AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rihapja e vështirë, radhë dhe probleme në kufirin Shqipëri-Kosovë

Bashkim ShalangaBashkim Shala
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë te Shqipërisë në radhë për kontroll mjekësor në Vermicë para se të hyjnë në Kosovë. Foto Bashkim Shala/ BIRN

Vendimi i qeveverisë për të rihapur kufijtë ka sjellë radhë dhe paqartësi në kufi me Kosovën, ndërsa udhëtarët janë përballur me urdhëzime kontradiktore që më pas janë ndryshuar. 

Qytetarë në radhë për kontroll mjekësor në Vermicë para se të hyjnë në Kosovë. Foto Bashkim Shala/ BIRN

Prej mesnatës së të dielës kufiri Shqipëri-Kosovë është rihapur pas dy muaj e gjysëm mbyllje. Por rihapja nuk ka qenë e lehtë ndërsa qoftë policia, qoftë udhëtarët janë përballur me urdhëzime jo të qarta mbi vetëizolimin dhe dizinfektimin.

Paqartësitë dhe një tarifë deri në 22 euro për mjetet që kalonin kufirin drejt Kosovës shkaktuan protestë të shoferëve të mauneve, por disa orë më vonë qeveria e Kosovës hoqi tarifën për dezinfektimin dhe po ashtu sqaroi se udhëtarët nga Shqipëria nuk kishin detyrim vetëizolimin, duke normalizuar situatën.

Reagimet ndërkohë risollën në skenë përplasjen e muajve të fundit mes qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë dhe debatet në distancë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, në një Twitter në të cilin mburrej për hapjen e shpejtë të kufijve të vendit ironizoi masat e marra nga Kosova si “bllokim të çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim”. Por burime pranë qeverisë së Kosovës thanë se masat ishin marrë më herët dhe ishin bazuar në këshillat e OBSH-së, ndërsa fajësuan ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë që nuk kishte njoftuar qytetarët për rregullat e udhëtimit.

Nga të dhënat në dogana ka pasur qarkullim nga të dy kahet.  “Nga ora 24:00 e natës duke u gdhirë e hënë deri në oren 12:00 të kësaj dite kanë hyrë në Shqipëri 1304 shetas të Kosovës dhe 327 shtetas të Shqipërisë, pra në total 1630 persona me 900 automjete. Ndërsa nga Shqipëria për në Kosovë kanë kaluar  900 persona me 400 automjete”, tha për “BIRN” operatori i policisë kufitare në Morin Elez Doçi.

Ndërkohë që radhët e krijuara fillimisht u normalizuan me vendimin e dytë të qeverisë së Kosovës që hoqi detyrimin për të paguar një tarifë dizinfektimi që shkonte nga 17-22 euro në varësi të peshës së makinës.

Drejtues të policisë kufitare pranuan se kishte paqartësi dhe se palët ishin takuar për të dakordësuar mënyrën se si do të veprohej. “Jemi takuar me homologët nga Kosova duke parë situatën në terren. Departamenti i Kufirit në policinë e shtetit të Kosovës do të informojë qeverinë e këtij vendi për të bërë ndërhyrjet e nevojshme”, tha për “BIRN” drejtori i Kufirit dhe Migracionit për rajonin e Kukësit Zija Sula.

Tarifa që ishte edhe problemi kryesorë i ditës u kundërshtuar prej transportuesve të mallrave që fillimisht refuzuan ta paguajn. “Ne grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria jemi të detyruar të protestojmë lidhur me ngarkesën financiare që na bëhet për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, Vermicë (nga ana e Kosovës), që është çmim prej 22. Euro për 1 maune për një kalim”, thuhej në një deklaratë të transportuesve që kishin lajmëruar edhe protestë.

Pak orë pas saj Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi se tarifa ishte shfuqizuar. Megjithatë autoritetet pranuan se situata do dojë kohë për tu kthyer në normalitet.

Nga ana e Shqipërisë udhëtarët nuk kanë pasur proboleme dhe e vetmja shtesë në procedurë ka qenë matja e temperaturës. Por ngjashmërisht me Kosovën edhe Shqipëria është duke u përgatitur të vendosë tunele dizinfektimi në kufi. Një projektligj i propozuar nga deputeti Edmond Stojku kërkon që masat të përfshihen në ligjin “për parandalimin e epidemive” dhe parashikon se kostot do të paguhen prej udhëtarëve apo transportueseve.

Etiketa: Albin KurtiBIRNbllokimdetyrimEdi RamaEuroKosovaKosovëKryeministri Edi RamaKufiMinistria e BrendshmeMjekmjekëMorinOBSHParaPoliciaProjektligjQeveriaRamaShofershqipShqipëriShqipëriaTwitterVendimi
Tjetri
Parahistoria e lëvizjes së fundit të Angela Merkel

Parahistoria e lëvizjes së fundit të Angela Merkel

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.