AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët kundër vaksinave të COVID-19 dhe 5G-së protestojnë në Tiranë

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mesditën e së martës qytetarë të Tiranës marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundra vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19 (2) – Copy

Dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të teorive konspirative marshuan të martën në Tiranë kundër vaksinës së koronaviursit të ri COVID-19, të cilët e cilësuan si një mjet të elitave për të kontrolluar popullsinë.  

Mesditën e së martës qytetarë të Tiranës marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundra vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19 (2)

Një grup protestuesish parakaluan mesditën e së martës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke hedhur parulla kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19,  vaksinë që sipas tyre është duke u përgatitur dhe ka si qëllim injektimin e disa mikroçipave kontrollues në trupat e popullatës.

“Kjo është një skemë ndërkombëtare në interes të pak familjeve në botë, të cilët dëshirojnë të ulin numrin e popullsisë në botë për ta kontrolluar më mirë dhe për të mikroçipuar popullsinë, nëpërmjet një vaksine me nanothërmija dhe nëpërmjet sistemit 5G – që duan të na fusin në trup nëpërmjet kësaj vaksinës”,  u shpreh Alfred Cako,  botues librash konspirativë dhe njëkohësisht njëri prej organizatorëve të protestës.

Cako theksoi se ka ardhur koha që të protestojmë “për lirinë tonë”. Ai e prezantoi parakalimin përgjatë bulevardit si një simbol të lirisë dhe rezistencë kundra skllavërimit të popullsisë.

Një nga teoritë konspirative që lidhet me koronvirusin e ri, pretendon se pandemia është një mbulesë për një plan për të implantuar mikrocipet që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates është pas këtij plani.

Ndërkohë teknologjia 5G fajësohet për përhapjen e shpejtë të COVID-19. Ata që e avancojnë këtë teori konspirative besojnë se kjo frekuencë degradon sistemin imunitar dhe se rreziqet po mbulohen nga forca të fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.

Një tjetër protestuesve ,Ylli Kurti i tha BIRN  se ka ardhur momenti që t’i çonin një mesazh – si mazhorancës ashtu edhe opozitës, që të bëhen të ndjeshëm në lidhje me çështjen e vaksinimit.

“Ky uragan i protestuesve do përhapet rrugëve të Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për një çështje të jetëve tona, të familjeve, prindërve dhe fëmijëve tanë,” tha Kurti.

Sipas tij ka një plan ‘ogurzi’ i cili do të detyrojë shtetet dhe pushtetarët që të vaksinojnë me detyrim njerëzit në masë.

“Nëse ka njerëz që duan ta bëjnë me dëshirë atëherë në rregull, por ideja është mos të bëhet me detyrim,” shtoi Kurti.

Hasime Dukaj, një tjetër qytetare prezente në protestë, i tha BIRN se ajo ka dalë për të mbrojtur të ardhmen e të rinjve, shëndeti i të cilëve sipas saj po dëmtohet nga vaksinimi kundër COVID-19.

Qytetarët me pankarta në protestën e së martës kundra vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

“Unë jam një gjyshe që mendoj se të rinjtë shqiptarë duhet t’i ruajmë që të jenë sa më të shëndetshëm dhe mos të lindin autikë. Po shoh që me kalimin e viteve po lindin gjithmonë e më shumë fëmijë autikë. Thuhet se kjo vjen nga vaksinat”, u shpreh Hasimja.

” Dhe një nga vaksinat më të rrezikshme është kjo kundër COVID-19, që na mbylli brenda dhe na falimentoi. Prandaj kemi dalë të protestojmë për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve tanë”, shtoi ajo.

Me 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë për përhapjen e koronavirusit të ri SARS-CoV-2. Deri me 2 qershor nga sëmundja e COVID-19 janë prekur gati 6.2 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ky koronavirus ka shkaktuar 376 mijë viktima.

Ndërkohë në Shqipëri, që nga shpërthimi i epidemisë me 8 mars, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 ka prekur 1164 persona, nga të cilët 33 kanë humbur jetën, 891 janë shëruar dhe 240 raste janë aktive

Si pasojë e vdekshmërisë së lartë nga COVID-19 dhe numrit të të prekurve, shumica e vendeve kanë marrë masa drastike izolomi dhe distancimi social për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të sheshuar kurbën epidemisë.

Masat e distancimit social dhe mbyllja e kufijve e kanë çuar ekonominë botërore në recesion dhe kanë iniciuar një garë ndërkombëtare për zbulimin dhe testimin e një vaksine kundër COVID-19. Por kërkimet e shkencëtarëve janë shoqëruar me fuqizimin e teorive konspirative në rrjete sociale dhe media, si dhe të lëvizjes kundër vaksinimit.

Edhe pse ekspertët e shëndetësisë i konsiderojnë vaksinat si një nga arritjet më mëdha shkencore të shekullit të 20-të,jo të gjithë bien dakord dhe në vitet e fundit ka marrë formë një lëvizje kundër vaksinimit.

Kjo lëvizje është fuqizuar nga masat shtrënguese kundër COVID-19 dhe një numër teorish konsiprative janë përhapur në lidhje me një vaksinë të mundshme edhe pse ato nuk kanw asnjw bazw shkencore apo faktike.

“Ka një shkallë të lartë disinformimi në media në lidhje me vaksinën e COVID-19,” tha Viola Keta, kryeredaktore e shërbimit të verifikimit të fakteve, Faktoje.al.

“Mediat kombëtare e ndërkombëtare kanë folur për gjetjen e një vaksine, ndërkohë që ballafaqimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë tregojnë se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se nuk ekziston akoma asnjë vaksinë kundër COVID-19,” shtoi ajo.

Qytetarët me pankarta në protestën e së martës kundra vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

E pyetur nga BIRN në lidhje me pretendimet dhe shqetësimet e protestuesve për vaksinimin e detyruar kundra COVID-19, doktoreshë Silvia Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, i hodhi ato poshtë  si “marrëzi” dhe deklarata me një dozë të theksuar mungese serioziteti.

“Absolutisht jo! Nuk ka asgjë të vërtetë,” tha Bino. “ Unë e kam deklaruar dhe për mediat një muaj më parë, se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan vaksinimi, pasi akoma nuk është gjetur një vaksinë kundër virusit, e jo më të kemi bërë plane,” përfundoi ajo,

Etiketa: 5GaktivistAktivistëBill GatesBIRNCOVIDCOVID-19Dëshmorët e KombitdetyrimFaktojekoronavirusMASMasaMediaMicrosoftNensi Bogdanipandemiarecesionrrjete socialeSARS-CoV-2SHshqipShqipëriteori konspirativeTiranëvaksinvaksinëviktimaViola Keta
Tjetri
‘Ata nuk ishin tre’: Si u rrëzuan akuzat për krim të organizuar ndaj grupit “Bajri”

'Ata nuk ishin tre’: Si u rrëzuan akuzat për krim të organizuar ndaj grupit “Bajri”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.