga Gramshi dhe është vendosur në periferi të qytetit bregdetar. Dyqani i vogël pranë qendrës, ku ajo punon si rrobaqepëse ndodhet në një kryqëzim mjaft të populluar.

Megjithëse ka vetëm disa muaj aty, gruaja e re ndjehet shumë mirë mes banorëve dhe klientëve të rinj.

“Do të më vijë shumë keq, nëse do ta mbyll dyqanin,” thotë Marjeta për BIRN. Unë riparoj kryesisht rroba grash, por në këto dy javë që kam rifilluar kam patur vetëm gjysmën e punës së zakonshme,” shton ajo.

Marjeta e ka marrë ambientin e vogël me qira vetëm 2-3 javë para tërmetit të 26 nëntorit, i cili veç shkatërrimeve, krijoi një pasiguri të madhe mes familjeve durrsake.

Ndërsa më pas, izolimi nga COVID-19 i mbylli për më shumë se dy muaj dyert e bizneseve.

Rrobaqepësja thotë se deri tani nuk ka patur kontrolle nga tatimorët, por gjatë ditëve në vazhdim ajo duhet të vendosë nëse do të shpenzojë për licencën e ushtrimit të profesionit, apo do ta ulë përfundimisht qepenin dhe bashkë me të edhe ëndrrën për të patur një biznes të sajin.

Në dyqanin e kornizave të Mirjan Çelës, në rrugën e Kuminit në Durrës

Në krye të rrugicës së “Kuminit” i ka rihapur dyert e biznesit të tij edhe Mirjan Çela, i cili që prej 20 vjetësh përgatit korniza për tablotë me piktura të madhësive të ndryshme.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ai është larguar nga kati i pare i pallatit ku punoi për dy dekada radhazi.

“Shpenzova jo pak për sistemimin e dyqanit të ri, disa dhjetëra metra më larg,” tha për BIRN profesionisti i kornizave, duke shtuar se sapo e kishte rifilluar punën kur ia behu pandemia.

Biseda ndërpritet pasi një grua e moshuar vjen të tërheqë tablonë, ku shihet portreti i një vajze qëndisur me rruaza shumëngjyrëshe. “E kam punuar këto dy muaj në shtëpi dhe do t’ia dërgoj mbesës në Itali,” shpjegoi ajo duke më lejuar ti bëj foto, por pa emrin e gjyshes punëtore.

Mirjani thotë se në javët e fundit janë të rrallë ata që hyjnë tani në dyqanin e tij.

“Tablotë dhe kornizat që unë përgatis konsiderohen punë qejfi dhe do të kalojë kohë që në sektorin ku punoj të rikthehet normaliteti,” shprehet i trishtuar mesoburri.

Ai shton se tashmë njerëzit janë të kujdesshëm me shpenzimet, “pasi askush nuk na ka siguruar për ecurinë e infektimeve në të ardhmen”.

“Shteti duhet të kujdeset për spitalet dhe për shkollat,” thotë ai, duke më treguar të jatin e moshuar që ndodhet pas banakut, e duke më kujtuar edhe fëmijët në moshë shkollore.

Në një qoshe të rrugës “Taulantia” është rikthyer në vendin e tij të zakonshëm piktori Jonuz Selimi.

“Unë jam skulptor,” saktësoi Selimi, duke më treguar edhe fotot e disa veprave të gdhendura në gur  edhe pse prej më shumë se 10 vitesh qëndron i ulur mes lapsave dhe skicave.

Piktori i Jonuzm Selimi | Foto : Gëzim Kabashi

Jonuzi sot më 1 qershor, ka 70-vjetorin e lindjes, por që nga ora 11.00 ka zënë vend në hijen e një palme, duke pritur të kalojë ndokush që do të qëndrojë si model për një portret me laps ose me tush nga dora e tij.

“Që prej dy javësh kam punuar vetëm dy portrete, por jam paguar vetëm për njërin,” tha Jonuzi, i cili tregon pa u lodhur edhe histori të përditshme, edhe pse çdo ditë vjen në këmbë për një orë e gjysmë nga shtëpia në periferi deri në bregun e detit.

Skicën e dytë falas ia bëra njërit prej djemve refugjatë nga Siria, të cilët kalojnë çdo ditë para meje.

“Kjo ishte një mënyrë për ta ndihmuar, pasi unë nuk kam para,” tha Selimi.  “Do ta ketë kujtim prej meje portretin që ia bëra me laps,” përfundoi ai.

 

 

Etiketa: BanorëBIRNCOVIDCOVID-19DurrësItaliMjaftpandemiaParapasiguriPunërrobaqepëseSHShpresONSiriaspitaletTaulantiaVendimet
Tjetri
Rihapja e vështirë, radhë dhe probleme në kufirin Shqipëri-Kosovë

Rihapja e vështirë, radhë dhe probleme në kufirin Shqipëri-Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.