AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti i Kosovës konfirmon qeverinë e re të Avdullah Hotit

Arta SopiTaulant OsmaniXhorxhina BamingaArta Sopi,Taulant Osmanidhe1 të tjerë
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avdullah Hoti. Foto: Facebook/Avdullah Hoti.

Katër muaj pasi deputetët votuan për qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, i njëjti parlament ka votuar për një qeveri të re nën drejtimin e Avdullah Hotit.

Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës. Foto: Facebook/Avdullah Hoti.

Parlamenti i Kosovës të mërkurën konfirmoi qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, partia e vogël në qeverinë e fundit që inicioi mocionin e mosbesimit në mars dhe e rrëzoi atë.

Deputetët votuan për qeverinë e re saktësisht katër muaj pasi votuan qeverinë e drejtuar nga Vetëvendosja të Albin Kurti më 3 shkurt.

Me vetëm 86 deputetë të pranishëm në parlamentin e përbërë nga 120 vende, 61 deputetë votuan pro kabinetit të ri, 1 abstenoi dhe 24 votuan kundër.

Seanca u zhvillua nga nënkryetari i dytë i parlamentit, Kujtim Shala, nga LDK-ja. Nënkryetarja e parë, nga Vetëvendosja, Arberie Nagavci, nuk pranoi të drejtonte seancën.

Qeveria e re është një koalicion midis LDK-së, e cila ka 28 deputetë, Nisma Socialdemokrate, NISMA, me katër deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, me 13 deputetë dhe Lista Serbe me dhjetë deputetë.

Nëntë përfaqësues të komuniteteve të tjera votuan gjithashtu pro qeverisë së re.

Vetëm 86 deputetë ishin të pranishëm në sallë sepse deputetët nga Vetëvendosja, partia më e madhe në parlament, nuk morën pjesë.

Kreu i grupit parlamentar të partisë, Rexhep Selimi, i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, e hodhi poshtë qeverinë e re si një “sipërmarrje të paligjshme”.

Një grup i vogël qytetarësh dolën në rrugët e Prishtinës për të protestuar kundër mbajtjes së një seance parlamentare për të votuar në një qeveri të re. Policia ndërhyri kur disa protestues u përpoqën të hynin në ndërtesën e qeverisë.

“Hajdutët në burg!”, “Duam zgjedhje” dhe “Albin, kudo që të jesh ti, e gjithë Kosova është atje me ty!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Vetëvendosja kishte thënë që nuk do të organizonte një protestë publike dhe as nuk do t’i ndalonte qytetarët ta bënin këtë.

Flutura Zymi, një nga protestuesit, tha për mediat se qeveria e re e Hotit nuk ishte “një premtim, por një manipulim, një vjedhje votash. Kjo është vjedhje votash.”

Qeveria e re mori detyrën pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se presidenti Hashim Thaçi nuk veproi në mënyrë antikushtetuese duke i dhënë një mandat Hotit për të formuar një administratë të re pa mbajtur zgjedhje të reja.

Megjithatë, qeveria e re u përball me kritika nga disa anëtarë të partive që formuan koalicionin e ri përpara votimit.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e kundërshtoi publikisht mocionin e mosbesimit që rrëzoi qeverinë e Kurtit dhe gjithashtu kundërshtoi qeverinë e re të udhëhequr nga Hoti.

Të martën ajo tha për BIRN se “një qeveri e përkohshme me një mandat prej gjashtë deri në nëntë muaj, e drejtuar nga një figurë unifikuese dhe ministra teknikë” do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin, në mënyrë që qeveria e re të mos ketë nevojë të varet nga Lista Serbe.

Në mënyrë të ngjashme, një tjetër nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për BIRN të martën se “po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj”.

Por kryetari i partisë së tyre nuk u pajtua. Isa Mustafa, kreu i LDK-së, këmbënguli të martën se qeveria e re e udhëhequr nga Hoti nuk ishte “një qeveri e përkohshme, por një qeveri me një mandat të plotë, duke marrë përsipër detyrat që parashikon kushtetuta”.

Haxhi Shala, një deputet nga NISMA, tha për mediat se nuk ishte i sigurt nëse ai do të votonte për qeverinë e re edhe para se të zhvillohej votimi të mërkurën.

Ndërkohë qeveria e re tha se planifikonte të riniste dialogun e ngecur të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë duke koordinuar aktivitetin e saj me presidentin.

Ish-kryeministri Kurti kishte kërkuar që dialogun ta udhëhiqte qeveria, duke u përpjekur të përjashtojë presidentin nga tryeza e bisedimeve.

Presidenti Thaçi deri më tani ka udhëhequr bisedimet së bashku me homologun e tij serb, presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kurti e akuzoi Thaçin se po nxitonte të arrinte një marrëveshje për marrëdhëniet me Vuçiçin në Uashington.

I pyetur nga BIRN nëse do të ishte i gatshëm të shkonte në Uashington me Thaçin për të negociuar me Serbinë, Hoti të martën tha vetëm se ai “nuk do të hezitojë të marr përsipër përgjegjësinë për vendin, përfshirë procesin e dialogut, dhe të krijojë kohezionin e nevojshëm institucional për këtë proces”

Mustafa tha për BIRN të martën se ai “nuk do të pajtohet që dialogu të vazhdojë të udhëhiqet nga presidenti” , edhe pse ai pranoi gjithashtu se një vendim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese kishte vendosur se “qeveria e drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin “, e cila tha ai do të ishte mënyra se si do të procedonte qeveria e re.

Etiketa: AAKAlbin KurtiAvdullah HotiBEBIRNBurgdeputetFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatësGjykatës KushtetueseHashim ThaçiHotiIsa MustafaKosovaKosovëkushtetueseLDKmanipulimmarrëveshjenismaParaparlamentPartiaPoliciaprotestuesQeveriaRexhep SelimiSeancaSHVendimvjedhjevjedhje votashVjosaVjosa OsmaniVotimivuçiçzgjedhje
Tjetri
OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri

OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.