AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Paqartësitë rreth hapjes së kufijve penalizojnë qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës

Bashkim ShalangaBashkim Shala
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare qe udhëtuan drejt Kosoves, u mbllokuan në kufi dhe u kthyen pas të martën. Foto:Bashkim Shala

Dhjetra persona që tentuan të shkonin në Kosovë u bllokuan sërish në Morinë pasi nuk kishin test të COVID-19 dhe nuk mund të deklaronin vend vetëizolimi. Ndërsa qytetarët reaguan duke lajmëruar protesta, ndërsa thanë se kufiri “de facto” ishte i mbyllur.

Qytetarë që udhëtuan drejt Kosovës, u bllokuan në kufi dhe u kthyen pas të martën, në pikën e kalimit kufitar në Morinë.  Foto:Bashkim Shala. 

Dhjetra qytetarë që udhëtuan drejt Kosovës mëngjesin ë të martës u bllokuan sërish në kufi pasi nuk mund të dëshmonin se kishin kryer test për COVID-19 në 4 ditët e fundit dhe se nuk pranonin të deklaronin që do të vetëizoloheshin pasi të mërrnin në Kosovë.

Hapja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës të hënën është shoqëruar me paqartësi mbi mënyrën se si palët po procedojnë dhe masat e marra nga autoritetet kufitare. Një ditë më parë pas një bllokimi të ngjashëm, autoritetet në Kosovë lejuan kalimin e udhëtarëve ditorë duke mos kërkuar që të plotësojnë kushtet për të pasur test apo për tu izoluar, por mëngjesin e të martës pas një urdhëri nga Departamenti i Kufirit të Kosovës masat u rivunë në zbatim duke ndaluar lëvizjen.

Qeveria e Shqipërisë ka hapur kufirin në mënyrë të njëanshme me të gjithë vendet fqinje, por përveç Malit të Zi, kalimi nuk është i dyanshëm në asnjë pikë tjetër doganore. Sipas Policisë së Shtetit, Maqedonia e Veriut dhe Italia lejojnë kalimin vetëm pas një procedure të caktuar dhe kanë ende në fuqi masat kundër epidemisë për udhëtarët. Drejt Greqisë po ashtu udhëtohet me kufizive dhe shumica e atyre që dalin janë të punësuarit sezonalë që preken prej një marrëveshje dypalëshe.

Nga ana e saj Kosova lejon kalimin e vetëm atyre personave që kanë kryer test të COVID-19 në katër ditët e fundit gjë që duke marrë parasysh numrin e testeve të kryera nuk është e mundur për shumicën dërrmuese, ose të atyre që vetëdeklarojnë se do të qëndrojnë të izoluar për 7 ditë në Kosovë. Kjo masë e dytë nuk u zbatua një ditë më parë për disa udhëtarë që deklaruan se do të ktheheshin brenda ditës, por u rivu në fuqi mëngjesin e të martës.

Sipas atyre që ishin nisur drejt Prishtinës apo Prizrenit dhe u bllokuan në Morinë këto masa “de  facto” nuk e lejojnë udhëtimin. “Kam udhëtuar nga Tirana. Thanë që u hap kufiri. Do  shkoja  për një ngushëllim në Viti pasi ka ndodhur një vdekje më parë”, thotë Veli Domi me origjinë nga Kukesi, por me banim në Tiranë, ndërsa shpjegoi se për vizitën e tij 1 ditore nuk mund të plotësonte asnjë nga kushtet.

Qytetarë të tjerë që nuk ishin informuar qartësisht mbi mënyrën si po procedohej kërkuan që qeveritë të merreshin vesh dhe njerëzit të informoheshin. “Kam një kompani në Kosovë. Më thanë që u hap kufiri dhe jam nisur për të filluar veprimtarinë. Kjo është skandaloze”, tha një qytetar nga Tirana.

Dhjetra qytetarë kërkuan të mbyllej edhe krahu tjetër i kufirit, ndërsa tentuan të bllokonin rrugën, por nuk u lejuan nga policia.

Një natë më parë i ftuar në “5 pyetje nga Bababramo”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se vendi nuk kishte më karantinë për ata që hynin nga jashtë, por la të kuptohej se qytetarët duhej të kishin test të COVID-19 dhe se duhej të deklaronin vendin e qëndrimit. Punonjësit e policisë në dy anët e kufirit thanë se ata ndiqnin urdhërat dhe se nuk ishin të qartë për vendimmarrjen e qeverive.

Etiketa: Albin KurtiCOVIDCOVID-19ItaliaKosovaKosovëKufiMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjeMASMasaMorinPoliciaProtestaPunëQeveriashqipTiranavdekje
Tjetri
Ndryshohet sërish drejtuesi i Kadastrës në Vlorë

Ndryshohet sërish drejtuesi i Kadastrës në Vlorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.