AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtarja e Apelit, Elona Toro përballet me pyetje për pasurinë

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) gjatë seancës së KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elona Toro (Stavri) u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të babait të saj dhe të një huadhënësi –të cilët shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti prej 135 mijë eurosh. 

Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) gjatë seancës së KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro Stavri u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kryesisht me pyetje mbi burimin e ligjshëm të pasurive të një huadhënësi dhe babait të saj.

Trupa që ndoqi çështjen e gjyqtares Toro u drejtua nga Firdes Shuli, me anëtare Etleda Çiftja dhe relatore Pamela Qirko. Në seancë nuk u vunë në dukje probleme në kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Gjatë seancës Toro dha shpjegime të gjata mbi mundësitë e babait të saj për të krijuar të ardhurat që më pas i ishin dhënë asaj, ndërsa po ashtu pretendoi se huadhënësi i cili më herët kishte kredituar babanë, kishte pasur burim të ardhurash. Ajo tha se vlerësonte hetimin e thellë të KPK-së dhe se priste të konfirmohej në detyrë.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Problemet me huatë dhe dhurimet

Gjatë seancës, relatorja Qirko vuri në dukje se probleme ishin gjetur për një prej pasurive në emër të gjyqtares. Qirko tha se për një apartament 112 metra në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet Toro kishte paguar 135 mijë euro, prej të cilave 45 mijë ishin marrë hua nga një person që u përmend në seancë si A.Lleshi, 5.4 milionë lekë nga shitja e një apartamenti në pronësi të babait dhe të vetë Toros, rreth 8 mijë euro nga llogaritë e babait si dhurim dhe një pjesë nga kredia bankare.

Sipas relatores, subjektit i ishte kërkuar të vërtetonte burimin e ligjshëm të huadhënësit si person i tretë dhe se nga përgjigjet kishte rezultuar që pasuria e tij vinte prej pronave të familjes. Por relatorja tha se huadhënësi nuk i kishte pasur vetë këto prona, por ishin të të atit.

KPK vuri në dukje se ai nuk kishte pasur tagra juridikë të vepronte në emër të babait dhe se nuk ishte e qartë se si i kishte krijuar të ardhurat.

Toro tha në shpjegime se huadhënësi kishte qenë djalë i vetëm i familjes dhe se fakti që të ardhurat menaxhoheshin në llogari dy emërore mes tij dhe babait tregonin që ai kishte pasur të bënte me menaxhimin e tyre. Ajo vuri në dukje edhe moshën e babait të huadhënësit si arsye që ky i fundit kishte bërë menaxhimin. Ajo tha se kishte një deklaratë noteriale nga nëna dhe motra e huadhënësit që pranonin këtë fakt, ndërsa tha se familja e tyre jetonte kryesisht mbi të ardhurat prej pronave të marra si trashëgimi të dhëna me qira apo të shitura.

Megjithatë, Toro pranoi se për qiratë me kontrata një vjeçare të huadhënësit nuk kishte mundur të gjente dokumente, ndërsa në përgjigje të pyetjeve tha se ai kishte një biznes ambulant si gazetashitës e librashitës.

Relatorja tha se ishte gjetur si problem edhe mungesa e burimit të ligjshëm për të ardhurat e babait për një shumë prej rreth 8 mijë eurosh, të cilat kishin shërbyer për pagesën e këstit të parë për apartamentin. Komisioni vuri në dukje se kjo shumë nuk ishte deklaruar si burim krijimi në deklaratën veting.

Toro vuri në dukje se sipas llogarive që ajo kishte bërë, të ardhurat e babait vetëm për vitet 2005 e në vijim kishin qenë të mjaftueshme për krijimin e shumës në fjalë, ndërsa theksoi se për vitet e tjera, mungesa e dokumeneteve të pagimit të sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat binte mbi punëdhënësin.

Ajo po ashtu theksoi se nga dy qiramarrës që i ati kishte pasur për apartamentin, njëri kishte paguar tatimin përkatës, ndërsa tjetri jo. Ajo theksoi se në të dy rastet, detyrimi kishte qenë i qiramarrësve dhe jo i qiradhënësit.

Gjyqtarja pranoi se shuma nuk ishte deklaruar më vete si burim krijimi në deklaratën veting, por tha se ajo ishte deklaruar e tillë në deklarimin vjetor dhe se edhe mandatat e tërhequra prej bankës tregonin përse ishte përdorur. Ajo tha se kjo mund të ishte një pasaktësi, por nuk kishte qëllim fshehjen, pasi kjo shumë ishte deklaruar më herët me detaje.

