AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vjosa Osmani kundërshton akuzat e presidentit për familjen e saj

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vjosa Osmani, presidente në detyrë e Kosovës

Kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani dhe aleatët e saj kanë dënuar akuzat e përsëritura nga presidenti Thaçi, se babai i saj dikur ka punuar për policinë serbe, duke i cilësuar ato si shpifje.

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Foto: Facebook/Vjosa Osmani.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar e zemëruar ndaj pretendimeve se familja e saj dikur ka punuar për policinë serbe, kur vendi ishte nën sundimin jugosllav, pasi presidenti Hashim Thaçi i përsëriti këto pretendime të martën.

“Sonte, gjarpri u përpoq të kafshonte nderin e familjes time”, shkroi Osmani në Facebook, duke iu referuar Thaçit me nofkën me të cilën ai njihej gjatë luftës, “Gjarpri”.

Mesa duket, duke vazhduar akuzat se babai i saj, Raif Osmani, dikur ka punuar për policinë serbe, Thaçi tha për televizionin Klan Kosova se ai, ndryshe nga kjo gjë, e kishte luftuar gjithnjë regjimin serb. “Nëse dikush nga familja Osmani i shërbeu Serbisë në atë kohë, unë i luftova ata”, tha Thaçi.

Presidenti tha se nëse do të ishte në vend të Osmanit, do të fillonte “të djersinte” dhe kërcënoi: “Do rë flas akoma më shumë, nëse ajo vazhdon të shpifë.”

Thaçi po i referohej akuzave të Osmanit se Thaçi kishte bërë një “marrëveshje të fshehtë” me Serbinë për një shkëmbim territori si një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis Beogradit dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Më 7 qershor, disa media publikuan një foto të dy policëve serbë, duke pretenduar se njëri prej tyre ishte Raif Osmani.

Por Osmani u përgjigj duke pretenduar se babai i saj e kishte njohur udhëheqësin e ndjerë politik Ibrahim Rugova si “komandantin suprem” të Kosovës, për të cilën ajo tha se shpjegonte arsyen pse Thaçi “po e deklaron familjen time tradhtare, njësoj siç po deklaronte Rugovën tradhtar në komunikatat e tij nga vitet 1990 e tutje”.

Thaçi dhe liderët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, u përplasën në fund të viteve 1990 me “babanë pacifist të pavarësisë së Kosovës” për mbrojtjen e tij të rezistencës jo të dhunshme ndaj sundimit serb. “T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si udhëheqës, sipas Thaçit, është si t’i shërbesh Serbisë,” shkroi Osmani të martën.

Osmani këmbënguli se babai i saj, në të vërtetë, ishte një nga viktimat e para të regjimit serb nën drejtimin e Sllobodan Millosheviçit në fund të viteve 1980.

Në një postim në Facebook të dielën, ajo ha se babai i saj kishte humbur vendin e tij të punës më 15 mars 1989 sepse ishte “ndër shqiptarët e parë që u pushuan me dhunë nga regjimi serb, pikërisht për faktin se ai besonte dhe fliste publikisht për Kosovën republikë”.

Ajo tha se babai i saj më pas ishte bërë pjesë e të ashtuquajturit sistem paralel i qeverisë në Kosovë, që mbështeste Rugovën si lider, për  të cilin Osmani tha se ishte “burgosur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore në burgjet serbe”.

Kryetarja e parlamentit ka marrë mbështetje të fortë nga partia më e madhe e opozitës Vetëvendosja, LVV, qeveria e së cilës u rrëzua në mars nga një mocion mosbesimi, i iniciuar si për ironi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, e Osmanit.

Vetëvendosja e konsideron qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja si aleate e presidentit Thaçi. Megjithatë, Osmani ishte kundër qeverisë së re, duke nxitur formimin në vend të saj të një qeverie të përkohshme teknike.

Ish zv/kryeministri nga Vetëvendosja, Haki Abazi, duke iu referuar investigimit të fundit të BIRN për lobimin në favor të shkëmbimeve territore me Serbinë, shkroi në Facebook të martën se Osmani ishte sulmuar sepse “grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani penguan ratifikimin e marrëveshjes për shkëmbim territorial me Serbinë ”.

Pas intervistës së Thaçit të martën, Osmani akuzoi partinë e saj se kishte bërë një gabim të madh kur ajo ndihmoi në zgjedhjen e Thaçit si president në vitin 2016, kur LDK-ja ishte në një qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës, PDK.

“Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit”, shkroi Osmani duke i bërë thirrje LDK-së “të kërkojë falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e qon vendin tonë drejt humnerës”.

Haxhi Avdyli, një tjetër deputet i LDK-së, tha se ishte dakord me Osmanin. “Hashim Thaçi, një president i zgjedhur gjithashtu me votat e LDK-së, mbetet dhurata më e pafat dhe e dëmshme që i kemi dhënë vendit”, shkroi Avdyli në Facebook.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dënoi akuzat e bëra kundër familjes Osmani përmes Facebookut të dielën. Ai tha se nëse dikush kishte një argument kundër saj ose familjes së saj, ata “duhet t’i kishin thënë këto para se Vjosa të zgjidhej kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se ata nuk kanë pasur dhe nuk kanë asgjë”, shkroi ai.

Etiketa: avdyliBIRNdeputetFacebookHashim ThaçiIbrahim RugovaIsa MustafaKlanKlan KosovaKosovaKosovëLDKmarrëveshjembështetjeMediaMillosheviçParaPartiaPDKpresidentPunëQeveriaSHShpifjeSllobodan MillosheviçVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Bomba e vendosur në arushin prej pelushi në Libi lidhet me eksportin e armëve nga Serbia

Bomba e vendosur në arushin prej pelushi në Libi lidhet me eksportin e armëve nga Serbia

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.