Ndërkohë, sa i përket kalimit te ajo i të gjithë shumës prej 5.8 milionë lekësh me të cilën ishte shitur një apartament në pronësi të babait dhe vetë gjyqtares, kjo e fundit tha se kishte qenë vullneti i të atit dhe se nuk kishte një kontratë formale për shkak të marrëdhënies së veçantë.

Në fund të seancës, kryesuesja Shuli pyeti nëse për gjysmën e parave që i takonin babait në këtë transaksion ishin paguar tatim mbi të ardhurat. Toro tha se nuk kishte pasur pagesë të tillë përveç asaj mbi shitjen që ishte paguar mbi totalin mbi 5.8 milionë.

Pasaktësitë dhe denoncimet

Gjatë relatimit, Qirko vuri në dukje disa pasaktësi në deklarimet vjetore të gjyqtares. Ajo tha se huaja prej 45 mijë eurosh ishte deklaruar në vitin 2009 edhe pse ishte marrë me këste dhe jo e gjitha në të njëjtën kohë.

Qirko po ashtu vuri në dukje se në llogaritë bankare të gjyqtares kishte pasaktësi në deklarimet vjetore dhe njëkohësisht disa dhurime nga gjyshërit për të cilat ishte kërkuar justifikimi i burimit të personave të lidhur.

Gjyqtarja u mbrojt duke vënë në dukje se deklarimet e llogarive ishin bërë sipas vërtetimeve nga bankat dhe se nuk ishin ndarë në to interesat vjetore e të ngjashme, por tha se ato ishin të ardhura në banka dhe nuk kishte asnjë qëllim për fshehjen e tyre.

Relatoja përmendi mungesën e burimeve sipas analizës financiare për disa vite, por nuk vuri në dukje shumën që mungonte. Toro në fjalën e saj tha se në vitin 2011 mungonin sipas analizës së Komisionit rreth 340 mijë lekë, por tha se kjo vinte për shkak të llogaritjes së më shumë shpenzimeve dhe theksoi se fëmijët e saj në këtë kohë kishin qenë në kopësht publik dhe për muaj të tërë kishin jetuar me qyshërit, duke këmbëngulur se shpenzimet kishin qenë minimale.

Në kriterin e profesionalizmit relatorja vuri në dukje disa ankesa në ish Këshillin e Lartë të Drejtësisë mbi Toron, ndërsa tha se për dy prej ankesave kishte pasur tërheqje vëmendje për zvarritje të gjyqit. Ajo tha se ndaj Toros ishin bërë 25 denoncime dhe se për një pjesë të tyre që kishin të bënin me elementë procedurialë të gjyqit i ishte kërkuar shpjegim gjyqtares.

Toro vetë u ndal në denoncimet duke shpjeguar se të paktën në një rast tërheqja e vëmendjes nga KLD kishte qenë e padrejtë. Ajo tha se pretendoimi për vonesë zbardhje vendimi lidhej me pushimet zyrtare dhe se në fakt vendimi ishte zbardhur brenda afatit nëse konsideroheshin ditët e punës.

Për disa nga denoncimet e tjera Toro tha se vendimet e dhëna ishin konfirmuar në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, ndërsa shpjegoi se procedura e njoftimit të palëve që ishte kontestuar në disa raste nuk ishte gjetur në shkelje në gjykatat më të larta. Ajo viuri në dukje se shpallja publike ishte bërë në të gjitha rastet, ndërsa sqaroi se në raste të ndryshme ishte bërë njoftimi edhe përmes policisë dhe forma të tjera përfshi faqen e gjykatës.

Në fund, Toro iu përgjigj disa pyetjeve mbi shpjegimet e dhëna në kriterin e pasurisë, ndërsa tha se besonte që kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret dhe priste të konfirmohej. Seanca e njoftimit të vendimit u caktua më 17 qershor në orën 9.30.

Etiketa: AnalizëApelBankatElona ToroEtleda ÇiftjaEuroFerdinando BuatierFirdes ShuliGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqtarehuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediapaktPamela QirkopasuriapronaPunëSeancaSHTiranëVendimetVendimiVetingVëzhguesitZbardhje
Tjetri
Gjyqtarja Irena Gjoka e ‘përmbysi’ analizën financiare të KPK-së

Ankimohet vendimi i konfirmimit për gjyqtaren Irena Gjoka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.